Ligjet i trajtojnë të gjithë njerëzit njëjtë dhe u japin të drejta të njëjta, por padrejtësitë strukturore i bëjnë ata që të mos kenë mundësi t’i gëzojnë ato të drejta, si të drejtën për arsim, punë, shëndet dhe liri. Mirëqenia apo mungesa e mirëqenies në të shumtën e rasteve përcaktohet nga vendi e struktura ku e gjen veten që kur lind.
Diskutimi rreth pabarazive, kohëve të fundit ka marrë drejtim tjetër. Si rezultat i rritjes së pabarazive midis grupeve të ndryshme botërisht, lëvizjet e fundit shoqërore në botë po angazhohen që fillimisht ta qartësojnë dallimin në mes të njëjtësisë dhe barazisë.
Qasja e barazisë vë në fokus se sa të pabarabartë janë njerëzit që prej pikës së nisjes dhe se si duhet të arrihet një sistem që i trajton njerëzit jo njëjtë, por barabartë në bazë të nevojave, për t’u dhënë një shansë për ta barazuar fushën e lojës.
K2.0 shpjegon dallimet thelbësore në mes të koncepteve njëjtësi dhe barazi.