S`fundmi | Hapësira Publike

Uzina e braktisur e Tiranёs e shndёrruar nё hapёsirё kulturore

Nga - 17.07.2019

Vullnetarёt e rinj e risollёn nё jetё godinёn pёr komunitetin vendor.

As shiu i imët dhe as fakti se konstruksionet përfundimtare nuk ishin kryer në ish-uzinë nuk i pengoi banorët e lagjes dhe as vullnetarët për të përfunduar atë që kishin nisur. 

Prej njё jave, njё grup i tё rinjve vendas, së bashku me të tjerё nga Prishtina, Tetova dhe Belgjika kishin filluar punimet në mënyrë vullnetare nё pjesёn industriale tё braktisur, për të ndërtuar një qendër sociale multidimensionale në Tiranë.

Banorët e zonës ishin lajmëruar rreth hapjes sё Tirana Social Center njё javё mё parё, dhe shumica, të shoqëruar nga fëmijët e tyre, kishin ardhur për të parë ç’po ndodhte. 

“Shohim se kanё punuar shumё, sepse vendi ishte gjithë rrёmujё” tha Etleva Hysenbelli, e cila kishte ardhur me fёmijёt e saj nё hapjen e tё shtunёs mbrёma.

Ngjarja e hapjes sё Tirana Social Center tёrhoqi njё numёr tё madh njerёzish kureshtarë pёr tё kuptuar mё shumё rreth hapёsirёs sё re. Foto: Fjori Sinoruka.

Nga fillimi i mbrёmjes, fёmijёt e lagjes e shfrytёzuan hapёsirёn pёr tё luajtur dhe pёr tё bёrё qejf, duke e shijuar ushqimin e shёrbyer nga vullnetarёt e rinj tё qendrёs sё re. Kёngёt e fёmijёvё lёshoheshin nё altoparlant dhe tё krijohej pёrshtypja e njё atmosfere kushtuar atyre.

“Për këtë zonë këtu, kjo është gjë shumë e mirë që po bëhet për fëmijët tanë e për ne,” tha Florida Caka, banore e zonës qё kishte ardhur me familjen. “Fëmijët zakonisht nuk kanë ku të luajnë dhe pikërisht për këtë jemi të kënaqur. Meqë kjo godina këtu po riparohet, besoj se do të bëhet një e ardhme më e mirë për fëmijët tanë”.

Me vazhdimin e mbrёmjes, prindёrit me fёmijёt u larguan, dhe dalngadalё u zёvendёsuan nga tё rinjtё kurreshtarё pёr tё parё ç‘kishte nё hapёsirёn e re pёr ta. Rrjedhimisht, edhe atmosfera e muzika ndryshuan, me njё DJ qё lёshonte muzikё elektronike deri nё orёt e hershme.  

Krijimi i hapёsirёs

Ndёrtesa industriale prej 900 metrash katrorё nё lagjen e Shkozёs nё periferi tё Tiranёs, kishte qenё uzinё e autotraktorёve nё lulёzimin e saj. E braktisur prej kohёsh, njё grup i tё rinjve tiranas vendosi se do tё ishte hapёsirё publike e pёrshtatshme pёr t’u kthyer nё qendёr sociale pёr kryeqytetin e Shqipёrisё dhe dhanë tёrё energjinё pёr ta bёrё kёtё realitet.

Fiona Mino, njёra nga vullnetarët, tregoi se kishin rreth 1 javë që po pastronin vendin i cili i kishte rezistuar kohës që po kalonte, mirёpo shtoi se grumbullimi i mbeturinave kishte koston e vet.

“Gjendja ishte e tillë qё kemi bërë 2 deri në 3 ditë pastrim me dorë dhe një buldozer vinte i tërhiqte mbeturinat tona”, tregon ajo.

Tё rinjtё e kanё rigjallёruar intensivisht pёr njё javё ish-uzinёn, por pёrgatitja po vazhdonte qё nga viti i kaluar. Foto: Fjori Sinoruka.

“Projekti si tёrёsi ka pothuajse njё vit qё ka filluar, që në gusht 2018, kur tё rinjtё, tё frymёzuar nga projekte tё ngjashme nё Kosovё dhe nё Maqedoninё e Veriut, u mblodhёn dhe vendosёn tё bёnin diçka nё komunitetin e tyre. I lidhën kontaktet e para me Toestand, njё inciativё nё Belgjikё qё punon nё kthimin nё jetё tё hapёsirave tё braktisura, qё kanё ndihmuar nё krijimin e Termokiss-it tё Prishtinёs dhe të SCS Tetova tё Tetovёs.

 “Ata ranë dakord që ta realizonin projektin në Tiranë dhe ne duhet të angazhoheshim që ta gjenim një godinë” tha ajo. “Çdo tё shtunё, vullnetarët realizonin shëtitje me këmbë dhe me biçikletë nëpër qytet, për të gjetur godina të braktisura”.

Por aty u pёrballën me njё sfidё. Pas tre-katёr muajsh, vullnetarët kishin përpiluar një listë me rreth 100 godina, por asnjëra prej tyre nuk ishte pronё publike. 

Mё nё fund, e gjetёn ish-uzinёn e autotraktorёve, njёra prej godinave tё pakta qё i kishin shpёtuar valёs sё privatizimeve pas ndërrimit të sistemit politik e rrjedhimisht dhe të atij ekonomik fill pas vitit 1990.

Gjetja e njё godine publike tё pёrshtatshme nё Tiranё doli tё ishte e vёshtirё pёr shkak tё privatizimeve tё mёdha qё u kryen me pёrfundimin e regjimit komunist. Foto: Fjori Sinoruka.

Kur u tejkalua sfida e parё, sfida e radhёs ishte marrja e lejes nga Bashkia e qytetit për ta përdorur këtë hapësirë për qëllime sociale dhe kulturore. Prapë, Mino tregon se komunikimi ishte larg prej tё qenit i drejtpёrdrejtё.

 “Ata u njoftuan pёr projektin në gusht 2018 dhe i dinin datat e projektit, e dinin që ne kishim nevojё pёr njё ndёrtesё. Ne bënim thuajse çdo 2 javë mbledhje me ta.”  

Mino tregon se ndonëse ishin në kontakt të vazhdueshëm me Bashkinё, “gjërat rrodhën shumë për keq, por problem qe që këtu, nga ana ndoshta politike, sepse ne na duhej leja në qershor që ta hapnim në korrik.”

Pas disa javёve pa përgjigjje fare, mё nё fund ua dhanё dritёn e gjelbёr pak ditё para se të fillonte projekti.

 “Mendoj që mbi të gjitha na është dhënë për shkak të partneritetit me ToeStand në Belgjikë, Termokiss në Prishtinë dhe SCS në Tetovë, sepse ne nuk na njeh Bashkia, ngaqë jemi grup jozyrtar”, tregon ajo. 

Me ndihmёn e shoqёrisё

Bashkёpunimi me grupet e tjera gjithashtu nёnkuptonte se vullnetarёt e Tiranёs mund tё pёrfitonin nga pёrvoja e atyre qё kanё kaluar nёpёr frustrimet e njёjta kur po mundoheshin t’i realizonin projektet e veta.

Shumica e këtyre shkuan nё Tiranё për ta kaluar javёn para hapjes duke ndihmuar me pastrimin e hapёsirёs, duke u përfshirë me ndёrtimin dhe pёrgatitjen e ushqimit qё u shёrbye nё natёn e hapjes.

Erleta Morina ishte njёra nga vullnetarёt nga Prishtina, shumë e pёrfshirё nё Termokiss-in e Prishtinёs, njё ish-objekt i braktisur – i pronёsuar pjesёrisht nga kompania publike e ngrohjes – i cili u shndёrrua nё hapёsirё shoqёrore tё komunitetit nё vitin 2016.

“Rrjedha pak a shumё ishte e njёjta,” tha ajo. “Ne – komuniteti i Prishtinёs – e gjetёm njё hapёsirё tё braktisur dhe pastaj e risollёm nё jetё si pjesё e projektit.”

Marrja e ndёrtesёs dhe drejtimi i saj ёshtё vetёm pjesa e parё e udhёtimit.

SCS Tetova nё Maqedoninё e Veriut u hap vitin e kaluar, dhe energjia prapa projektit ende ёshtё shumё e madhe. Taulant Salihi, njёri nga vullnetarёt, gjithashtu udhёtoi për nё Tiranё qё tё ndihmonte nё realizimin e projektit. 

“Ёshtё projekt i ngjashёm me kёtё nё Tiranё. Njёsoj kemi bashkёpunuar me organizatёn ToeStand, Termokiss dhe vullnetarёt vendorë,” tregon ai. “E kemi rregulluar hapёsirёn dhe kemi organizuar aktivitete tё ndryshme si p.sh. shfaqje tё filmave, ekspozita, diskutime, punёtori… kemi dhe radio online.”

Tё shtunёn nё mёngjes, pas natёs së hapjes, tё gjithё vullnetarёt u takuan prapë pёr tё diskutuar rreth ngjarjes dhe pёr tё pёrfunduar punёn qё nuk kishin mundur ta finalizonin njё ditё mё parё, me ç’rast shumica prej tyre u pajtuan tё qёndronin edhe dy ditё.

Morina tregon se hapat e radhёs janё fazё e rёndёsishme pёr hapёsirёn, pasi marrja e ndёrtesёs dhe drejtimi i saj ёshtё vetёm pjesa e parё e udhёtimit – nё Termokiss, puna e vёrtetё ka filluar atёherё kur ka pёrfunduar projekti i ndёrtimit.

“Atëherë prona i ёshtё dhёnё komunitetit dhe komuniteti është mbledhё, është organizu vetë” tha ajo. “Nuk është asnjë person që konsiderohet shef, është një strukturë horizontale ku të gjithë kanё tё drejtё tё votojnë. Është e hapur për krejt me ardhë me u anëtarësu dhe bazohet në nevoja të komunitetit”.

Risjellja nё jetё e ish-uzinёs nё periferinё e Tiranёs ka qenё pёrpjekje e vёrtetё ndёrkombёtare, me vullnetarё tё ardhur nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Belgjika pёr tё ndihmuar. Foto: Fjori Sinoruka.

Të rinjtë e Tiranës shpresojnë që metamorfoza e ish-uzinёs sё autotraktorёve të mos jetë vetëm fizike por edhe simbolike, e mbi të gjitha shpresojnё se do t’i shërbejё një komuniteti qё ndodhet gjeografikisht larg qendrës së Tiranës, ku ndodhin gjithë aktivitetet më të mëdha kulturore e sociale. Prandaj, komuniteti ka pasur nevoja të ndryshme duke filluar nga mësimi i gjuhëve të huaja e deri te këndet e lojërave për fëmijët e vegjël.

Projekti do tё vazhdojё funksionimin duke u bazuar nё punёn e vullnetarёve tё rinj tё qytetit, por ata thonё se ngjarjet, projektet dhe aktivitetet qё do t’i mbajnё do tё varen nga nevojat dhe kёrkesat e banorёve tё lagjes.

Mino ka shpresa tё mёdha se ky ёshtё fillimi i diçkaje tё veçantё nё Tiranё, qё e ka njё filozofi tё ndryshme nga projektet e tjera kulturore.

 “Qëllimi im është që kjo të jetë një qendër kulturore dhe sociale autonome, do të thotë që ne bëjmë plane se cilin artist duam ta ftojmë, apo me cilat grupe zyrtare ose jozyrtare duam të krijojmё bashkёpunim”, tha ajo. “Dёshira ime ёshtё qё kjo qendёr tё mos jetё si qendrat kulturore qё menaxhohen nga dy veta, tё cilёt e bёjnё gjithё planprogramin e projekteve. Ne duam që njerëzit të vijnë te ne dhe ne të punojmë me ta.”

 Foto kryesore: Fjori Sinoruka.