S`fundmi | Drejtësi Tranzicionale

Ftesë për dorëzim të propozimeve për artikuj

Nga - 04.03.2024

Mbështetje financiare dhe redaktoriale për gazetarinë

që trajton të kaluarën, kujtesën dhe drejtësinë tranzicionale.

K2.0 përkushtohet ndaj angazhimit kritik dhe reflektimit kuptimplotë mbi të kaluarën nëpërmjet gazetarisë së ngadaltë dhe rrëfimit gjerë e gjatë. Përderisa mediet më tradicionale, me shtrirje të madhe, mund t’i tejthjeshtojnë apo sensacionalizojnë rrëfimet që lidhen me luftën ose kontekstet e pasluftës, K2.0 ka ruajtur përqendrimin tek rrëfimtaria shpjeguese me vëmendje në të drejtat e njeriut, drejtësinë tranzicionale, artin dhe kujtesën kolektive. Ky kontekst na jep edhe më shumë vullnet ta prezantojmë ftesën tonë për dorëzim të propozimeve për artikuj për projektin tonë të radhës.

Ky projekt mbështet përpjekjet gazetareske që përqendrohen në temat e ballafaqimit me të kaluarën, kujtesën dhe drejtësinë tranzicionale. Projekti do të mbledhë pikëpamje lidhur me këto tema nga Kosova dhe rajoni më i gjerë, duke vënë në pah rrëfime të patreguara dhe duke ofruar trajtime unike mbi çështjet që veç janë të njohura për publikun.

Nëse je gazetar/e, profesionist/e t/e medies, hulumtues/e ose shkrimtar/e, që ke një rrëfim për ta treguar për të kaluarën, një narrativë që dëshiron ta shtjellosh, ose një ide rreth kornizave të reja të të folurit për të kaluarën, kjo thirrje është për ty. Për të mësuar më shumë lidhur me ftesën për dorëzim të propozimeve për artikuj dhe për të kuptuar më shumë rreth projektit dhe artikujve që do të mbështesim, lexoni udhëzimet më poshtë.

Afati i fundit për të propozuar një ide për artikull është më 22 mars 2024.

Imazhi i ballinës: Dina Hajrullahu / K2.0.

 

 

 

Ky aktivitet zbatohet me ndihmën e projektit “Mbështetja e BE për ndërtimin e besimit në Ballkanin Perëndimor”, që financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e Kosovo 2.0 dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian dhe as të UNDP.

  • 14 Mar 2024 - 19:46 | Artë:

    Unë jam Artë Ramiqi,jam gazetare Kisha dashtë me shtjellu historin time,ballafaqimi me paragjykim,fyrje e diskriminim,shkelje e te drejtës për punë etj krejt kjo shkaku që unë vendosa të mbulohem(hijab)në vitin 2014. Si gazetare gjat viteve kam tregu rezultate të shkëlqyera,pastaj kam punu zyrtare në zyre te kryeministrit(2008) pastaj në shoqëri civile,në përcjellje të komisioneve parlamentare,etj etj Gjithçka u mbyllë për mu,kur unë vendosa hijab,u përballa me sifidat me të randa në jetë,humba besimin që në këtë shoqëri munden me u respektu te drejtat e njëriut. Unë vazhdoj të shkruaj,nuk dorzohem,por që jeta ime është ngarku shumë nga njerz diskriminues e që hiqen si elitë Unë isha e kërcënuar,vajzat e mija e burri im ishin në rrezik,dikush më ndiqte me shkruante me kërcënonte,edhe pse rastin e lajmërova në polici ata nuk më ofruan mbrojtje.

KOMENTO