S`fundmi | Të Drejtat e Minoriteteve

Raca dhe Evropa përmes përvojës kosovare

Nga - 13.12.2019

Ideja e epërsisë racore bazohet në konstruktin social të racës dhe në idenë se disa njerëz janë superiorë ndaj të tjerëve. Vitin e kaluar ka pasur raste të racizmit të hapur në ndeshje të futbollit në Bullgari, Çeki dhe Itali. Kjo na tregon se megjithëse Bashkimi Evropian ka themeluar institucione kundër racizmit, vendet e saj anëtare në njëfarë mënyre ende kanë diskurs racist.

Përvojat e racizmit ndryshojnë nëpër botë. Në shumicën e shoqërive heterogjene, si për shembull në Mbretërinë e Bashkuar ose në Francë, grupet e pakicave shpesh diskriminohen në mënyrë institucionale. Personat me prejardhje të ndryshme e kanë më të vështirë shkollimin, gjetjen e vendeve të punës, dhe gjithashtu veçohen nga policia përmes profilizimit etnik.

Ekzistojnë komunitete në Kosovë (p.sh komunitetet romë, ashkali dhe egjiptianë) që diskriminohen në këtë mënyrë. Vuajnë nga racizmi i institucionalizuar, padrejtësia mjedisore dhe diskriminimi shoqëror. Shumë pjesëtarë të këtyre komuniteteve ende jetojnë të izoluar; madje një nga “lagjet e romëve” ndodhet prapa një termocentrali të thëngjillit. Komunitetet romë, ashkali dhe egjiptianë ende përballen me diskriminim nga shumica e shoqërisë kosovare.

Prandaj K2.0 po organizon diskutim mbi racën, për t’i qartësuar këto çështje brenda shoqërisë sonë dhe për të kuptuar më shumë bashkërisht rreth këtij fenomeni mbarëbotëror. Para diskutimit do të shfaqim filmin “The Feeling of Being Watched”. 

Ju ftojmë të na bashkoheni më 16 dhjetor 2019, në Hub 2.0. Filmi do të shfaqet në orën 16:00, ndërsa diskutimi fillon në 17:30.

Për ta nisur diskutimin, kemi ftuar:

  1.       Darlene Grant – Udhëheqëse e Peace Corps Kosovo
  2.       Genc Broqi – Punon në Roma Versitas Kosovo

Diskutimi do të moderohet nga Bronwyn Jones – Redaktore në K2.0.K

*Do të ketë përkthim në gjuhën angleze dhe rome. 

Shfaqja e filmit mundësohet me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë, kurse diskutimi implementohet përmes ndihmës financiare nga Prince Claus Fund.

  • PËR AUTORIN/EN    
  • Ky artikull fillimisht është shkruar në anglisht.

KOMENTO