TË GJITHË ARTIKUJT NGA: Donjetë Murati

Donjetë Murati është hulumtuese, kuratore dhe punonjëse kulturore në Prishtinë. Ka përfunduar studimet Bachelor për sociologji në Universitetin e Prishtinës dhe ato Master po ashtu në sociologji në The New School, me përqendrim në sociologji të arteve, sociologji politike dhe analizë të diskursit. Së fundmi, Donjeta ishte koordinatorja e programit dhe hulumtimit në Qendrën për Praktikë Rrëfyese në bienalen nomade “Manifesta 14” Prishtinë. Ajo ka qenë bashkëpunëtore për programe dhe hulumtim në “Lumbardhi”, si dhe është anëtare themeluese e PART (Punëtorët në Art), nismë komunitare që bën bashkë hulumtues/e, artistë/e, kuratorë/e dhe praktikues/e të pavarur në fushën e arteve për të ekzaminuar dhe gjetur përgjigje rreth mënyrës se si formësohen politikat kulturore në Kosovë.

Fotografia: Jetmir Idrizi