Është ngritur numri i rasteve të zjarreve natyrore në Shqipëri, Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi.
Nga Kosovo 2.0 - 04.09.2017Nxehtësia e Europës Jugore këtë verë ka shkaktuar përsëri zjarre në Gadishullin e Ballkanit.
Gjatë dy muajve të fundit zjarrfikësit, ushtarët dhe qytetarët janë ballafaquar me këto zjarre në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci dhe Mal të Zi. Në shumë raste shkaktar i zjarrit ishte pakujdesia, ndërsa në raste tjera ishte veprimi i qëllimshëm.
Sivjet shumë pjesë të Europës janë ndikuar shumë nga kjo rritje e numrit të rasteve të zjarrit. Disa burime vlerësojnë se mbi një mijë zjarre kanë shpërthyer në kontinentin e vjetër gjatë vitit 2017. Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës është të paktën pjesërisht përgjegjës për këtë rritje.
Meqë shumë zjarre janë ende duke aktive në Ballkan, është gati e pamundur t’i vlerësojmë dëmet dhe kostot e deritanishme.
Foto: Hrvoje Polan - Velebit, Kroaci.
Aktualisht zjarri më i madh natyror në Kroaci është aktiv në zonat Biokovo, përfshirë këtu parkun natyror dhe Velebitin e veriut. Pavarësisht përpjekjeve të mëdha të ushtrisë dhe të zjarrfikësve, për shkak të erërave të forta, zjarri po shpërndahet.
sq

Njerëzit që janë në teren po thonë se është djegur toka. Në Velebit, si në shumë zona të tjera, kaloi një kohë para se të vinte ndihma me aeroplan.

Mediat kroate po e përshkruajnë këtë vit si një prej viteve më ekstreme të dekadës së fundit sa i përket zjarreve natyrore. Shumëkush e ka kritikuar reagimin e ngadalshëm të autoriteteve. Sipas disa vlerësimeve, deri më tani janë djegur mbi 85,000 hektarë tokë.

“Zjarri i ka përpirë pyjet me pisha, bimët endemike janë zhdukur dhe kafshët i kanë lënë habitatet e tyre nga frika prej zjarrit”.
- Fotografi Hrvoje Polan - Velebit, Kroaci.
Foto; Velija Hasanbegovic - Podvelezje, BiH.
Në Bosnjë e Hercegovinë, disa prej mediave televizive po i prioritetizojnë zjarret në programet e tyre të mëngjesit. Megjithatë, nuk janë dhënë vlerësime për numrin e zjarreve ose nivelin e dëmit.

Foto: Velija Hasanbegovic - Podvelezje, BiH.
Në shumë raste në Bosnjë e Hercegovinë popullsia vendase është detyruar t’i bashkojë forcat me zjarrfikësit, të cilët kanë mungesë të fuqisë punëtore dhe të pajisjeve për ta ndaluar zjarrin para se t’i afrohet shtëpive të tyre.

“Mendoj se ka ardhë koha… t’i përcaktojmë vendet ku do të jenë të gjitha pajisjet dhe ta kemi një sistem të koordinuar, si dhe një 122 [numër emergjent]”.
- Jelenka Milicevic, ministre federale e financave e cila është përgjegjëse për mbrojtje civile në Federatën e Bosnjës e Hercegovinës, duke iu referuar strukturave të ndërlikuara të qeverisë së vendit të saj, më 24 gusht.
Foto: Velija Hasanbegovic - Podvelezje, BiH.
Një rrezik shtesë për ata që po punojnë në teren në Bosnjë e Hercegovinë paraqitet nga minat tokësore që kanë mbetur nga lufta e fundit në zonat të cilat po preken nga zjarret. Zjarret në zonën e Mostarit dhe të Trebinjes kanë qenë më të rrezikshmet deri më tani, dhe kanë qenë aktive për një kohë më të gjatë.

Foto: Savo Prelevic - Tivat, Mal i Zi.
Në Mal të Zi ka zjarre që jende vazhdojnë në shumë zona, përfshirë këtu Cetinjen, Tivarin, Kotorin, Tivatin, Podgoricën, Zabljakun, Savnikun dhe Lovcenin. Pa burime për t’i luftuar të gjitha zjarret, në mes të korrikut qeveria kërkoi ndihmë nga NATO-ja.

Foto: Savo Prelevic - Lustica, Mal i Zi.
Pyjet, fushat dhe ullishtet janë kapluar të gjithat nga zjarret natyrore në zonën e Herceg Novit në Mal të Zi.

Foto: Matko Bulent — Has, Shqipëri.
Në Shqipëri kanë shpërthyer zjarre në zona të ndryshme, duke përfshirë këtu periferinë e kryeqytetit, Tiranës, dhe zonat turistike të Vlorës, Dibrës, Elbasanit dhe Beratit. Si në pjesët tjera të rajonit, është kërkuar ndihmë nga ushtria për t’i luftuar këto zjarre, ndërsa autoritetet po marrin parasysh edhe mundësinë e kërkimit të ndihmës nga Greqia fqinje, e cila gjithashtu është duke u përballur me zjarre.

Një temë që është shpërfillur gati krejtësisht është ajo se çfarë do të jetë ndikimi në ekosistemin e rajonit.
Cedomir Crnogorac, profesor i gjeografisë fizike nga Banja Lluka, paralajmëron se secili zjarr natyror u shkakton dëme të mëdha drunjve dhe tokës pjellore.
“Pas çdo zjarri natyror lind nevoja për pyllëzim. Dhe në Bosnjë gati askush nuk po merret me këtë, kështu që pres që pjesa më e madhe e zonës që po digjet të mbetet pa pyll”, tha ai, duke shtuar se zjarret po i detyrojnë kafshët të largohen prej disa zonave të caktuara.
Foto: Savo Prelevic - Lusticë, Mal i Zi.
Vetëm kur të ndalen të gjitha zjarret do të jetë e mundur të masim nivelin e vërtetë të dëmit.