KARNIVALI K2.0 – DJERSË

Pak gjëra e përcaktojnë ritmin dhe rrjedhën e jetëve tona si puna. Pak gjëra kanë aq rëndësi kulturore: puna si tregues i moshës madhore, puna si rrugë drejt emancipimit, puna si burim i qëllimit dhe vetëpërmbushjes.

Pavarësisht sasisë disproporcionale të kohës që ia kushtojmë punës ose përgatitjes për të punuar ose kërkimit të punës, kemi hapësirë gjithnjë e më të kufizuar për të reflektuar për punën, për kuptimin e saj, për atë se si është puna dhe se si duhet të jetë ajo.

Djersa e punëtorëve merret si e mirëqenë. Nëse ti si punëtor/e je i/e pakënaqur, zgjidhja që të ofrohet është të vazhdosh t’i japësh zor, të zbulosh diçka të re, të punosh. Pra, të djersitësh më shumë, në vend se të organizohesh, të protestosh apo të kërkosh më mirë. Puna nuk mund të jetë ndryshe, siç duket, krejt çka mund të bësh është të punosh më fort.

Teksa vështirësitë me të cilat po ballafaqohen punëtorët nëpër botë po bëhen gjithnjë më të heshtura, po bëhet më e qartë që djersa e punëtorëve, e liruar në kushte gjithnjë më të pasigurta, po shpërdoret nga sistemet globale të pushtetit, racizmit, patriarkisë, degradimit të ambientit dhe pabarazisë së rëndë të pasurisë.

Edicioni i sivjetëm i Karnivalit K2.0 do t’i përkushtohet djersës së punëtorëve, djersës sonë. Përmes bisedave, masterklasave, ekspozitave dhe performancave, ne do t’i shtjellojmë mënyrat në të cilat produkti i punës tonë është eksploatuar dhe si mund ta rimarrim atë. Në traditën e gjatë të Karnivalit, ne jo vetëm që do t’i jetojmë alternativat dhe përmbysim normat, por edhe do të kënaqemi. Hajde, djersitu me neve.

Imazhi i ballinës: Arrita Katona / K2.0

1.Ray Kroc ishte një biznesmen amerikan, i cili i morri meritat për përhapjen globale të McDonald’s.
2.Fragment nga një intervistë me punëtorë e kryer nga skulptorja Doruntina Kastrati për ekspozitën e saj “Fshehtësi dhe Heronj Publikë”.
3.Sa herë përmendet fjala ‘punëtor/e’ paraqitet në Kushtetutën e Kosovës.