Hajde Folim: Të [mos] arsimohesh në pandemi…

  • Rreth kësaj bisede
  • Pas përhapjes së pandemisë COVID-19, po thuhet se kjo krizë vetëm sa do t’i përkeqësojë ndarjet në një botë veç se të pabarabartë.

    Megjithatë, efektet janë shumë më të thella dhe përfshijnë grupmosha të ndryshme. Si rrjedhojë e urdhërit për të qëndruar brenda shtëpive, fëmijët po shfrytëzojnë mjete të mësimit online në arsim, por jo të gjithë i gëzojnë kushtet e shtëpive dhe familjeve të klasës së mesme, si kompjuterët, interneti dhe hapësira për studim. Prej viteve të 60-a, studimet kanë dokumentuar fenomenin e humbjes së njohurive gjatë verës, ku gjatë pushimit veror tremujor nxënësit më të varfër mbresin prapa në lexim dhe matematikë në krahasim me nxënësit që vijnë prej familjeve më të pasura. Kosova ka qenë në izolim për gati tre muaj.

    Ndonëse plot e kanë lëvduar përdorimin e teknologjisë prej mësimdhënësve, duke thënë se ka dhënë shpresë për të ardhmën, disa tjerë pretendojnë se sistemi i arsimit nuk ka qenë i përgatitur si duhet për të reaguar ndaj këtyre rrethanave të reja. Vlerësohet se 10 përqind të fëmijëve – shumë prej të cilëve i përkasin grupeve të margjinalizuara si komunitetet e romëve, egjiptasve dhe ashkalinjve – nuk kishin mundësi të marrin pjesë në mësimin online. Për më tepër, situata veç se e vështirë e fëmijëve me aftësi të kufizuara u përkeqësua si rrjedhojë e pandemisë pasi që një përqindje e konsiderueshme e këtij grupi jetojnë në varfëri dhe kanë mungesë të kushteve për ta vazhduar arsimin nga shtëpia – është raportuar se disa nuk kanë as televizora dhe telefona, kështu që mësuesit e tyre as nuk kishin mundësi t’i kontaktojnë.

    Pasi që fokusi kryesisht ka qenë në siguri, politikë dhe ekonomi, janë shpërfillur çështjet tjera si arsimi dhe qasja në ushqim e medikamente. Por çfarë duhet të bëhet për t’i zvogëluar dallimet e mëdha ndërmjet nxënësve të prejardhjeve të ndryshme? A mund t’i kompensojnë ato që i kanë humbur nxënësit që janë përjashtuar nga mësimnxënia gjatë pandemisë? A do të çojë suksesi i supozuar (ndonëse ekskluziv) i mësimit online në Kosovë deri te integrimi i mëtejmë i teknologjisë në sistemin e arsimit? Dhe a ka shpresë që Kosova mund t’i zbusë pasojat e problemeve globale në kontekstin lokal të saj?

    Për ta nisur diskutimin, ne kemi ftuar Isak Skenderin, drejtorin ekzekutiv të OJQ-së Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve; Dukagjin Pupovcin, drejtorin ekzekutiv të organizatës jofitimprurëse Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), dhe Donjeta Kelmendin, drejtoreshën ekzekutive të Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF). Diskutimi do të moderohet nga Agnesa Qerimi, menaxhere e projektit në Këshillin Rinor Kosovar.

    Do të ketë përkthim në gjuhët angleze dhe serbe nëpërmjet thirrjeve në Grupe të Viber të krijuara për secilën gjuhë, thjesht na dërgoni numrin e telefonit dhe tregoni se për cilën gjuhë iu duhet përkthim, dhe ne do të ju përfshijmë në Grupin përkatës.

    Kjo ngjarje realizohet me mbështetje financiare nga National Endowment for Democracy.

    Formati: Diskutimi do të mbahet në platformën Zoom (dhe do të transmetohet në Facebook Live). Do të ketë përkthim në gjuhët angleze dhe serbe nëpërmjet Grupeve të Viber, ku përkthyesit do të jenë të pranishëm në takim me mikrofona të ndalur, deri sa janë duke përtkhyer për audiencën nëpërmjet thirrjeve në Grupet e Viber.

  • Shikojeni këtë edicion tani
  • Rreth folësve/eve
  • Time:

    5:30 pm

    Place:

    HUB Online

    Date:

    16/06/2020