TË GJITHË ARTIKUJT NGA: Shkumbin Brestovci
Shkumbin Brestovci është gjuhëtar, përkthyes dhe hacktivist për kulturë të lirë. Ka studiuar për matematikë në Prishtinë dhe gjuhësi në Vjenë. Prej vitit 2002, ka udhëhequr një shtëpi botuese për stripa dhe një studio të prodhimit digjital. Është i angazhuar në grupe në komunitet duke avokuar për kulturë dhe softuerë të lirë, feminizëm dhe edukim të hapur qysh prej vitit 2009. Në vitin 2021, Bresta kuroi ekspozitën “Rezistenca paqësore dhe shtetndërtimi 1989-1999″, në muzeun “Shtëpia e Pavarësisë Dr.Ibrahim Rugova” në Prishtinë.