A kanë fjalët rëndësi për ju? A ju pëlqen gjuha? A jeni të rrjedhshëm në shqip dhe në anglisht? A dini ta përçoni kuptimin e tekstit pa ia humbur saktësinë dhe origjinalitetin?
Nëse po, dhe dëshironi të punoni si përkthyes/e në ambientin dinamik të njërës prej organizatave mediale më të respektuara në rajon, atëherë na kontaktoni!
Pozita: Përkthyes/e shqip – anglisht – shqip
Orari: 20 orë në javë
Vendi: Prishtinë
Afati i fundit për aplikim: E mërkurë, 6 maj 2020 (23:59)
Fillimi i punës: 20 maj 2020
Përgjegjësitë:
- Pjesëmarrja në takimet e redaksisë të Kosovo 2.0 kur është e nevojshme, përkitazi me udhëzimet dhe pritshmëritë;
- Përkthimi i përmbajtjeve për revistën onllajn nga anglishtja në shqip dhe nga shqipja në anglisht, duke përfshirë tekstet dhe përmbajtjet për prodhimet multimediale;
- Përkthimi i materialeve të tjera që dërgohen nga stafi i K2.0 dhe për qëllime të K2.0;
- Koordinimi i punës me stafin e redaksisë dhe menaxhimi i punës cilësore brenda afateve kohore.
Kandidati/ja ideal/e:
- U kushton rëndësi detajeve dhe e kupton nevojën për ta përçuar saktë kuptimin;
- Është serioz/e dhe efikas/e në kryerjen e punës së ngjeshur;
- Është i/e organizuar, i/e motivuar, njëherazi ka aftësi për të prioritizuar dhe për t’i kryer punët sipas afateve;
- Ka interesim në temat e mbuluara nga K2.0;
- Ka pasion për të kontribuar në rritjen e organizatës;
- Është profesional/e gjatë gjithë kohës kur e përfaqëson K2.0.
Aftësitë dhe përvoja :
- Diplomë bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze apo në ndonjë drejtim të ngjashëm;
- Preferohet të ketë së paku një vjet përvojë pune të ngjashme;
- Përvojë pune të saktë dhe efikase në një ambient dinamik;
- Gjuhët: rrjedhshmëria në të folur dhe në të shkruar në shqip/anglisht është thelbësore.
Për të aplikuar klikoni këtu deri të mërkurën, më 6 maj 2020, dhe përfshini të dhënat në vijim:
- CV-në;
- Letrën e motivimit;
- Emrat dhe kontaktet e dy personave të cilët K2.0 mund t’i kontaktojë për referencë.
Të gjithë kandidatët do të kontaktohen.K
Pershendetje, Nese keni ndonje vend te lire pune si perkthyes te gjuhes angleze dhe italiane une mund t’ju ofroj online pasi ndodhem ne shqiperi. faleminderit per respektin!
Përshëndetje Dorina, Momentalisht nuk kemi pozitë të hapur për përkthyes/e. Ju lutemi të ndiqni faqen tonë në rrjetet sociale. Ne publikojmë sa herë kemi ndonjë pozitë të hapur. Faleminderit për interesimin!
Pershendetje, Uroj te jeni mire. Deshiroja te angazhohesha me perkthime nga anglisht ne shqip, nuk e di nese jeni te interesuar per perkthyes part-time. Nese eshte edhe ne interesin tuaj, ju lutem me kontaktoni ne adresen e emailit. Faleminderit!