Në thelb | Video

VIDEO: A e keni pyetur veten ndonjëherë?

Kodet sekrete të gjuhës.

Si përdoret gjuha si kod për t’ua dërguar porosinë vetëm individëve të caktuar brenda një grupi?

Si ka ndodhë që fjalët ta “humbin” kuptimin e tyre me kalimin e kohës? Pse njerëzit përdorin shprehje të gatshme që përçojnë kuptime të tjera.

Për shumë prej këtyre pyetjeve gjuhëtarët kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin përgjigje. Për disa, thjesht, nuk ka përgjigje, apo nuk mund të gjurmohet zanafilla e përdorimit të tyre.

Gjuha është pjesë e kulturës dhe shumë forma të artit varen nga gjuha dhe përdorimi i saj. Përmes disa shembujve do të japim një pasqyrë të vogël të përdorimeve të përditshme të gjuhës, por duke parashtruar më shumë pyetje se duke dhënë përgjigje.

Shënim: Kjo video rekomandohet të merret me dozë të mjaftueshme humori.

Skripta: Qerim Ondozi
Regjia: Trëndelinë Halili & Majlinda Hoxha
Aktorët/et: Alketa Sylaj & Tristan Haliliaj
Kamera dhe editimi: Trëndelinë Halili
Fotografia: Majlinda Hoxha
Zërimi: Studio 11
Muzika: Liburn JupolliK

Kthehu prapa tek Monografia