Udha Ballkanike përmes Bosnjës e Hercegovinës vazhdon të jetë aktive
Nga Ajdin Kamber - 06.02.2020Po bëhen tri vjet që kur Bosnja dhe Hercegovina është bërë pjesë aktive e udhës së refugjatëve dhe emigrantëve që përpiqen të mbërrijnë në shtetet e Evropës Perëndimore. Gjatë kësaj periudhe, më se 50,000 njerëz kanë hyrë në këtë shtet.
Vetëm disa prej tyre kanë arritur ta vazhdojnë rrugëtimin. Disa të tjerë kanë hequr dorë dhe janë kthyer në shtetet e tyre amtare, por me mijëra kanë mbetur në Ballkan, të bllokuar mes dy botërave: asaj prej së cilës vijnë, ku jeta është shpesh e papërballueshme, dhe asaj që e ëndërrojnë.
Ka shumë raporte mbi veprimet e ashpra dhe të panjerëzishme të pjesëtarëve të policisë që ruajnë kufijtë e BE-së. Kjo gjithashtu po bëhet temë e shpeshtë ne Parlamentin Evropian. Udhëtarët flasin për brutalitetin që ushtrohet ndaj tyre, përfshirë përdorimin e forcës së tepruar dhe konfiskimin e pronës, veshjeve, telefonëve mobilë e parave. Veç kësaj, ata po ashtu po dëbohen me forcë jashtë kufijve të BE-së.
Ata që po shtyhen drejt Bosnjës e Hercegovinës detyrohen të rrojnë në kushte të rënda, dhe u mohohen të drejtat themelore sikur e drejta e qasjes ndaj azilit dhe strehimit të denjë dhe njerëzor.
Videografi, gazetari dhe fotografi Ajdin Kamber ka kaluar vitin e fundit duke udhëtuar përmes Bosnjës e Hercegovinës dhe duke raportuar rreth jetëve të refugjatëve dhe emigrantëve. Prej Sarajevës, Bihaqit, Klladushës së Madhe dhe Tuzllës, ai ka ndjekur këta njerëz dhe udhën e tyre, të njohur si “The Game” (Loja). Ata detyrohen t’i bëjnë këto udhëtime për ta siguruar një jetesë të sigurt.
Tuzlla, Stacioni i Trenit, Janar 2020
sq
Tuzlla, Stacioni i Trenit, Janar 2020
Tuzlla, Stacioni i Trenit, Janar 2020
Këtu, temperaturat gjatë natës bien në minus 10 gradë. Disa qindra njerëz detyrohen të banojnë në një kamp të improvizuar mes binarëve. Kanë arritur në Bosnjë përmes Turqisë, Greqisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Shqipërisë, Kosovës, ose Malit të Zi. Janë nisur nga Afganistani, Iraku, Siria, Pakistani, Maroku, India, dhe vende të tjera.
sq
Ata e kalojnë kohën te stacioni i trenit, sepse autoritetet lokale nuk pranojnë t’u ofrojnë strehim. Në Bosnjë e Hercegovinë, Ministria e Sigurisë merret me përkujdesjen ndaj emigrantëve dhe refugjatëve, por e ka të pamundur t’u kërkojë autoriteteve lokale t’u përmbahen ligjeve dhe t’u sigurojnë udhëtarëve trajtim të denjë dhe njerëzor.. Ose kështu së paku duket, duke pasur parasysh si kanë shkuar punët gjatë dy viteve të fundit.
sq
Më shumë se 100 njerëz që tash po rrijnë në këtë kamp të improvizuar do të duhet ta presin fundin e dimrin këtu. Sapo të fillojë pranvera, ata do ta vazhdojnë udhën e tyre drej Bashkimit Evropian. Para tyre qëndrojnë male që duhet t’i ngjitin, lumenj që duhet t’i kalojnë, dhe kufij të mbyllur me roja të nevrikosura.
sq
Ata që janë lënë në rrugët e Tuzllës jetojnë në kushte shumë të rënda: pa ujë të rrjedhshëm, pa tualete, pa banja. Nuk kanë as mjekë, as psikologë, dhe s’kanë qasje në institucionet shtetërore. Për më se 18 muaj, qytetarët vendas dhe organizatat humanitare kanë ofruar ushqim të nxehtë, çaj, dhe rroba. Njerëzit që jetojnë atje ballafaqohen çdo ditë me lloj-lloj diskriminimi.
Gjërat e vogla, sikur loja e kriketit, ua bëjnë jetën pakëz më të lehtë këtyre udhëtarëve.
sq
Gjërat e vogla, sikur loja e kriketit, ua bëjnë jetën pakëz më të lehtë këtyre udhëtarëve.
Bosanska Krajina, Dimër 2019/2020
Pjesa më e madhe e emigrantëve dhe refugjatëve gjenden në veri të Bosnjës e Hercegovinës, përkrah qyteteve të Bihaqit dhe Klladushës së Madhe, si dhe në fshatrat e qytezat përreth. Arsyeja për këtë është e thjeshtë — është rruga më e shkurtër që çon te shtetet e sigurta ku ata do të përpiqen të kërkojnë azil ose të gjejnë mënyrë për të qëndruar.
Vuçjak, Dimër 2019
sq
Vuçjak, Dimër 2019
Vuçjak, Dimër 2019
Deri në mes të dhjetorit të kaluar, disa mijëra njerëz janë detyruar të jetojnë në një vend të cilin e kanë quajtur “Xhungla”. Autoritetet e qytetit improvizuan një kamp në një ish-deponi në rajonin e Vuçjakut pranë një fushe minash të mbetur nga lufta e fundit, i cili është dy kilometra prej kufirit të BE-së. Për gjysmë viti, disa qindra njerëz të rraskapitur kanë jetuar atje, duke u munduar të mbijetojnë në kushte të rënda: pa rrymë, pa tualet, pa ushqim dhe ujë të mjaftueshëm, pa doktorë dhe barna. Vetë ekzistimi i këtij kampi do të jetë damkë e përhershme për autoritetet në këtë pjesë të Bosnjës e Hercegovinës, por edhe për krejt shtetin.
sq
Më se 4,000 njerëz po jetojnë në qendrat që janë ngritur më 2018, kur udhëtarët nisën të kalojnë përmes Bosnjës. Qendrat i ofrojnë vetëm sendet themelore. Janë të financuara nga BE-ja. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 3,000 njerëz kanë jetuar në pesë qendrat e Krajinës.
sq
Në të njëjtën kohë, numri i njerëzve për të cilët s’ka vend në kampe ose që nuk duan t’i frekuentojnë ato është pothuajse i njëjtë. Ata po flenë në ndërtesa të braktisura dhe fabrika të mbyllura gjatë tranzicionit dhe procesit të privatizimit. Kushtet e jetesës janë shumë të rënda. Shpeshherë, ata bien pre e dhunës së policëve. Liria e tyre e lëvizjes është e kufizuar dhe nuk kanë ushqim.
sq
Në disa raste gjatë vitit të kaluar, qytetarët e Bihaqit janë mbledhur për ta shprehur pakënaqësinë me situatën në qytet dhe ngurrimin e autoriteteve lokale dhe shtetërore për t’u përkujdesur për refugjatët dhe emigrantët. Një pjesë të zemërimit ua kanë drejtuar qeverisë dhe organizatave humanitare. Kishte edhe njerëz që haptazi kundërshtuan praninë e refugjatëve në rajon, duke kërkuar që ata të dëbohen, të mbyllen në kampe, dhe t’u ndalohet përdorimi i transportit publik.
Bllokadat dhe largimi i dhunshëm nga autobusët dhe trenat
Për ta parandaluar ardhjen e refugjatëve dhe emigrantëve në Kantonin Una-Sana (USC), autoritetet lokale kanë vendosur të bëjnë pika kontrolli të paligjshme. Sidoqoftë, askush nuk i ka ndalur deri tash. Patrullat policore janë të vendosura në hyrje të kantonit, duke i hequr njerëzit nga mjetet e transportit publik, kryesisht duke u bazuar në ngjyrën e lëkurës së tyre.
sq
Fshati i Veleçevës, afër Kluçit, është një nga pikat e kontrollit ku më se 7,000 njerëz janë marrë në mbajtje nga viti 2018, kur edhe është vendosur pika. Shumë prej tyre janë detyruar të flenë në tokë, përfshirë fëmijët. Pjesëtarët vendas të Kryqit të Kuq ishin të vetmit që lehtësuan situatën duke ofruar ushqim të nxehtë, strehim të përkohshëm dhe ngrohje.
sq
Përveç bllokimit të trafikut, autoritetet dhe policia e USC-së kanë ndaluar të gjitha lëvizjet me tren në linjën nga Sarajeva dhe Bihaqi. Në stacionin e parë të USC-së, në një vend të quajtur Bosanska Otoka, policia po largon me dhunë refugjatët dhe emigrantët edhe pse kanë paguar biletat për të shkuar deri në Bihaq.
sq
Pas heqjes së tyre nga treni, policia po përdor autobusë për t’i shpënë disa kilometra më tej, në veri të Bosanska Otokës, ku po i lënë në errësirë, pa strehë, ushqim, ujë, dhe ndihmë.
Sarajevë, Janar 2020
Kampet janë ndërtuar edhe në Sarajevë. Tash për tash janë dy prej tyre. Sikur ato të Bosanska Krajinës, kampet në Sarajevë ofrojnë vetëm kushtet e domosdoshme për t’i strehuar diku 2,000 njerëz, duke përfshirë gra, fëmijë dhe të mitur të pashoqëruar.
Sarajevë, Janar 2020
sq
Sarajevë, Janar 2020
As qendrat në Sarajevë nuk kanë vend për të gjithë, por disa nuk duan të shkojnë në kampe sepse nuk besojnë se janë mjaft të sigurt ose thjeshtë nuk mund të jetojnë aty. Ata po kalojnë kohë jashtë, në vende të hapura, ku arrijnë të mbijetojnë për shkak të qytetarëve bujarë.
sq
Për të mbijetuar dhe për të paguar ushqim e ndoshta strehim të lirë, dhjetra burra të rinj po sheshin faculeta xhepi në rrugët e Sarajevës. Shpesh i ndeshim në udhëkryqet e kryeqytetit ku rrijnë të durueshëm dhe të buzëqeshur duke u përpjekur t’u shesin shami hundësh kalimtarëve dhe vozitësve. Ata po e ruajnë dinjitetin e tyre dhe po mundohen të fitojnë pak para për ushqim. M. nga Maroku është një nga ta. Ai kalon të shumtën e ditëve te udhëkryqi afër një qendre tregtare në Sarajevë. Ai po ka telashe me rojat e qendrës dhe policët, të cilët po tentojnë ta largojnë.
Edhe pse janë në gjendje të vështirë,
ata po mundohen t’i ndajnë ato pak gjëra që i kanë me nevojtarë që gjenden më keq.
sq
Edhe pse janë në gjendje të vështirë,
ata po mundohen t’i ndajnë ato pak gjëra që i kanë me nevojtarë që gjenden më keq.
Disa nga udhëtarët do ta kalojnë dimrin boshnjak nëpër kampe. Pjesa tjetër do të detyrohet të flejë në çadra apo shtëpi të braktisura dhe fabrika. Shumica prej tyre do të nisen drej perëndimit për një jetë më të mirë. Këtë udhë e quajnë: Loja.
sq