Analizë e pesë viteve të fundit.
Nga Kosovo 2.0 - 10.10.2017Më 12 dhjetor, 2012, një grup i organizuar banditësh i sulmuan pjesëmarrësit e lansimit të edicionit ‘Seks’ të revistës K2.0, që përfshiu një analizë të të drejtave LGBTI në Kosovë e Ballkanin Perendimor. Ky sulm u dënua gjerësisht nga shoqëria civile, komuniteti ndërkombëtar dhe nga disa përfaqësues institucionalë. Një vit më vonë u shpallën fajtorë tre individë, por më pas u liruan me kusht. Foto: Atdhe Mulla / K2.0
sq
Më 12 dhjetor, 2012, një grup i organizuar banditësh i sulmuan pjesëmarrësit e lansimit të edicionit ‘Seks’ të revistës K2.0, që përfshiu një analizë të të drejtave LGBTI në Kosovë e Ballkanin Perendimor. Ky sulm u dënua gjerësisht nga shoqëria civile, komuniteti ndërkombëtar dhe nga disa përfaqësues institucionalë. Një vit më vonë u shpallën fajtorë tre individë, por më pas u liruan me kusht. Foto: Atdhe Mulla / K2.0
“Komuniteti LGBTI+ është pothuajse krejtësisht i padukshëm në Kosovë, e ndonëse kjo ka kuptim kur marrim parasysh faktin se jetojmë në shtetin me homofobik në Evropë, prapëseprapë është krejtësisht e papranueshme. Prandaj të gjithë ata që mendojnë ndryshe kanë përgjegjësi për t’i bërë ata që të mos ndihen si krejtësisht të harruar, e për t’u dhënë pak shpresë së gjërat do të ndryshojnë herët a vonë”. — Keka Berisha
Kolektivi Haveit, i përbërë nga dy palë motra, Hana e Vesa Qena dhe Alketa e Lola Sylaj, është i njohur për përdorimin e performancave publike artistike si vegël për aktivizmin e tyre. Në shkurt të vitit 2014, në ditën e Shën Valentinit, ato u puthën me njëra-tjetrën në Sheshin Nënë Tereza, në mbështetje të marrëdhënieve ndërmjet personave të të njëjtit seks. Foto nga Haveit.

“Kjo shoqëri ende nuk e pranon dashurinë ndërmjet personave të të njëjtit seks, e madje edhe e ndalon atë, për arsye ‘morale’. Le të triumfojë dashuria!” — Haveit për performancën e tyre.
Prej vitit 2012, Halilaj i ka prodhuar dy zina bashkë me të dashurin e tij, Alvaro Urbano. Titulli i zinës është ‘Kush-te-tut-a?’. Ofron një koleksion të fotografive dhe teksteve të cilat trajtojnë tema që lidhen me gjininë.

"'Kushtetuta' vjen si pasojë e jetës së përditshme që e kam ndarë me Alvaron për disa vite në Berlin, dhe si pasojë e dëshirës për të menduar e për t’u ndier njëlloj edhe në Kosovë. Ishte gjithashtu e rëndësishme që nga fillimi ta kishim një mënyrë të lehtë dhe të arritshme të komunikimit të këtyre mendimeve nëpërmjet një zine që është e bazuar në një kollazh të ideve”. — Petrit Halilaj
Come Out Graffiti/ Liridon Veliu
Në tetor të vitit 2013, Liridon Veliu ishte pjesë e një grupi të aktivistëve të rinj të cilët në baza vullnetare vendosën t’i shkruajnë në qendër të qytetit disa sllogane si: “Jo Homofobisë”, “Gay është OK” dhe “Lesbian është OK”. Foto: Atdhe Mulla / K2.0.

"Ideja për këto grafiti ishte për t’u treguar qytetarëve të Prishtinës se komuniteti LGBT është pjesë e shoqërisë kosovare. Kjo ishte një ndër rastet e para kur komuniteti LGBT e ngriti zërin dhe u bë më i dukshëm në jetën aktive”. — Liridon Veliu
Kaltrina Krasniqi është regjisore kosovare e cila ka fituar disa çmime dhe ka punuar kryesisht filma të metrazhit të gjatë. Megjithatë, ajo u nxit për ta krijuar një film dokumentar pas ngjarjeve të vitit 2012. Foto: Atdhe Mulla / K2.0.

Dokumentari i saj - i cili zgjat 45 minuta - analizon përleshjen ndërmjet sekularizmit dhe besimeve fetare ekstreme, duke e përdorur si pikënisje sulmin ndaj Kosovo 2.0. Foto nga filmi dokumentar "Seks".

“Sulmet ndaj Kosovo 2.0 dhe komunitetit LGBT në vitin 2012 e frikësuan publikun e përgjithshëm - kryesisht për shkak se këto ngjarje e treguan faktin se policia ishte e anshme sa i përket mbrojtjes së qytetarëve. Mungesa e veprimit policor i fuqizoi grupet radikale, të cilat vepruan sikur kishin mandat për zbatuar rendin shoqëror në bazë të kushteve të tyre. Ky realizim u bë burim i zemërimit i cili më nxiti për ta treguar historinë e Seksit”. — Kaltrina Krasniqi
Në vitin 2016, Presidenti Hashim Thaçi marshoi bashkë me personat LGBTI, aktivistë dhe qytetarë në Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë dhe Transfobisë. “Secili mund të dashurojë secilin”, tha Thaçi në një deklaratë të shkurtër para gazetarëve. Foto: Atdhe Mulla / K2.0.

Në marshin e vitit 2016 morri pjesë edhe ish-Presidentja Atifete Jahjaga. Në këtë foto paraqitet duke e mbajtur në dorë një pankartë në të cilën shkruan se homofobia është zgjedhje. Foto: Atdhe Mulla / K2.0.

Ndërtesa e qeverisë së Kosovës gjithashtu e shënoi IDAHOT-in, duke i ndezur dritat me ngjyrat e flamurit të ylbertë në vitin 2015 dhe 2016. Foto nga Ambasada e Finlandës.

Vitin e kaluar, për herë të parë Kosova ishte nikoqire e konferencës rajonale për të drejtat LGBTI. Me temën “Pse ligjet nuk mjaftojnë!”, konferenca kishte për synim ngritjen e nivelit të debatit për mungesën e përfshirjes shoqërore dhe barazisë së personave LGBTI në Ballkanin Perendimor dhe në Turqi. Foto nga CEL.

Më 8 mars, 2017, për herë të parë u përfshinë thirrjet kundër homofobisë dhe transfobisë në aktivitetet e Ditës Ndërkombëtare të Grave. “Ndal homofobinë”, “Orientimi im seksual nuk ka lidhje me punën time”, dhe “Punësim pavarësisht orientimit seksual dhe identitetit gjinor”, ishin disa prej slloganeve që u ngritën atë ditë. Foto: Atdhe Mulla / K2.0.

Poeti i ri Lindon Krasniqi e fitoi çmimin e parë në edicionin e dytë të Festivalit të Slam Poezisë që u mbajt vitin e kaluar në dhjetor. Poezia e tij “Një dialog kryesisht i njëanshëm ndërmjet homofobisë dhe fëmijëve të rinj joheteroseksual”, është analizë e sinqertë e minoriteteve gjinore e seksuaule dhe shëndetit mendor. Foto: Chester Eng.

“George Orwell kishte thënë se të gjitha shkrimet duhet të jenë politike, në mënyrë që autorët t’i shmangen rënies në 'fragmente vjollcë' - paragrafe të cilat përdorin gjuhë elegante, por asgjë më shumë. Tregimi i historive dhe ndërtimi i botërave nuk janë të kufizuar vetëm në prozë. Në poezinë time, shiu është pak më i butë, dashuria është pak më e zhurmshme, dhe infrekuenca statistike e një trupi është e bukur. Arti joheteroseksual nuk është 'alternativ'. Kështu e njoh dashurinë, dhimbjen, padrejtësinë dhe shërimin. Nuk është fragment vjollcë nëse bukuria që e përshkruan i kundërshton stereotipet dhe i normalizon tabutë. Arti është aktivizëm.” — Lindon Krasniqi
Dramaturgu dhe shkrimtari Jeton Neziraj — i cili ka fituar disa çmime — është autor i më shumë se 15 shfaqjeve dhe drejtor i kompanisë teatrale, Qendra Multimedia. Shfaqjet e tij janë zakonisht reagime satirike ndaj temave shoqërore, politike dhe kulturore në Kosovë. Foto: Atdhe Mulla / K2.0.

Më 7 shtator, 2017, u luajt premiera e shfaqjes së Nezirajt "55 shades of gay" në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Kjo shfaqje i trajton vështirësitë me të cilat përballet një çift gej gjatë përpjekjeve për t’u martuar. Foto: Atdhe Mulla / K2.0.
Nga Kosovo 2.0 - 10.10.2017“Në kontekstin kosovar, në rrethanat e një ambienti homofob, vetëm trajtimi si i tillë, në teatër, i një çështje që ka të bëjë me LGBTI, është i rëndësishëm dhe i dobishëm. Para së gjithash, sepse një çështje kaq e tabuizuar, ngrehet nga margjinat, nga hijet dhe nga ‘mosekzistenca’ dhe bëhet e dukshme, e qasshme dhe ekzistuese. Shpesh vetëm kjo është e mjaftueshme”. — Jeton Neziraj
Regjisorja kosovare Blerta Zeqiri, e cila ka fituar disa çmime, ka trajtuar tema LGBTI dy herë nëpërmjet filmave të saj. Duke e përdorur një dokumentar të shkurtër për individët LGBT në Kosovë si pjesë e hulumtimeve të saj ("Stigma", i prodhuar në vitin 2013), Zeqiri së fundmi e bëri regjinë e filmit të metrazhit të gjatë, “Martesa”, premiera e së cilit do të shfaqet në Tallinn Black Nights Film Festival më vonë gjatë këti viti. Foto: Atdhe Mulla / K2.0.

“Martesa” është filmi i parë i metrazhit të gjatë (100 minuta) i prodhuar nga Zeqiri. Trajton temën e dy miqve të cilët ndahen pas luftës së vitit 1999 në Kosovë dhe bashkohen përsëri në kohën kur njëri prej tyre është para martesës. Ngjarjet dhe zbulimet e marrin një kthesë të papritur që rrezikon ndryshimin e situatës aktuale të këtij trekëndëshi. Foto nga filmi "Martesa".

"Filmi është arti më popullor pas muzikes, por përkundër muzikës, e cila shpeshherë përcjell vetem ndjenja, filmi e ka mundësinë të përcjellë edhe ide, dhe në këtë mënyrë mund të hapë mendjet e masave, por edhe të politikaneve të cilët i hartojnë ligjet dhe implementojnë ndryshimet në shoqëri. Dashuria është ndjenja më e bukur që mund të ketë njeriu dhe për mua gjithmonë ka qenë absurd se si mund t'i pengojë dikuj dashuria që dy të rritur e kanë për njëri-tjetrin deri në atë masë sa të luftojnë aktivisht kundër tyre". — Blerta Zeqiri
Leonida Molliqaj punon si gazetare për Preportr, burim i lajmeve online që publikon hetime të thella për çështje që ndilkojnë te ndërtimi i shtetit të Kosovës. Molliqaj kryesisht fokusohet në grupet e ndjeshme në shoqëri ose në çështjet që kanë për synim t’i thyejnë pikëpamjet tradicionale dhe konservatore. Foto: Atdhe Mulla / K2.0.

“Media nuk duhet të jetë vetëm pasqyrë e realitetit shoqëror, në këtë rast zëdhënëse e homofobisë, por të ketë rol emancipues e edukues në mënyrë që të ndikojë dhe pasurojë debatin lidhur me liritë dhe të drejtat e njeriut. Duke ditur se institucionet shtetërore nuk kanë bërë as minimumin në mbrojte të të drejtave dhe lirive të njeriut, mendoj që hapësira që kemi ne si gazetarë për të shtyrë përpara tema emancipuese është e domosdoshme të shfrytëzohet”. — Leonida Molliqaj
Artan Haraqija është gazetar hulumtues i cili punon për programin Zona Express TV. Ai së fundmi e ka punuar një dokumentar televiziv 45-minutësh të titulluar “Mallkimi LGBT”, i cili analizon jetën e burrit të parë transgjinor që ka dalur haptas në Kosovë. Foto: Atdhe Mulla / K2.0.

“Gjatë karrierës sime gati 18-vjeçare si gazetar, nuk kam ndier kurrë ngarkesë më të rëndë se derisa kam punuar një dokumentar për komunitetin LGBTI në Kosovë. Mundësia për të shkatërruar jetën e njerëzve apo sqarimit të një mori keqkuptimesh që ekzistojnë rreth komunitetit më të diskriminuar në Kosovë është një vijë tejet e hollë, për çka edhe titulli i dokumentarit u vendos të jetë 'Mallkimi LGBTI'”. — Artan Haraqija
Artisti performues kosovar Astrit Ismaili e shfrytëzon rregullisht trupin e tij në veprat e tij, si mënyrë për ta kundërshtuar dhe kritikuar uniformitetin dhe pritjet shoqërore, përfshirë këtu përvetësimin e fluiditetit gjinor. Foto: Majlinda Hoxha / K2.0.

Në “Unikat”, një performancë audio-vizuale, Ismaili ndërton tri figura me “karakteristika futuriste dhe jashtëtokësore”, duke përfshirë këtu një djalë shtatzënë. Foto: Matevz Paternoster.

“Njeriu duhet të jetë i lirë për të zbatuar çfarëdo ideje që i vjen në mend, në mënyrë që të ndihet rehat në trupin e tij/saj. Kur e pranojmë se secila ditë ofron mundësi për të ndryshuar, identitetet tona mund të jenë në tranzicion të vazhdueshëm. Ndonjëherë duhet të marrim vendime të jashtëzakonshme si ta ndryshojmë gjininë, apo ta rrisim prapanicën me transplant, apo ta shtojmë një sy apo dorë shtesë në trup. Definitivisht duhet ta bëjmë, por duhet të jemi të sigurtë që nuk po e bëjmë për shkak të presionit shoqëror”. — Astrit Ismaili