Anyla Pula - Arkivi
Anyla Pula ka përfunduar studimet universitare për ekonomi dhe politika publike me fokus dytësor në marrëdhënie ndërkombëtare në Rochester Institute of Technology në New York, ShBA. Ajo ka qenë e përfshirë në projekte të hulumtimit në fushën e fuqizimit social përmes politikave publike, ekonomisë së shëndetit dhe zhvillimit ekonomik. Tani punon në ndërtimin e kapaciteteve për arsim të lartë, bashkëpunim ndërkombëtar dhe menaxhim të projekteve.