
Pa një vend në çerdhen publike
Mes mungesës së vendeve dhe kërkesës së lartë, shumë fëmijë mbeten pa qasje në çerdhet publike.
Nga 339 vendet gjithsej, 200 – mbi 50 përqind – ishin për fëmijët nga një deri në dy vjeç.
Në një hulumtim të K2.0 për vitin shkollor 2019–2020, të dhënat e mbledhura nga 32 komuna tregonin se mbi 985 fëmijë u refuzuan nga institucionet publike parashkollore si rezultat i kapaciteteve të kufizuara. Ndërkaq, vetëm në tetë institucionet publike të Prishtinës ishin refuzuar 372 kërkesa. Në anën tjetër në pyetjen e K2.0 se a kanë nevojë për kapacitete shtesë, nga 23 komunat që u përgjigjën, asnjëra nuk kishte vende të mjaftueshme, ndërsa së bashku, ato vlerësonin se u duheshin të paktën edhe 84 institucione publike parashkollore.
Pesë vjet më vonë, problemi vazhdon të jetë i dukshëm në nivel vendi. Sipas të dhënave të MASHTI për vitin 2023–2024, të analizuara nga K2.0, vetëm 8.9% e 107,710 fëmijëve nën moshën pesë vjeçare ishin të përfshirë në edukimin parashkollor. Në gjithë Kosovën ekzistonin vetëm 62 çerdhe publike, ndërsa në nëntë qytete ato mungonin plotësisht. Krahas tyre, funksiononin rreth 177 institucione private të edukimit parashkollor. Kjo ka bërë që çështja e çerdheve publike të zë vend të rëndësishëm gjatë fushatave zgjedhore dhe të jetë ndër premtimet kryesore elektorale.
Për familjet që nuk arrijnë t’i regjistrojnë fëmijët në çerdhet publike një nga alternativat mbetet çerdhja private; të tjera mbështeten te gjyshërit, të afërmit ose forma të tjera të kujdesit.

Dafina Halili
Dafina Halili është gazetare e lartë në K2.0, e cila mbulon kryesisht çështje të drejtësisë sociale dhe të drejtave të njeriut. Dafina ka kryer studimet master në drejtimin e diversitetit dhe mediave në Universitetin e Westminster në Londër, Mbretëria e Bashkuar.
Ky artikull fillimisht është shkruar në shqip.




