Mbështetësit

 

Kosovo 2.0 është organizatë e pavarur mediale. Kjo do të thotë se gjithçka që prodhojmë — artikujt, podkastet apo videot tona, qoftë në faqen tonë të internetit apo në mediat sociale — janë të lira prej çfarëdo ndikimi politik apo korporativ, konflikti të interesit apo ndonjë presioni të çfarëdoshëm nga jashtë. Në K2.0 ne udhëhiqemi nga ndërgjegjja jonë, standardet etike të profesionit tonë dhe përgjegjësia ndaj lexuesve tanë. Kësisoj ne sigurohemi që ne dhe kontribuuesit tanë ndihen të fuqizuar për ta thënë saktësisht atë që duhet thënë — pa asnjë përjashtim.

 

Si e bëjmë këtë?

Së pari, kemi procedura të rrepta të brendshme, përmes së cilave sigurohemi që përmbajtja jonë redaktoriale i përmbahet standardeve më të larta profesionale. Për ne, kjo çështje është shumë serioze; gazetaria nuk është thjesht një punë — është një detyrë qytetare.

Së dyti, për shkak se nuk mbështetemi nga fondet shtetërore dhe refuzojmë partneritetet e korporatave që do të kërcënonin pavarësinë tonë, ne jemi në gjendje të sigurohemi që asnjë ndikim politik apo korporativ të mos i përcaktojë zgjedhjet tona editoriale. Kjo është një zgjedhje e rrallë në mjedisin medial në Kosovë dhe rajon.

Pra, si e mbajmë funksionale K2.0?

Mbase e keni vënë re se jo vetëm në Kosovë, por në mbarë botën, situata e mediave po përkeqësohet. Mbërritja e mediave sociale dhe ardhja e shoqërisë globale digjitale i kanë dhënë goditje të paprecedentë qëndrueshmërisë së medias. Shumë publikime të pavarura janë mbyllur. Shumë të tjerë e kanë dobësuar cilësinë e punës dhe kanë filluar të prodhojnë përmbajtje që tërheq klikime apo të punojnë në shërbim të interesave të ngushta. Në Kosovë, mundësia që një publikim të mbahet nga mbështetja e lexuesve është e vogël.

Ne ia dalim ta bëjmë atë që e bëjmë falë mbështetësve tanë — të cilët mbulojnë pothuajse 100% të buxhetit tonë. Mbështetësit tanë — qofshin ata OJQ, agjenci zhvillimore, ambasada apo fondacione — e njohin rolin tonë si një zë i pavarur në shoqëri dhe e mbështesin misionin tonë për të krijuar gazetari të fuqishme dhe të pa kompromis, që i dëgjon përvojat e njerëzve, shpjegon realitetet komplekse, ofron kontekst dhe provokon diskutime në Kosovë, rajon dhe më gjerë. Mbështetësit tanë e respektojnë pavarësinë tonë, gjë që na lejon ta ruajmë zërin kritik që lexuesit tanë e presin prej nesh.

Duke qenë një entitet jofitimprurës, i gjithë financimi ynë shkon drejtpërdrejt në punën tonë. Ne kemi mbështetje institucionale, e cila mbështet gjerësisht funksionet tona në vazhdimësi si dhe mbështetje për projekte specifike.

 

DONATORËT AKTUALË

 

MBROJTËSIT E TË DREJTAVE TË NJERIUT (CRD)

 

CRD është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut që fokusohet në mbrojtjen e të drejtave civile dhe politike të njerëzve. Duke mbështetur K2.0 që nga viti 2011, CRD tani mbështet prodhimin tonë të vazhdueshëm editorial, i cili na lejon që nëpërmjet gazetarisë sonë unike, ta promovojmë vizionin tonë për një shoqëri më të mirë.


Mbështetja aktuale: Janar 2021 — Dhjetor 2023

BASHKIMI EVROPIAN

QYTETARË ANGAZHOHUNI!

 

“Inovacioni për media të qëndrueshme dhe angazhim qytetar” është një projekt i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë që kombinon hulumtimin dhe perspektivën gazetare të bazuar në njerëz. Nëpërmjet këtij projekti, ne dëshirojmë ta rrisim angazhimin e qytetarëve në jetën publike dhe politikëbërje, si dhe aftësinë e tyre për të kërkuar llogaridhënie institucionale.

Ne punojmë krah për krah me Institutin GAP, një institut hulumtues që promovon qeverisjen e mirë dhe debatin cilësor të politikëbërjes në Kosovë. Ne bazohemi në hulumtimin e GAP-it për të prodhuar gazetari multimediale profesionale dhe të qasshme, e cila ndihmon në kapërcimin e boshllëkut në mes qeverisjes dhe qytetarëve. Ne, me iniciativën tonë organizojmë po ashtu diskutime dhe ngjarje.

Së fundi, ne përgatisim gazetarët dhe studiuesit e së nesërmes, përmes programeve të trajnimit dhe praktikës.

Mbështetja aktuale: Janar 2020 — Qershor 2022

Fakte rreth projektit

Bashkimi evropian

PERSONAT E ZHDUKUR

 

“Mobilizimi i mediave dhe OSHC-ve për të mbështetur të drejtën e informimit për personat e zhdukur në Kosovë” është një projekt i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë që synon ta promovojë qasjen në informacione për çështjen e personave të zhdukur duke i vendosur familjet e të zhdukurve në zemër të diskutimit, dhe duke promovuar një bisedë informuese për mbi 1600 personat që ende janë të zhdukur nga lufta në Kosovë.

Për këtë projekt, ne kemi bashkëpunuar me Fondin për të Drejtën Humanitare në Kosovë, organizatë që udhëheq përpjekjet për dokumentimin e luftës dhe drejtësinë tranzicionale në Kosovë.

Ne po prodhojmë një sërë artikuj, video dhe podkeste për të promovuar një diskutim informues mbi temat më të ndjeshme. Ne mbështesim parimin që familjet dhe publiku kanë të drejtë ta dinë. Gjithashtu përmes këtij projekti do të organizohet një dokumentar dhe një ekspozitë kushtuar personave të pagjetur dhe familjeve të tyre.

Mbështetja aktuale: Janar 2020 — Qershor 2022

Fakte rreth projektit

FONDI GJERMAN MARSHALL I SHTETEVE TË BASHKUARA (GMF) dhe MINISTRISA NORVEGJEZE E PUNËVE TË JASHTME nëpërmjet TRUSTIT BALLKANIK PËR DEMOKRACI (BTD)

 

Trusti Ballkanik për Demokraci është një nismë transatlantike që mbështet demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimin euroatlantik në Evropën Juglindore. BTD na ka mbështetur që nga viti 2011. Skema aktuale, e financuar nga GMF dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë, synon ta forcojë lirinë e medias dhe luftën kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore — të dyja të rrezikuara nga pandemia COVID-19.


Duke kombinuar gazetarinë e ngadaltë dhe të përgjegjshme të avokimit me formatet inovative multimediale, K2.0 vendos qytetarët — dhe veçanërisht grupet e margjinalizuara — në qendër të debatit publik. Një fokus i veçantë i kushtohet perspektivës rajonale, si mënyrë për të treguar dhe forcuar urat ndërmjet Kosovës dhe rajonit.


Mbështetja aktuale: Maj 2021 — Maj 2022

FONDI KOMBËTAR PËR DEMOKRACI (NED)

 

NED është një fondacion privat, jofitimprurës i përkushtuar ndaj rritjes dhe forcimit të institucioneve demokratike në mbarë botën — dhe një donator i kahershëm i K2.0. Që nga viti 2011, NED ka mbështetur prodhimin tonë editorial të shtypur dhe në internet, si dhe punën tonë rajonale në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu na ka mundësuar organizimin e programeve të praktikës dhe diskutimeve. Aktualisht, NED po mbështet prodhimin tonë të vazhdueshëm — duke na bërë të mundur që të publikojmë llojin e gazetarisë për të cilën lexuesit tanë vinë tek ne. Gjithashtu i mbështet podkestet dhe ngjarjet tona.


Mbështetja aktuale: Shkurt 2021 — Janar 2023

FONDI I VËLLEZËRVE ROCKFELLER (RBF)

 

RBF është një fondacion filantrop që avancon ndryshimet shoqërore që kontribuojnë në drejtësi, qëndrueshmëri dhe paqe. Që nga viti 2020, RBF ka qenë një mbështetës institucional i K2.0, duke financuar disa nga produktet tona më inovative — siç është karnavali dhe revista “Shpresë” (HOPE) në 2020. Ndër të tjera, RBF mbështet prodhimin tonë të vazhdueshëm redaktorial.


Mbështetja aktuale: Prill 2021 — Prill 2024

ROSA LUXEMBURG STIFTUNG (RLS)

 

RLS është fondacion gjerman i përkushtuar ndaj një perspektive radikale që thekson ndërgjegjësimin publik, iluminizmin dhe kritikën shoqërore. Ky fond ndjek gjurmët e lëvizjeve punëtore dhe të grave dhe ka theks të veçantë kundër fashizmit dhe racizmit. Donator i yni që nga viti 2020, RLS aktualisht mbështet prodhimin e videove dhe artikujve të K2.0.


Mbështetja aktuale: Janar 2021 — Dhjetor 2022

AGJENCIA SUEDEZE PËR BASHKËPUNIM DHE ZHVILLIM NDËRKOMBËTAR (SIDA) përmes FONDIT PËR ZHVILLIM KOMUNITAR (CDF)

 

“HumanRightivism” është një projekt i financuar nga SIDA dhe zbatuar nga Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF). Punon që të promovojë aktivizmin dhe angazhimin e qytetarëve në çështjet e të drejtave të njeriut. Si pjesë e këtij projekti, ne prodhojmë artikujt tanë të veçantë, podkastet dhe videot — veçanërisht për çështjet që lidhen me drejtësinë, shëndetësinë dhe mjedisin.

Mbështetja aktuale: Dhjetor 2019 — Dhjetor 2023

AGJENCIA ZVICERIANE PËR ZHVILLIM DHE BASHKËPUNIM (SDC), SUEDIA dhe QEVERIA E DUKATIT TË MADH TË LUKSEMBURGUT përmes FONDACIONIT KOSOVAR PËR SHOQËRI CIVILE (KCSF)

 

Është projektuar si mekanizëm i përbashkët financues, “Angazhimi për Veprim të Përbashkët” (EJA Kosovë) është një program i KCSF-së që mbështet iniciativat e shoqërisë civile që kontribuojnë në një shoqëri demokratike dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë. Që nga viti 2018, KCSF dhe donatorët e saj kanë mbështetur vazhdimisht K2.0, duke vlerësuar përkushtimin tonë unik për një Kosovë demokratike. Aktualisht, EJA Kosovë mbështet K2.0 në nivel institucional, duke na ndihmuar të bëjmë bujë në media dhe shoqëri përmes bisedave, artikujve dhe prodhimit multimedial.


Mbështetja aktuale: Janar 2022 — Dhjetor 2023


PROJEKTE RAJONALE

BASHKIMI EVROPIAN

QËNDRUESHMËRIA

 

“Qëndrueshmëria: Aksioni i shoqërisë civile për media pa urrejtje dhe dezinformim” është një projekt që financohet nga BE që forcon kapacitetin e medias, shoqërisë civile dhe qytetarëve për të luftuar dezinformimin dhe propagandën urryese. Projekti zbatohet në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Turqi. Partnerët tanë në këtë projekt janë Rrjeti i Evropës Juglindore për Profesionalizimin e Medias (udhëheqës)  Instituti Shqiptar i Medias, Fondacioni Mediacentar, Instituti i Medias i Malit të Zi, Instituti Maqedonas për Media, Shkolla e Novi Sadit për Gazetari, Instituti i Paqes dhe Bianet.

Kohëzgjatja e projektit: Shkurt 2020 — Janar 2023

BASHKIMI EVROPIAN, BTD/GMF dhe NORVEGJIA

RRJETI I RAPORTIMIT TË DIVERSITETIT 2.0

 

“Rrjeti i Raportimit të Diversitetit 2.0 – RDN 2.0” është një rrjet i financuar nga Bashkimi Evropian, Trusti Ballkanik për Demokraci, një projekt i Fondit Marshall Gjerman të Shteteve të Bashkuara dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë. Rrjeti synon ta luftojë gjuhën e urrejtjes dhe të përmirësojë përfaqësimin medial të diversitetit, veçanërisht të gjinisë, fesë dhe përkatësisë etnike. Operon në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë të Veriut dhe Serbi. Partnerët tanë në këtë projekt janë Instituti i Diversitetit të Medias (udhëheqës), Instituti Shqiptar i Medias, Qendra për Gazetari Hulumtuese, Qendra për Gazetari Hulumtuese e Malit të Zi, Instituti i Studimeve të Komunikimit dhe SEENPM.

Kohëzgjatja e projektit: Prill 2020 — Mars 2024


DONATORËT E MËPARSHËM:

netherlands
usaid
atrc_logo
austrian-dev
c-fond
denmark
efb
european1
european-cultural
fes
freepress
Internews_logo
kfos
Norwegian-Embassy-Logo-e1436208651256-300x146
Previous
Next
Donors - Kosovo 2.0
  • N’thelb
  • Gjerë e gjatë
  • Biseda
  • Pikëpamje
  • Blogbox
  • Hub
  • MË SHUMË
    • Podkastet
    • Monografitë
    • Shtyp
  • SHQ
    • ENG
    • B/C/S
  • SHQ
    • ENG
    • B/C/S
  • N’thelb
  • Video
  • Podkastet
  • Më Shumë
    • Longform
    • Biseda
    • Pikëpamje
    • Blogbox
    • Hub
    • Monografitë
    • Shtyp
    • Photostories

për ne

  • Për ne
  • Kush jemi ne
  • Bordi
  • Mbështetësit

Përfshihuni

  • Parimet e komentimit në K2.0
  • Ripublikimi i përmbajtjeve të K2.0
  • Punoni me ne

Na mbështetni

  • Dyqani
  • Bleni revistë

Abonohuni në k2.0

  • Abonohuni në Buletinin tonë të zgjedhur

  • info@ktwopointzero.com Rruga Ferat Dragaj Nr. 25 , Prishtinë 10000, Republika e Kosovës
    Na ndiqni:

    Abonohuni në Buletinin tonë të zgjedhur