OJQ INTEGRA - Arkivi

OJQ INTEGRA është një organizatë e formuar në vitin 2003 nga të rinj që janë të përkushtuar të japin kontributin e tyre në rimëkëmbjen dhe zhvillimin e Kosovës. Puna e tyre udhëhiqet nga parimi i qeverisjes së mirë dhe gëzimit të plotë të të drejtave të njeriut, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, racën, fenë, gjininë, orientimin seksual dhe përkatësinë politike — që janë thelbësore për ndërtimin e një Kosove demokratike dhe tolerante, plotësisht të integruar në komunitetin Evropian.