TË GJITHË ARTIKUJT NGA: Deniza Miftari
Deniza Miftari është punëtore sociale 24-vjeçare nga Kosova, që jeton në Belgjikë. Ajo ka diplomuar në degën e Migrimit dhe të Punës Ndërkulturore, dhe njihet si anëtare shumë aktive e shoqërisë belge. Familja e saj iku nga lufta kur ajo ishte trivjeçare. E vetëdijshme për pozitën e prekshme të saj si grua me prejardhje emigrante, filloi të identifikohej si feministe dhe avokuese e të drejtave të njeriut. Në moshën 19 vjeçare e publikoi koleksionin e parë të poezive, të titulluar “Sober Thoughts” dhe në moshën 23-vjeçare u zgjodh anëtarja më e re e këshillit të qytetit Roeselare për Partinë e Gjelbër. Ajo është personi i parë me prejardhje emigrante që u zgjodh për të shërbyer në një post publik në qytetin e saj.