
Nga pritja me shpresë te lotët pas vendimit në Hagë_photostory
Nga nata ne shesh te vendimi i mengjesit: si u prit vendimi i Hages?

Nga pritja me shpresë te lotët pas vendimit në Hagë_photostory
Nga nata ne shesh te vendimi i mengjesit: si u prit vendimi i Hages?
Qindra qytetarë u mblodhën sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për ta pritur shpalljen e aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Mobilizimi i ditëve të fundit ishte përqendruar rreth platformës “Liria ka Emër”, e cila në fund të gushtit vendosi edhe “Orën e Pritjes” në Prishtinë dhe në komuna të tjera të Kosovës, për ta numëruar kohën deri në orën 10:00 të 16 shtatorit.

Sot, sheshet e kryeqytetin ishin të mbushur me flamuj me llogon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovëse flamuj kombëtarë, mes pritjes, shpresës dhe ankthit.
Shumë prej të pranishmëve kishin qenë aty që nga nata e mbrëmshme, kur qytetarët kishin nisur të mblidheshin në shesh, para një ekrani të madh ku do të lexohej vendimi. Tubime të ngjashme u organizuan edhe në qytete të tjera të Kosovës dhe në diasporë, veçanërisht në Hagë, ku ndodhen zyret e DHSK dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Në ora 10:00 filloi seanca. Në fillim, fytyrat ishin të buzëqeshura. Sa herë që gjykatësi lexonte pjesë të aktgjykimit që turma i interpretonte si pozitive për të akuzuarit, dëgjoheshin duartrokitje e brohoritje “UÇK, UÇK”.

Një prej atyre momenteve ishte kur trupi gjykues njoftoi se të katërt ishin shpallur të pafajshëm për gjashtë pikat e akuzës për krime kundër njerëzimit. Sipas gjykatës, Prokuroria nuk kishte arritur të dëshmonte përtej dyshimit të arsyeshëm se ishte kryer një sulm i përhapur ose sistematik kundër një popullate civile. Ata u liruan edhe për një numër incidentesh të veçanta të cilësuara si krime lufte.
Por disponimi ndryshoi shpejt kur gjykatësi nisi ta lexonte pjesën e aktgjykimit për katër pikat e krimeve të luftës për të cilat u shpallën fajtorë: arrestim dhe ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme. Ata u liruan për një numër incidentesh të veçanta të cilësuara si krime lufte.
Pak prej tyre e prisnin numrin e viteve për të reaguar, reaguan sapo dëgjuan fjalën “të fajshëm”. Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet dhe Selimi me 13 vjet. Në dënim do t’u llogaritet edhe koha që kanë kaluar në paraburgim.
Derisa aktgjykimi u prezantua “në emër të popullit të Kosovës” dhe po lexohej, shumë shpejt në rrjete sociale nisi të qarkullonte kundërshtimi: “Jo në emrin tim”. Ndërsa në shesh, brohoritjet nisën të shoqëroheshin me të shara.
Për mbarëvajtjen e sigurisë dhe që mos të eskalonte situata, të pranishëm ishin një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës (PK), të cilët kishin vendosur kordon sigurie, si parandalim të ndonjë përshkallëzimi që mund ta nxiste masën e qytetarëve.

Mes qytetarëve që kishin ardhur në Prishtinë nga qytete të tjera ishte Sevdie Sadiku, 56-vjeçare nga Vushtrria.
“Kisha një ndjenjë jo të mirë që në mëngjes, edhe pse nuk e kam prit as mendu këtë çka ndodhi. UÇK neve na ka mbrojtë”, tha ajo, duke shprehur një ndjenjë të përbashkët me shumë prej të pranshmëve.
Vetëm rreth 12 orë më herët, Sadiku ishte në të njëjtin shesh me një pritje krejt tjetër.
Mbështjellur me flamurin kombëtar, kishte ardhur me shpresën se sot do të festonte. Tash, në të njëjtin vend, po qante – një pamje që mund të shihej në sytë e shumë qytetarëve.

Në shesh ndodheshin edhe Ahmet e Minire Mehmeti, 68 dhe 65-vjeçare.
Kishin udhëtuar enkas nga Berna e Zvicrës për të qenë në Prishtinë në ditën e shpalljes së aktgjykimit. Ndërsa një natë më parë, ishin të pranishëm edhe rreth zjarreve të ndezura nga organizatorët në pritje të shpalljes së vendimit.
“Nëse ekziston një e drejtë botërore, ata janë të pafajshëm”, kishte thënë Ahmeti.
Çifti kishte marrë pjesë edhe në marshin e 12 shtatorit, kur platforma “Liria ka Emër” e organizoi në Prishtinë në përkrahje të udhëheqësve të UÇK.
“Lotët na kanë dalë, nga gëzimi dhe frika”, kishte thënë Minirja atë natë.
Një ditë më vonë, emocionet e tyre ishin krejt ndryshe.
“Jemi duke qajt. Të zhgënjyer. Marre me thanë ‘në emër të popullit të Kosovës’”, tha Ahmeti pas shpalljes së aktgjykimit.

Mes pakënaqësisë e zhgënjimit, dalëngadalë, masa nisi të largohej nga sheshi “Skënderbeu”. Por jo të gjithë po shkonin në shtëpi.
Një pjesë e turmës u nis në drejtim të Katedraljes ”Shën Nënë Tereza” dhe më pas vazhdoi drejt ish-objektit të EULEX, te ish-Farmedi, ku disa protestues mendonin se ende ndodheshin zyrat e misionit evropian.
Situata u tensionua për pak çaste, kur protestuesit morën vesh se zyrat e EULEX ndodheshin në zonën industriale, në drejtim të Fushë Kosovës. Ata u nisën në këmbë drejt tyre.
Para hyrjes së EULEX, në shenjë revolte, protestuesit filluan të përdorinin gjuhë fyese ndaj misionit evropian, ndërsa në tri raste hodhën edhe gjësende në drejtim të derës kryesore të objektit.
Turma e njerëzve pas shpalljes së dënimit u shpërndanë në disa pjesë të qytetit. Në orët e pasditës një grup qytetarësh u kthyen para objektit të qeverisë dhe gjuajtën me gurë në drejtim të tyre, duke thyer disa xhama. Ndërsa, rruga magjistrale Prishtinë-Fushë Kosovë u bllokua për shkak të vendndodhjes së zyrave të EULEX në atë zonë.

Para hyrjes së EULEX, në shenjë revolte, protestuesit filluan të përdorinin gjuhë fyese ndaj misionit evropian, ndërsa në tri raste hodhën edhe gjësende në drejtim të derës kryesore të objektit.
Turma e njerëzve pas shpalljes së dënimit u shpërndanë në disa pjesë të qytetit. Në orët e pasditës një grup qytetarësh u kthyen para objektit të qeverisë dhe gjuajtën me gurë në drejtim të tyre, duke thyer disa xhama. Ndërsa, rruga magjistrale Prishtinë-Fushë Kosovë u bllokua për shkak të vendndodhjes së zyrave të EULEX në atë zonë.

Uran Haxha
