S`fundmi | K2.0

Parimet e komentimit në K2.0

Nga - 06.02.2017

Shprehja e mendimit në lidhje me përmbajtjet e K2.0.

Si organizatë inovative mediale, Kosovo 2.0 është mbrojtëse e pasionuar e së drejtës për liri të shprehjes. Prej filleve tona të blogging, gjithmonë jemi munduar që të ofrojmë një platformë atyre që kanë ide ose thjeshtë kanë diçka për të ndarë me tjerët. Ne besojmë që transmetimi i ideve, mendimeve dhe pikëpamjeve na lejon të gjithëve që të mësojmë prej njëri-tjetrit dhe njëkohësisht të zhvillojmë të kuptuarit e çështjeve të ndryshme. Ne, gjithashtu nuk operojmë në hapësira boshe dhe prandaj gjithmonë mirëpresim vlerësimin e punës sonë.

Ne po ashtu e kuptojmë që shumë prej temave që i trajtojmë mund të jenë të ndjeshme dhe mund të nxisin ndjenja në mesin e lexuesve, ndjenja që ngjallin dëshirën për të reaguar – ne gjithmonë inkurajojmë reagime dhe debate. Megjithatë, synimi ynë është që të garantojmë një hapësirë të sigurtë ku lexuesit mund të kenë diskutime të arsyeshme (edhe atëherë kur diskutimet janë të nxehta).

Për të garantuar komente dobiprurëse e jo të kundërten, komente që e avancojnë debatin e nuk nxisin urrejtje, ju njoftojmë se përmbajtje si në pikët në vijim do të fshihen gjithmonë nga platforma jonë:

         Gjuha e urrejtjes, përfshirë përdorimi i gjuhës fyese ose nënçmuese me bazë të etnisë, religjionit ose besimeve, gjinisë, seksualitetit, moshës ose aftësive të kufizuara;

         Gjuha e cila nxit dhunë ose urrejtje; si dhe

         Gjuha fyese (përveç nëse përdoret në mënyrë konstruktive, për të avancuar një diskutim).

Do të fshijmë gjithashtu komente që:

         Janë mesazhe jo relevante, të dërguara në mënyrë automatike ose për të promovuar një produkt;

         Përfshijnë shprehje që janë me qëllim fyese ose provokuese, me qëllim për ta ofenduar dikë ose për të nxitur një reagim të keq prej tyre; jashtë teme, dhe duke mos kontribuar në debat; ose

       Komente që kanë potencial për të na vënë në rrezik ligjor ( si p.sh: shkelje të ligjeve në lidhje me të drejtat e autorit, shpifje, shpërfillje të gjykatës, gjatë zgjedhjeve etj).

Sulmet personale ndaj stafit, kontribuesve ose komentuesve të tjerë nuk do të lejohen – komentet duhet të kenë lidhje me artikullin/çështjet që diskutohen në të.

Kemi të drejtë që t’i fshijmë komentet që nuk janë në tri gjuhët e përdorura nga K2.0 (gjuhët angleze, shqipe dhe serbe).

Kemi të drejtë që t’i redaktojmë komentet që nuk përputhen me parimet tona, si dhe t’i fshijmë ato krejtësisht.

Vendimet për moderimin e debateve janë pashmangshmërisht subjektive dhe janë në diskrecionin e stafit redaksional të K2.0. Kur i marrim këto vendime, ne do t’i zbatojmë me sa më shumë kujdes e vazhdimësi, por nuk do të angazhohemi si pjesë e diskutimeve ose debateve.K