
Çka pasoi pas deklaratave të Snežana Paunović për “spastrimin etnik?”
Polemikat u shuan. Pyetja për përgjegjësinë politike mbeti.
Deklarata të tilla mund ta thellojnë mosbesimin mes komuniteteve dhe ta vështirësojnë jetën e përditshme të njerëzve që këta politikanë serbë pretendojnë se i përfaqësojnë.
Në vend që të fliste për ndikimin e deklaratave të saj fillestare, Paunović u përqendrua që t’i mbronte ato, duke kritikuar ata që i dënuan dhe duke e paraqitur veten si objekt të sulmeve politike dhe mediatike.
Përfshirja e saj në listën zgjedhore tregon se polemikat nuk i kanë dhënë fund karrierës së saj politike.
Ku fillon përgjegjësia politike dhe çfarë pasojash, nëse ka, sjell kur tejkalohet ajo vijë?

Laura Szymczak
Laura Szymczak është studente polake e nivelit master në gjeoslavistikë, me interes akademik për shoqëritë sllave, pakicat kombëtare, të drejtat e njeriut dhe integrimin evropian. Në punën e saj të mëparshme akademike është marrë me pakicat polake dhe çeke në Moldavi, punë që ka rezultuar në një ekspozitë universitare dhe një seri podkastesh. Ka marrë pjesë gjithashtu në konferenca akademike për studimet sllave dhe tema që lidhen me Bashkimin Evropian. Aktualisht është duke mbajtur praktikë përmes programit Erasmus+ në Youth Initiative for Human Rights (YIHR) në Beograd, ku merret me çështje të të drejtave të njeriut dhe zhvillimet politike në Serbi dhe Kosovë.
SHËNIMPikëpamjet e shkrimtarit/es nuk pasqyrojnë domosdo ato të Kosovo 2.0.