A je i/e pasionuar pas gjuhës? A i zotëron plotësisht boshnjakishten/kroatishten/serbishten dhe anglishten? A je përkthyes/e i/e kujdesshëm/me që mund ta përçojë domethënien e përmbajtjes në tema e zhanre të ndryshme të të shkruarit?
Nëse po, apliko tani për t’iu bashkuar ekipit tonë, në një mjedis të shpejtë pune në një prej organizatave mediale më të respektuara në rajon.
Pozita: Përkthyes/e nga gjuha angleze në boshnjakisht/kroatisht/serbisht
Orari: 40 orë në javë
Vendndodhja: Prishtinë ose nga distanca
Afati i aplikimit: E diel, 22 tetor 2023 (23:59)
Fillimi i punës: Nëntor 2023
Përgjegjësitë përfshijnë:
- Përkthen përmbajtje për publikimet tona online nga gjuha angleze në B/K/S dhe nga B/K/S në gjuhën angleze, përfshirë tekste dhe përmbajtje për prodhim multimedial dhe medie sociale;
- Koordinimin e punës me ekipin redaktorial dhe menaxhimin e ngarkesës së punës, duke respektuar afatet, si dhe duke ruajtur nivel të lartë cilësie;
- Merr pjesë në takimet redaktoriale të K2.0 kur është e nevojshme, në përputhje me udhëzimet dhe pritshmëritë.
Kandidati/ja ideal/e për këtë pozitë duhet:
- T’u kushtojë vëmendje detajeve;
- Të jetë i/e besueshëm/me dhe efikas/e gjatë menaxhimit të ngarkesës së punës;
- Të jetë i/e organizuar dhe të ketë vullnet, si dhe të jetë në gjendje t’i prioritizojë detyrat dhe t’i përmbushë ato në afat të caktuar;
- Të ketë interesim përtemat që K2.0 shtjellon;
- Të jetë i/e pasionuar për të kontribuuar në rritje të organizatës;
- Të jetë shumë profesional/e në çdo kohë kur përfaqëson K2.0.
Aftësitë/përvoja e kërkuar:
- Të paktën një vit përvojë në përkthim;
- Zotërimi i shkëlqyeshëm i B/K/S dhe e gjuhës angleze është thelbësor.
Për të aplikuar ju lutemi klikoni butonin më poshtë, deri më 22 tetor 2023. Në aplikim përfshini edhe:
- C.V.;
- Letër Motivimi;
- Emri dhe të dhënat e kontaktit të dy personave, prej të cilëve K2.0 mund të kërkojë referencë.