Zjarret shpërthejnë në gjithë Ballkanin - Kosovo 2.0
Në thelb | #NjëNëDisa

Zjarret shpërthejnë në gjithë Ballkanin

Është ngritur numri i rasteve të zjarreve natyrore në Shqipëri, Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi.

Nga - 04.09.2017

Nxehtësia e Europës Jugore këtë verë ka shkaktuar përsëri zjarre në Gadishullin e Ballkanit.

Gjatë dy muajve të fundit zjarrfikësit, ushtarët dhe qytetarët janë ballafaquar me këto zjarre në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci dhe Mal të Zi. Në shumë raste shkaktar i zjarrit ishte pakujdesia, ndërsa në raste tjera ishte veprimi i qëllimshëm.

Sivjet shumë pjesë të Europës janë ndikuar shumë nga kjo rritje e numrit të rasteve të zjarrit. Disa burime vlerësojnë se mbi një mijë zjarre kanë shpërthyer në kontinentin e vjetër gjatë vitit 2017. Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës është të paktën pjesërisht përgjegjës për këtë rritje.

Meqë shumë zjarre janë ende duke aktive në Ballkan, është gati e pamundur t’i vlerësojmë dëmet dhe kostot e deritanishme.

“Zjarri i ka përpirë pyjet me pisha, bimët endemike janë zhdukur dhe kafshët i kanë lënë habitatet e tyre nga frika prej zjarrit”.

- Fotografi Hrvoje Polan - Velebit, Kroaci.
“Mendoj se ka ardhë koha… t’i përcaktojmë vendet ku do të jenë të gjitha pajisjet dhe ta kemi një sistem të koordinuar, si dhe një 122 [numër emergjent]”.

- Jelenka Milicevic, ministre federale e financave e cila është përgjegjëse për mbrojtje civile në Federatën e Bosnjës e Hercegovinës, duke iu referuar strukturave të ndërlikuara të qeverisë së vendit të saj, më 24 gusht.

Një temë që është shpërfillur gati krejtësisht është ajo se çfarë do të jetë ndikimi në ekosistemin e rajonit.

Cedomir Crnogorac, profesor i gjeografisë fizike nga Banja Lluka, paralajmëron se secili zjarr natyror u shkakton dëme të mëdha drunjve dhe tokës pjellore.

“Pas çdo zjarri natyror lind nevoja për pyllëzim. Dhe në Bosnjë gati askush nuk po merret me këtë, kështu që pres që pjesa më e madhe e zonës që po digjet të mbetet pa pyll”, tha ai, duke shtuar se zjarret po i detyrojnë kafshët të largohen prej disa zonave të caktuara.