Kosovo 2.0 Flet për Religjion

  • Kronikë dhe fotografi nga ngjarja
  • Fotografitë: Kushtrim Ternava.

  • Rreth kësaj bisede
  • Edicioni i tretë i revistës Kosovo 2.0, Religjioni, diskuton gjithçka që është e shenjtë brenda dhe jashtë Kosovës.

    Të hënën me 21 Maj në Sheshin 21 në Prishtinë, jeni të ftuar të ndiqni një debat mbi temën e religjionit.

    Një koktej do të mbahet në 19:00, dhe debati do të fillojë menjëherë ne 20:00.

    PROGRAMI

    Kjo mbrëmje do të jetë një zbulim i sistemeve të ndryshme të besimit në Kosovë dhe në mbarë botën. Bashkohuni me ne në një diskutim mbi institucionet religjioze dhe shtetërore, dhe dinamikën midis religjionit, gjinisë dhe politikës.

    Diskutimi do të moderohet nga Adriatik Kelmendi, kyreredaktori i stacionit kombetar televiziv Koha Vision. Kelmendi ka më shumë se 15 vite pervojë në gazetari hulumtuese dhe është nikoqiri i njëri prej emisioneve më të shikuara në Kosovë, “Rubikon.”

    Jeni të ftuar t’i bashkoheni bisedës me panelistët tonë, të cilët vijnë nga një larmishmëri të pasur të fushave dhe të interesimeve, që mbulojnë gazetari, studime religjioze, të drejtat njerëzore dhe mbrojtjen e të drejtave gjinore.

    Xhabir Hamiti, Profesor në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Studimeve Islamike.
    Hulumtimet e Hamitit kanë eksploruar zhvillimin dhe praktikimin e Islamit ndër shqiptarë gjatë shekullit nëntëmbëdhjetë. Hamiti ka magjistruar në universitetin Xhinan të Libisë dhe mban doktoraturë në Studime Islamike nga Universiteti i Sarajevës. Ka dhënë mësim në Studime Kuranore dhe Gjuhë Arabe që nga viti 2003 në fakultetin e Studimeve Islamike në Universitetin e Prishtinës. Eshtë autor i disa librave, dhe i artikujve shkencore të shumta të botuara në zhurnale kombëtare dhe ndërkombëtare.

    Andrew Testa, Fotograf
    Fotografi londinez Testa ka mbuluar Ballkanin prej vitit 1999-2005, kur ishte i bazuar në Kosovë. Testa hulumton dinamikën e religjionit, etnicitetit dhe konfliktit ne foto esenë e kontribuar për edicionin e revistës Kosovo 2.0 mbi religjionin. Testa është kontribues i rregullt në New York Times, dhe puna e tij është paraqitur në revista sikur Newsweek, Time, Stern, Geo, Paris Match, Der Spiegel, The Sunday Times Magazine, The Independent Magazine, Mother Jones dhe Mare.

    Nita Luci është ligjeruese ne Universitetin e Prishtinës, Departamenti i Etnologjisë dhe Antropologjisë Kulturore, dhe kandidate për doktoraturë ne University of Michigan-Ann Arbor.
    Puna hulumtuese e Lucit është e fokusuar në tema të gjinsë dhe burrërisë, mbi trupin, kujtesën, shtetin, dhe dhunën. Është anëtare e Këshillit të Institutit për Studime Shoqërore dhe Humanistikë në Fakultetin Filozofik te Univerziteti i Prishtinës. Luci është bashkëthemeluese e Alter Habitus – institut i pavarur feminist mbi studime në shoqëri dhe kulturë.

    Matthew Brunwasser, Gazetar
    Brunwasser është gazetar i pavarur i bazuar në Stamboll, i cili specializon në marrëdhënie ndërkombëtare, të drejtat e njeriut dhe gazetari hulumtuese. Brunwasser kontriboi një artikull për edicionin “Religjioni” të revistës Kosovo 2.0 mbi revolucionin e ngadalshëm islamik në Turqi dhe përpjekjet për të transformuar xhamitë e dominuara nga meshkuj në hapësira pranuese për gra, si dhe për të rritur në përgjithësi rolin e religjionit në jetën e përditshme. Puna e tij del rregullisht në the International Herald Tribune, the New York Times dhe PRI’s The World.

    Isak Vorgucic, Gazetar
    Vorgucic është gazetar veteran nga Kosova dhe është menaxheri gjeneral i radio stacionit kosovar KiM radio. Vorgucic ka shkruar një artikull hulumtues mbi rolin e mediave dhe Kishën Ortodokse Serbe në këtë edicion të revistës Kosovo 2.0.

    Kjo është një mundësi e rrallë për t’u bashkuar me Kosovo 2.0 në misionin e saj të guximshëm dhe të vazhdueshëm për të promovuar debat, mendim kritik dhe diskutim mbi çështje qenësore për kosovarët dhe qytetarët rreth globit.

    Agona Shporta dhe Quarteti do të performojë gjatë koktejit dhe gjatë pauzave të mbrëmjes.

    Vendet janë të limituara! Konfirmo pjesëmarrjen tuaj jo më larg se të premtën, 18 Maj, 2012 me Hana Ahmetin në hana.ahmeti@kosovotwopointzero.eu ose me telefon në 044 309 038.K

    Ky event është financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandes dhe Friedrich Ebert Stiftung (FES).

  • Shikojeni këtë edicion tani
  • Rreth folësve/eve
  • Time:

    7:00 pm

    Place:

    Sheshi 21

    Date:

    21/05/2012