Artan Krasniqi - Arkivi

Artan Krasniqi ndjek studimet doktorale në Departamentin e Sociologjisë të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Që nga tetori 2014 është asistent në një grup lëndësh në po atë departament. Nga viti 2009 deri më 2019 ka qenë pjesë e grupit medial Koha, njëherë si gazetar i kulturës për gazetën Koha Ditore, pastaj si redaktor në portalin Koha.net.  Ai shkruan në rubrikën e përjavshme “Monument” në gazetë, si dhe ka të botuara gjashtë vëllime të serisë “Monument” me Botimet KOHA, në shqip dhe anglisht. Ka përvojë edhe në organizata të analizave dhe hulumtimeve të opinionit publik. Artani është përfitues i programit Bursa në Gazetari për të Drejta të Njeriut (cikli 2020).