
Divat e zjarrta të Kosovës
Skena është gati që mbretëreshat drag të Prishtinës të ballafaqohen.
|27.08.2024
|
Diva po shfrytëzon njohuritë, famën dhe lidhjet e tij, për ta ndërtuar “Queen's Corner”, një sallon ondulimi në zemër të qytetit — na vjen RuPaul, mbretëresha jonë s’ka kohë për të konkurruar në garën tënde!

Fotografia nga arkivi i Divës.
Me numrin e madh të ndjekësve në Instagram dhe talentin legjendar, Diva s’ka nevojë për prezantim. Ai sfidon pritshmëritë si aktivist, performues dhe grimer, duke zënë vendin e tij në komunitetin e Prishtinës me besim të palëkundur. Për mendimin tim, ai mund ta fitojë pa u munduar fort garën e “RuPaul’s Drag”, por në vend të kësaj, ka ndjekur ëndrrën e tij për t’u bërë një artist grimi. Diva po shfrytëzon njohuritë, famën dhe lidhjet e tij, për ta ndërtuar “Queen’s Corner”, një sallon ondulimi në zemër të qytetit — na vjen keq RuPaul, mbretëresha jonë s’ka kohë për të konkurruar në garën tënde!
Diva nisi duke performuar në Kosovë dhe shumë shpejt preku skenën ndërkombëtare. Ai arriti një moment të rëndësishëm historik, kur u shfaq në videoklipin “Pussypower”, një këngë e yllit gjerman të popit, Katja Krasevice. Sot, të shohësh mbretërimin e tyre është kënaqësi absolute.

Fotografia nga arkivi i Adelina Rose.
Adelina Rose, për dallim, asnjëherë s’e kishte ndërmend të lëshonte rrënjë në Prishtinë. Pavarësisht rezervave fillestare, çka supozohej të ishte thjesht një qëndrim i shkurtër për ta xhiruar një film të shkurtër, “Bini”, në Kosovë, u shndërrua në vite të përjetimit të qytetit si një mbretëreshë drag komike, aktore dhe performuese e talentuar. Në Prishtinë Adelina Rose u takua me mbretëreshën tonë të nderuar të të gjitha mbretëreshave, Adelina Ismailin — këngëtaren e shquar kosovare të viteve të ’90-a, e cila i shtyu kufijtë e temave në muzikën pop — e cila u bë nënë-mbretëreshë e Adelina Rose.
Kur Mx. Rose i vendosi vajzat e saj për adoptim, Diva e shfrytëzoi rastin pa hezituar dhe i mori nën mbikëqyrjen e tij — një veprim i ngjashëm me blerjen e sekreteve të rivalit tuaj.

“The Bitch” e Adelina Rose pasqyron kreativitetin e saj. Fotografia nga arkivi i Adelina Rose.
Shtëpitë shërbejnë si ekipe garimi brenda botës drag dhe mund të shërbejnë si rrjete alternative mbështetëse për të rinjtë queer, që ndihen të tëhuajsuar në familjet e tyre biologjike dhe të izoluar nga shoqëria. Kështu, drag nënat mund të shërbejnë si udhërrëfyese dhe udhëheqëse, duke ofruar udhëzime, mbështetje dhe ndjenjën e përkatësisë për vajzat e tyre të adoptuara.
Kur Mx. Rose i vendosi vajzat e saj për adoptim, Diva e shfrytëzoi rastin pa hezituar dhe i mori nën mbikëqyrjen e tij — një veprim i ngjashëm me blerjen e sekreteve të rivalit tuaj. Edhe vetëm ky rast mund të kishte shërbyer si bazë për një episod të “Pose” me shije Prishtine.
Natyrisht, drama nuk e ndal Mx. Rose. Përtej të gjithave, Mx. Rose skandalizuan audiencën me triumfin e tyre të fundit muzikor, “The Bitch”. Kjo këngë e zjarrtë dhe tekanjoze mishëron këmbënguljen kreative të Mx. Rose, duke sjellë thashetheme të thella që e bëjnë audiencën të hamendësojë në pafundësi për rrëfimet që do të shpalosen në shfaqje. Kjo këngë përcjell rrëfimin e Mx. Rose tek i thuhet se është tejet e shtrenjtë për të performuar, se mund ta zëvendësojnë me performuese të reja dhe më të lira, krejt kjo për ta inkurajuar atë tutje nga Ismaili, për ta djegur shfaqjen, që t’ua dëshmojë atyre pse është “the bitch“.
Po qarkullojnë thashetheme se Mx. Rose është gati t'i këpus rruazat e qafës dhe t'i hedhë në skenë, për ta penguar rivalen e saj, po që se Diva realizon lëvizjet e kërcimit si “hedhja e vdekjes” (death drops) apo sparkatën (splits), për një avantazh.

Duggi Nokaj
Duggi Nokaj ka studiuar për një vit në shkollën e gazetarisë “Faik Konica”. Mban diplomë Bachelor në Administrim Biznesi, që përqendrohet në kontabilitet, nga Florida Atlantic University. Atij i pëlqen të udhëtojë, të lexojë dhe të kalojë kohë me familjen dhe shoqërinë.
Ky artikull fillimisht është shkruar në anglisht.