Vlora Konushevci - Arkivi

Vlora Konushevci punon në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe media. Ka përfunduar studimet për Gjuhë dhe Letërsi Angleze në Universitetin e Prishtinës ku i ka vazhduar edhe studimet master në Linguistikë. Është poete dhe përkthyese, krijimet e saj janë publikuar në Songs of Eretz Poetry Review, “The Common”, European Literature Network, si dhe në antologjitë “Alternative War” B Cubed Press SHBA dhe “Walking into the unknown” Poet’s Choice SHBA. Ka botuar librin me poezi “Lavdi Vetes”, ka hartuar dhe përkthyer antologjinë dygjuhëshe (shqip – serbisht); Poezi pa kufi të poetëve ballkanikë dhe antologjinë dygjuhëshe (shqip-anglisht) “Magma” me poetet gra shqiptare. Në vitin 2019 ajo themeloi platformën online ku prezantohen rreth 70 poete shqiptare www.poetetshqiptare.com.