S`fundmi | Aktivizmi

PUNËTORI: FOTO & VIDEO PRODUKSIONI

Nga - 10.02.2021

Kosovo 2.0 ju fton të regjistroheni në punëtorinë e prodhimit të fotografisë dhe videos në kuadër të programit Lokomotiva 2.0 që përkrahet nga Fondi Prince Claus.

Punëtoria do të mbahet më 1 dhe 2 mars dhe do të udhëhiqet nga fotogazetari Ferdi Limani dhe profesori i video-produksionit Agon Nimani. 

Kjo punëtori ju mëson për format e raportimit fotografik, krijimin e esesë fotografike personale, gazetarinë mobile dhe përpunimin e videove.

Në ditën e parë të punëtorisë do të mësoni për:

  • mundësitë e raportimit me telefonë smart;
  • përçimin e mesazhit te publiku; 
  • rëndësinë e raportimit të shpejtë;
  • llojet e ndryshme të pajisjeve;
  • bazat e kompozicionit;
  • xhirimin e videove interaktive;
  • teknikat e fotografimit;
  • format e raportimit fotografik.

Në ditën e dytë të punëtorisë do të mësoni për:

  • përpunimin e videove me Premiere Pro, mjetin më të fuqishëm për video-editim;
  • përdorimin e një sërë atributesh dhe funksionesh thelbësore për t’i arritur sa më mirë qëllimet;
  • editimin e audios në video;
  • efektet që mund t’i përdorni në video;
  • përshtatjen e ngjyrave;
  • eksportimin e videos për formate të ndryshme;
  • krijimin dhe publikimin e një eseje fotografike personale;
  • hulumtimin dhe përshkrimin e një fenomeni të caktuar shoqëror përmes mediumit të fotografisë.

 

I ftojmë të aplikojnë në këtë punëtori gazetarët e rinj, hulumtuesit, aktivistët dhe individët e tjerë të interesuar ta shprehin veten nëpërmjet mediumeve të fotografisë dhe videos.

Për të siguruar distancim fizik, punëtoria do të organizohet online përmes platformës Zoom. Për ata që kanë nevojë do të sigurohet përkthim në gjuhët angleze dhe serbe përmes kanaleve të përkthimit në Zoom.

Për t’u regjistruar në punëtori, ju lutem klikoni këtu. Të gjithë aplikuesit do të njoftohen për statusin e aplikimit të tyre. Afati i fundit për regjistrim është 24 shkurt 2021.

  • 18 Feb 2021 - 09:25 | Kaltrina Fejzullahu:

    Përshëndetje Erlinda, Pamë që keni komentuar në PUNËTORINË: FOTO & VIDEO PRODUKSIONI. Aplikimi nuk duhet të bëhet përmes komenteve në artikull, por duke klikuar në linkun në vijim të cilin e pasur edhe në thirrje. https://forms.gle/77SoyieVEQ1fvmk3A Ju lutemi ta plotësoni këtë formë. Është shumë e shkurtër dhe e thjeshtë. Suksese,

  • 18 Feb 2021 - 09:25 | Kaltrina Fejzullahu:

    Përshëndetje Benjamin, Pamë që keni komentuar në PUNËTORINË: FOTO & VIDEO PRODUKSIONI. Aplikimi nuk duhet të bëhet përmes komenteve në artikull, por duke klikuar në linkun në vijim të cilin e keni edhe në thirrje. https://forms.gle/77SoyieVEQ1fvmk3A Ju lutemi ta plotësoni këtë formë. Është shumë e shkurtër dhe e thjeshtë. Suksese,

  • 14 Feb 2021 - 21:28 | Benjamin Menekshe:

    Në Mendje time kamë të formoj një ekip Vallor në kulturen Rome e cila mbizeteron me Veshje dhe me kercime tradicionale të Komunitetit Rom. Kryesisht egziston një Organizat Jo Qeveritare në prizren e cila quhet “Durmish Asllano” dhe kjo Organizat ështe tu e udhëheq Kulturën Rome prej vitit 1966 dhe Kjo organizat ka promovuar me sukses kulturën Rome qoftë në Teater qoftë në poezi por në vitet e fundit kanë pasur munges tfondeve për të udheheq projektin për foklor dhe un si ceka nfillim kam dëshir ta promovoj Kulturën time qoftë në audio Vizual qoftë edhe në vallzim me foklor e cila gjith u Mbajt në Teatrin”Bekim Fehmiu” por nuk kamë vetëm këta njohuri po ashtu jam Në kolegjin AAB në drejtimin Komunikim Masiv-Produksion po ashtu kamë njohuri në Kamer dhe në Montazh me programin Adope Premiere

  • 11 Feb 2021 - 14:56 | Erlinda:

    Të mesoj hulumtimin e një dukurie shoqërore përmes fotografisë.

KOMENTO