Driton Gashi - Arkivi
Driton Gashi ka studiuar për gjuhësi dhe pedagogji në Universitetin e Bochum-it dhe punon si pedagog shkolle dhe këshilltar pedagogjik në një kolegj për të rritur në qytetin Dortmund, Gjermani. Studimet pasuniversitare i ka mbaruar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Hagen-it dhe ka marrë titullin akademik “Magjistër i Drejtësisë”, “Master of Mediation” (MM), (ndërmjetës privat dhe jashtëgjyqësor në raste të konflikteve familjare). Nga viti 1993 punon për dhjetëra gjykata dhe institucione tjera të larta shtetërore si përkthyes i betuar dhe i autorizuar gjyqësor për gjuhën gjermane dhe shqipe.