TË GJITHË ARTIKUJT NGA: Miodrag Marinković

Miodrag Miki Marinkovic është themeluesi dhe drejtori i Centra za Afirmativnu Društvenu Akciju – CASA (Qendra për Veprime Sociale Afirmative). Ai lindi në vitin 1975 në Prishtinë. Ai është aktivist dhe ka përfunduar studimet për drejtësi. Gjatë karrierës së tij, punoi si këshilltar politik në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë 2011-2016, para kësaj, për tri vjet në të njëjtin kapacitet në seksionin politik të EULEX-it (2009-2011) dhe Zyrën Civile Ndërkombëtare (2007- 2009). Gjithashtu, është autor i shumë artikujve hulumtues që lidhen me pozitën e komunitetit serb në Kosovë, si dhe dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.