K2.0 është e hapur për bashkëpunim me organizata të tjera mediale me qëllim që të ndihmojmë në përpjekjet që gazetaria cilësore të mund të lexohet gjerësisht. Ky bashkëpunim mund të bëhet përmes marrëveshjeve për publikim të vetëm një përmbajtjeje të caktuar apo përmes marrëveshjeve reciproke më afatgjata.
Nëse dëshironi ta ribotoni ndonjë nga përmbajtjet e K2.0 (përfshirë artikuj, pamje, fotografi, video, dizajne apo çfarëdo përmbajtje tjetër që i takon K2.0), duhet që paraprakisht të merrni leje të qartë me shkrim.
Nëse zbulohet se një organizatë mediale ka ribotuar përmbajtje të K2.0 pa leje, do të ndërmerren hapat e duhur nga K2.0, duke përfshirë veprimet ligjore.
Për të kërkuar leje për ribotim apo për të diskutuar se si mund të bashkëpunojmë, na shkruani në [email protected]. Por së pari, lexoni udhëzimet tona të ribotimit:
Koha
- Mediave vendore dhe rajonale nuk do t’u jepet e drejta për ta ribotuar përmbajtjen tonë pa kaluar të paktën 48 orë prej botimit të asaj përmbajtjeje në uebfaqen e K2.0.
- Mediat përtej rajonit mund ta ribotojnë përmbajtjen më herët sipas pëlqimit të K2.0.
Përmendja dhe njohja e autorësisë
- Kur ribotohet, autorësia për përmbajtje të K2.0 duhet të njihet dhe përmendet si më poshtë:
Kjo përmbajtje (specifikoni llojin p.sh. ky artikull, kjo video) është prodhuar nga K2.0, ku edhe është botuar fillimisht. Ribotimi këtu është bërë me lejen e K2.0.
- Një vegëz të integruar (hyperlink) që të dërgon te përmbajtja e caktuar në uebfaqen e K2.0 duhet të përfshihet në tekstin e mësipërm.
- Autori/ja i/e përmbajtjes duhet të përmendet në mënyrë të qartë ashtu që të mos krijohet kurrfarë keqkuptimi për autorësinë.
- Në të gjitha pamjet/fotografitë veç e veç duhet të përmendet qartazi autori/ja, si më poshtë:
[Emri i autorit/es të pamjes/fotografisë] / K2.0.
Marrëveshjet afatgjata reciproke
- K2.0 ka marrëveshje afatgjata me disa organizata mediale, duke i lejuar ato t’i ribotojnë përmbajtjet tona pa kërkuar leje për secilën përmbajtje veç e veç. Na kontaktoni nëse jeni të interesuar të lidhni një marrëveshje të tillë për publikimin tuaj.
- Çdo marrëveshje afatgjatë duhet të jetë reciproke — d.m.th. K2.0 duhet të ketë gjithashtu leje për të ribotuar përmbajtje nga ajo organizatë mediale.
- Çdo partner me të cilin biem dakord për marrëveshje të këtilla duhet të jetë i vetëdijshëm rreth dhe t’u përmbahet udhëzimeve për ribotimin e përmbajtjes së K2.0 në lidhje me Kohën dhe Përmendjen dhe njohjen e autorësisë (po ashtu për çdo kusht tjetër specifik që K2.0 zgjedh ta zbatojë).
Marrëveshje për një përmbajtje të caktuar
- K2.0 lidh marrëveshje me organizatat mediale për ribotim të një përmbajtjeje të caktuar.
- Partnerët në bashkëpunim duhet të jenë të vetëdijshëm rreth dhe t’u përmbahen udhëzimeve për ribotimin e përmbajtjes së K2.0 në lidhje me kohën dhe përmendjen dhe njohjen e autorësisë (po ashtu për çdo kusht tjetër specifik që K2.0 zgjedh ta zbatojë).
Shkeljet e udhëzimeve të ribotimit
- Nëse zbulohet se një organizatë mediale ka ribotuar përmbajtjen e K2.0 pa leje, ne do ta kontaktojmë organizatën në fjalë dhe do t’i informojmë se kanë shkelur të drejtat e autoriale të K2.0. Ne do të kërkojmë që përmbajtja jonë të hiqet menjëherë nga uebfaqja/platforma ku është publikuar pa leje.
- Nëse përmbajtja hiqet dhe nëse kjo është shkelja e parë nga një organizatë specifike, K2.0 nuk do të ndërmarrë ndonjë veprim të mëtejshëm.
- Nëse përmbajtja nuk hiqet, apo nëse nuk është shkelja e parë nga një organizatë specifike, K2.0 do ta ngre çështjen në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Mediave të Shkruara (për anëtarët e Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës). Për mediat që nuk janë anëtare të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, Kryeredaktori/ja do ta kontaktojë drejtpërdrejt kryeredaktorin/en e medias tjetër.