Ndikimi i imagjinatës – me Ibrahim Nehme [Bisedë Publike]

  • Bisedë me folësin/en
  • Rreth këtij volume up
  • Ibrahim Nehme fillimisht kishte dëshirë ta studionte regjinë, por në fund përfundoi në degën e biznesit. U bë i varur nga gazetaria kur filloi të shkruante gjatë studimeve universitare. Pasi punoi si shkrimtar dhe strateg për disa kompani mediale në Bejrut, e la punën meqë e pa nevojën për një botim të pavarur dhe të shtypit i cili merret me ndryshimet socio-kulturore në rajonin arab. Në vitin 2012 ai e themeloi revistën The Outpost – “revistë e mundësive në botën arabe”.

    Ibrahimi i ndali publikimet në këtë revistë në shtator të vitit 2016 dhe vitin tjetër e ka kaluar duke analizuar punën e tij me revistën, si dhe duke hulumtuar për rolin e kulturës në avancimin e lëvizjeve të rezistencës dhe të ndryshimit. Në prezantimin e tij, ai do t’i ndajë me ne ato që i ka mësuar në vitin e fundit, dhe do të flasë për fuqinë e imagjinatës sonë kolektive, si dhe për atë se si organizatat radikale mediale mund të sjellin transformime radikale dhe ndryshime kulturore.

    •Në këtë bisedë do të ketë përkthim anglisht-shqip.
    ***
    Të premtën me 13 tetor ejani të merrni pjesë në një punëtori intenzive me Ibrahim Nehme, tëorganizuar nga K2.0 në Termokiss si pjesë e ngjarjes Krejt Ka Pak të komunitetit Termokiss.

    •Cikli i jetës së një ideje [Punëtori]

    Idetë janë si organizma të gjalla. Ato evoluojnë dhe ndryshojnë formën e tyre, zhvillohen vetë, udhëtojnë larg dhe shpërndahen si virus. Nisin si ide të vogla e ngadalë transformohen dhe bëhen ide shumë të fuqishme të cilat e kapin imagjinatën tonë kolektive.

    Në botën e ditëve tona kemi nevojë për ide të guximshme të cilat u rezistojnë përpjekjeve sistematike dhe të institucionalizuara për t’i shtypur liritë tona; ide të cilat na frymëzojnë të imagjinojmë e të punojmë për një të ardhme më të mirë.

    Në këtë punëtori pjesëmarrësit do ta analizojnë ciklin jetësor të një ideje dhe do të mësojnë se si prodhohen, si zhvillohen dhe si shpërhndahen idetë që kanë ndikim. Ju që jeni të interesuar për procesin kreativ, rrëfimin e historive dhe praktikat e përgjithshme kulturore jeni të mirëseardhur në këtë punëtori gjysmëditore.

    Për shkak të numrit të kufizuar të vendeve (deri në 20), ju lusim të na dërgoni një letër elektronike në kosovotwopointzero@gmail.com me subjekt: “Volume UP” për t’u regjistruar si pjesëmarrës. Meqë numri i vendeve është i kufizuar do të regjistrohen vetëm 20 personat e parë që na shkruajnë nëpërmjet postës elektronike. Regjistrohuni për të mos e humbur këtë mundësi të veçantë!

    •Orari i punëtorisë: 16:00 – 21:00.
    •Regjistrimi bëhet pa pagesë.
    •Afati i fundit për regjistrim është më 12 tetor në orën 12:00.
    •Punëtoria do të mbahet në gjuhën angleze.

    **
    Ngjarjet Volume UP mbështeten nga Ambasada e Holandës në Kosovë.K

  • Rreth folësit/es
  • Shikojeni këtë edicion tani
  • Fotografi nga ngjarja
  • Regjistrohuni në masterklasën e këtij Volume Up
    • Time:

      8:30 pm

      Place:

      Klubi M

      Date:

      11/10/2017