A jeni të dhënë pas detajeve dhe ju pëlqen të punoni si pjesë e një ekipi dinamik e bashkëpunues?
K2.0 po kërkon një Menaxher/e të Financave dhe Administratës me orar të plotë për t’iu bashkuar organizatës sonë.
Personi që do të punësohet do të punojë ngushtë me drejtoren dhe menaxherët/et e departamenteve në K2.0 për të siguruar që të gjitha procedurat financiare dhe administrative të jenë efektive, transparente dhe në përputhje me rregulloret. Do të bashkëpunoni gjithashtu me pjesën tjetër të stafit për t’i mbështetur proceset e përditshme organizative dhe përputhshmërinë me politikat e K2.0 dhe kërkesat e donatorëve.
Po kërkojmë një koleg/e të përgjegjshëm/me dhe proaktiv/e, që e gjen veten në zgjidhjen e problemeve dhe punën me efikasitet. Nëse je ti ai ose ajo, apliko!
Pozita: Menaxher/e i Financave dhe Administratës
Orari: 40 orë në javë (orar i plotë)
Vendndodhja: Prishtinë
Afati i aplikimit: E diel, 28 shtator 2025
Data e fillimit: Nëntor 2025