
“U mbyll Times Square për me festu shqiptarët”
|17.02.2026
|

Largimi im nga Kosova ndodhi si pasojë e përndjekjes politike. Kam qenë pjesë e organizatës së Jusuf Gërvallës, Lëvizjes Nacionalçlirimtare për Republikën e Shqiptarëve në Jugosllavi, që synonte bashkimin e trojeve shqiptare në një republikë të vetme. Organizimi i protestave në Klinë, si nxënës i gjimnazit “Luigj Gurakuqi”, ishte arsyeja pse u arrestova në vitin 1982, vetëm 16 vjeç.
Edhe pse u lirova, ajo periudhë ishte e rëndë për shkak të vetmisë së madhe – njerëzit kishin frikë të flisnin me mua, shokët më shmangeshin, e ndërronin edhe rrugën për mos me të folë, sepse represioni ishte i madh.
Prandaj, në kushte të tilla duhej të largohesha.
Gjithmonë kam besuar se Kosova një ditë do të bëhej e pavarur, por nuk e dija nëse atë ditë do ta shijonim ne apo brezat e ardhshëm.

Nga Kosova për në Zvicër jam larguar në vitin 1995, bashkë më të fejuarin tim. Në atë kohë nuk ishte një vendim që merrej vetëm nga dëshira, por nga rrethanat që i përjetuam të gjithë në vitet para luftës, presioni politik nga okupimi serb, pamundësia për të jetuar të lirë, për të studiuar, për të qenë të pavarur si gra e si individë. Ëndrra ime ishte të vazhdoja studimet dhe ta ndërtoja një jetë më të sigurt. Zvicra, si vend demokratik, na ofroi atë mundësi që në Kosovë atëherë nuk e kishim.
Që nga ardhja në Zvicër jetoj në të njëjtin vend, afër Lozanës, në kantonin Vaud. Diaspora për mua nuk ka qenë vetëm vend pune e jetese, por edhe një mënyrë për ta ruajtur lidhjen me
Edhe pse nuk ishim fizikisht në Kosovë, ndiheshim pjesë të asaj dite.

Jam larguar nga Kosova në vitin 1996, kur isha 4 vjeç. Sot jetoj në Vevey, në Zvicër, dhe praktikisht jam pjesë e diasporës që prej rreth 30 vitesh.
U larguam disa vite para luftës së vitit 1999, në një kontekst tensionesh të mëdha, si në Prishtinë, ashtu edhe në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë ku u rrita. Ishte një gjendje e përgjithshme frike dhe represioni. Për më shumë se dhjetë vjet nuk u largova fare nga Zvicra, sepse statusi ynë si refugjatë nuk na lejonte të udhëtonim dhe nuk kishim dokumente zyrtare. Kështu, hera e parë që u ktheva në Kosovë ishte vetëm kur isha adoleshent. M’u desh të përballesha me realitetin përballë asaj që më kishin treguar prindërit për
Mbaj mend që u frikësova shumë, sepse krejt çka kisha ndërtuar në Zvicër – shkollën, shokët, futbollin, nuk isha gati t’i lija prapa.

Jam larguar nga Kosova në vitin 1989, kur isha dy vjeç. Jetoj në Zvicër dhe jam pjesë e diasporës shqiptare që kur u larguam nga Kosova, sepse babai im u pushua nga puna. Kur isha fëmijë, prindërit e mi ruanin lidhjet me familjen në Kosovë aq sa mundnin: përmes telefonit, përmes kasetave VHS që dërgoheshin nga Zvicra në Kosovë dhe anasjelltas. Pas luftës, komunikimi ishte pak më i lehtë, sepse ishim të lirë të ktheheshim në vend për pushime verore. Unë dhe vëllezërit e mi u rritëm, u bëmë adoleshentë dhe filluam të ndërtojmë marrëdhënie më të afërta me kushërinjtë tanë. Në atë kohë, shkruanim emaile mes vete. Kur isha në të 20-tat e mia, përktheja nga shqipja në frëngjisht për një
Unë kisha diçka që shumica e gazetarëve tjerë [të huaj] nuk e kishin: ndjeja që i përkisja atij vendi.
![Nga Kosova u largova në vjeshtën e vitit 1992, me bindjen se po shkoja në Gjermani vetëm për një kohë të shkurtër. Sot jetoj në qytetin Wuppertal të Gjermanisë, ndërkaq ajo që mendohej të ishte një qëndrim i përkohshëm, u bë një jetë e tërë në diasporë.<br />
Largimi im nuk ishte një vendim i menjëhershëm. Gjithçka kishte filluar në fund të viteve të ’80-a, kur presioni i regjimit serb në Kosovë u rrit çdo ditë. Pas protestave të vitit 1989 [kundër suprimimit të autonomisë nga Serbia], ndërhyrja e okupatorit ishte kudo – në fabrika, shkolla, spitale, polici. Një mëngjes, shkova në punë si zakonisht, por te dera e fabrikës ku punoja, në Janjevë të komunës së Lipjanit, na](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fadmin.kosovotwopointzero.com%2Fwp-content%2Fuploads%2F2026%2F02%2F3.jpg&w=1920&q=80)
Nga Kosova u largova në vjeshtën e vitit 1992, me bindjen se po shkoja në Gjermani vetëm për një kohë të shkurtër. Sot jetoj në qytetin Wuppertal të Gjermanisë, ndërkaq ajo që mendohej të ishte një qëndrim i përkohshëm, u bë një jetë e tërë në diasporë.
Largimi im nuk ishte një vendim i menjëhershëm. Gjithçka kishte filluar në fund të viteve të ’80-a, kur presioni i regjimit serb në Kosovë u rrit çdo ditë. Pas protestave të vitit 1989 [kundër suprimimit të autonomisë nga Serbia], ndërhyrja e okupatorit ishte kudo – në fabrika, shkolla, spitale, polici. Një mëngjes, shkova në punë si zakonisht, por te dera e fabrikës ku punoja, në Janjevë të komunës së Lipjanit, na
Edhe sot, pas gjithë këtyre viteve, ëndrrat më kthejnë gjithmonë atje.

Prindërit e mi u larguan nga Kosova për shkak të situatës më të gjerë socio-politike dhe ekonomike që po zhvillohej në atë kohë (në fillim deri në mesin e viteve të ‘90-a). Nuk mund të gjeje punë dhe as ta bëje një jetë normale. Ata sapo ishin bërë prindër në atë periudhë, ndaj shqetësoheshin gjithnjë e më shumë për situatën humanitare në Kosovë dhe për mënyrën se si kjo do të ndikonte te dy fëmijët e tyre që po rriteshin. Ata dëshironin të jetonin në një shoqëri ku të drejtat themelore të njeriut të ishin të qasshme për të gjithë, pavarësisht identitetit dhe për këtë arsye u detyruan të largoheshin, duke e parë se situata do të përkeqësohej, veçanërisht kur filluan luftërat në Bosnjë dhe Kroaci. Gjatë viteve kemi mbajtur një
Nuk dinim çfarë të bënim me emocionet tona. Vazhdimisht pyesnim njëri-tjetrin: “Si është e mundur?”

Valmira Rashiti
Valmira Rashiti është redaktore në K2.0. Ajo ka përfunduar studimet bachelor në fakultetin juridik, Universiteti i Prishtinës dhe në antropologji kulturore, në fakultetin filozofik të UP-së.
Ky artikull fillimisht është shkruar në shqip.