A të duket që media flet për gjërat që ty nuk të interesojnë? Që temat dhe zërat e brezit tënd shpesh injorohen?
Kosovo 2.0 po kërkon të rinj dhe të reja 18–25 vjeç që duan ta ndryshojnë këtë. Në veçanti, inkurajojmë të rinjtë dhe të rejat, që jetojnë jashtë Prishtinës të ndajnë zërin e tyre me ne.
Na trego:
Cilat tema po mungojnë në media? Cilët zëra nuk po dëgjohen? Çfarë do të doje të shihje më shumë?
👉 Plotëso këtë pyetësor të shkurtër:
🔗 https://forms.gle/aTRQLpuQ5zE8ttXz8
Pas mbledhjes së përgjigjeve tuaja, K2.0 do të organizojë një trajnim për rrëfimtari, ilustrim dhe video për t’i adresuar këto tema. Në pyetësor mund të tregoni nëse dëshironi të jeni pjesë e këtij trajnimi.
Nga të gjithë ju që jeni të interesuar të merrni pjesë në trajnim, do të përzgjedhim 10 të rinj/e që do të marrin pjesë në një trajnim. Gjatë dhe pas trajnimit, do të punoni në grupe kreative, nën mentorimin e redaksisë së K2.0, për të krijuar storie që do të publikohen në Kosovo 2.0, me pagesë.
Nëse të pëlqen të shkruash, të vizatosh ose të krijosh video — kjo është mundësia jote për të treguar historitë që ende nuk janë treguar.
Afati për plotësimin e pyetësorit: 25 maj 2025.