Thirrja “Asnjë ma shumë” jehon nga Kosova në Meksikë.
Në prill të vitit 2024, pas dy rasteve të femicidit në javën paraprake, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmanishpalli ditë zie “në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore”. Protestuesit/et dhe grupet e të drejtave të njeriut në Prishtinë dhe qytete të tjera kërkuan drejtësi për të dy gratë, të gjitha ato që janë vrarë dhe ato që potencialisht mund të vriten.
Anëtarët/et e grupeve të të drejtave të njeriut me seli në Kosovë, duke përfshirë Leonida Molliqajn,drejtore ekzekutive e grupit avokues, Qendra për Informim, Kritikë dhe Veprim (QIKA), kanë shprehur vazhdimisht shqetësime për numrin e rasteve të nënraportuara të dhunës me bazë gjinore dhe femicidit. Gratë në Kosovë, që përjetojnë forma të dhunës me bazë gjinore kanë pak besim te autoritetet, marrë parasysh mungesën e vazhdueshme të llogaridhënies për dorasit.
Njëraport i vitit 2023 i Amnesty International konkludoi se gratë në Kosovë, të cilat i drejtohen policisë në rastet e abuzimit ekonomik, psikologjik dhe fizik, shpesh nuk merren seriozisht dhe, në disa raste, madje inkurajohen që të mos i raportojnë ato. Raporti përmbante disa intervista me të mbijetuara të dhunës në familje dhe shqyrtoi ndërveprimet e tyre me policinë vendore. Një grua nga Mitrovica e Veriut kujton se policia “më tha se nuk ekziston diçka e tillë [si dhunë ekonomike]. Ata thanë gjithashtu se bashkëshorti kishte të drejtë të ma mohonte mbështetjen financiare, sepse ishte ai që punonte dhe mbante familjen me para”.
Paaftësia e autoriteteve kosovare për të mbrojtur gratë që raportojnë rastet e abuzimit nuk u lë grave asnjë mundësi tjetër veçse të kërkojnë drejtësi dhe siguri përmes protestave dhe avokimit të vazhdueshëm.
Një grua tjetër nga Prishtina shpjegoi se kur kishte shkuar në polici me dëshmi të qarta të abuzimit fizik, ata/o u treguan mbështetës dhe i siguruan burime. Megjithatë, kur i kishte thirrur autoritetet nga tualeti i saj gjersa fshihej nga dhuna e bashkëshortit, asaj i kishin thënë se “duhet t’i zgjidhte vetë këto probleme” dhe se nuk duhet “ta thërriste policinë për gjithçka”.
Paaftësia e autoriteteve kosovare për të mbrojtur gratë që raportojnë rastet e abuzimit nuk u lë grave asnjë mundësi tjetër veç të kërkojnë drejtësi dhe siguri përmes protestave dhe avokimit të vazhdueshëm. Lëvizjet kundër dhunës me bazë gjinore në Kosovë i bëjnë jehonë mesazheve të përhapura nga protestat e organizuara nga gratë anembanë Amerikës Latine që nga fillimi i viteve 2010.
Ni una menos
Mijëra gra dolën në rrugët eArgjentinës në vitin 2015, si reagim ndaj vrasjes së një vajze 14-vjeçare nga i dashuri i saj. Protestueset mbanin pankarta me mbishkrimin “Ni una menos” — “asnjë ma shumë” — për të tërhequr vëmendjen ndaj rasteve të përsëritura të femicidit e të patrajtuara nga autoritetet lokale. Tog-fjalëshi u shfaq në protesta, u bë thurrje e njohur në rrjetet sociale dhe përfundimisht u bë simbol kolektiv i feministeve në të gjithë Amerikën Latine, nga Argjentina në Meksikë. “Ni una menos”simbolizonte kërkesat e grave në Amerikën Latine, duke u bërë thirrje qeverive të tyre të sigurohen që asnjë grua më shumë të mos jetë viktimë e femicidit.
Këto lëvizje kërkojnë mbrojtje të shtuar dhe krijim të institucioneve më të forta për ta garantuar sigurinë e grave; ruajtje të të drejtave të abortit dhe ndalje të shkeljeve të mëtejshme të të drejtave të njeriut.
Lëvizja ishte katalizator për protestat në të gjithë Amerikën Latine, që ka
“Ni una menos” u shtri nëBolivi dhe Peru dhe frymëzoilëvizje të tjera, si Las Tesis në Kili. Këto lëvizje kërkojnë mbrojtje të shtuar dhe krijim të institucioneve më të forta për ta garantuar sigurinë e grave; ruajtje të të drejtave të abortit dhe ndalje të shkeljeve të mëtejshme të të drejtave të njeriut.
Ashtu si Argjentina, Bolivia, Kili dhe Peruja, Meksika ka përjetuar thirrje kundër dhunës me bazë gjinore. Lëvizja “Ni una menos” i ka çuar çështjet e të drejtave të grave në qendër të politikës meksikane, duke ua kujtuar zyrtarëve se autoritetet po dështojnë t’i mbrojnë gratë.
Midis viteve 2018 dhe 2019, në Meksikë u raportua se femicidi ishte shkaku i vdekjes për
Kjo statistikë mbetet në përputhje me të dhënat e tanishme për femicidin. Njësoj si në Kosovë, në vend që të mund të mbështeten në ligj dhe politika vendore të thirrura për t’i mbrojtur ato, gratë në Meksikë kanë marrë përgjegjësinë për ta mbrojtur njëra-tjetrën nga dhuna dhe femicidi me bazë gjinore.
Organizata të tilla si “Nuestras Hijas de Regreso a Casa” — Bijat tona kthehen në shtëpi — janë krijuar nga gra meksikane të shndërruara në hetuese që kryejnë kërkimet e tyre dhe hetojnë zhdukjet dhe vdekjet e grave në të gjithë vendin.
Femicidi dhe mosndëshkimi
Neglizhenca institucionale i lë kriminelët të lirë ta përjetësojnë abuzimin pa u përballur me pasoja. Sistemet si në Kosovë, ashtu edhe në Meksikë, nuk i trajtojnë në mënyrë e duhur rastet e dhunës me bazë gjinore dhe në shumë raste e përforcojnë dhunën.
Në Kosovë, gratë kanë vështirësi të largohen nga marrëdhëniet abuzive, për shkak se u mungonpavarësia financiare, siç është konkluduar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese. Në vitin 2021, vetëmrreth 18.5% e grave ishin të punësuara, gjë që i lë gratë shumë të varura nga bashkëshortët apo anëtarët e tjerë të familjes në mbështetjen ekonomike.
Ciklet e abuzimit vazhdojnë sepse gratë nuk mund t'u besojnë autoriteteve dhe varen prej abuzuesve për mbijetesë.
Nga gratë pritet të mbesin në sferën shtëpiake, teksa burrat merren me çështjet e ekonomisë dhe politikës. Sot, ka një përplasje mes normave të tilla shoqërore patriarkale dhe shtytjes për ta mbyllur hendekun gjinor në fuqinë punëtore. Ciklet e abuzimit vazhdojnë sepse gratë nuk mund t’u besojnë autoriteteve dhe varen prej abuzuesve për mbijetesë. Në rastet më ekstreme, ato cikle çojnë në femicid.
Në mënyrë të ngjashme, gratë meksikane përballen me trajtim pasiv nga policia të rasteve të femicidit dhe dhunës me bazë gjinore.Patriarkia e ngulitur në shtetin meksikan, pavarësisht politikave në dukje përparimtare, lejon që diskriminimi dhe dhuna gjinore të vazhdojnë dhe të kultivohen nga mungesa e ndjekjes ligjore në rastet e dhunës me bazë gjinore, duke kontribuuar në një kulturë të mosndëshkimit.
Përmirësimi i institucioneve
Shumica dërrmuese e rasteve të femicidit në Meksikë nuk trajtohen si të tilla. Të dhënat nga Sekretariati Ekzekutiv i Sistemit Kombëtar të Sigurisë Publike të Meksikës tregojnë se mbi
0
gra u vranë nëvitin 2023, prej të cilave vetëm 830 u kategorizuan si femicid.
Gazetarja Gloria Piñai tha Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB për të Drejtat e Njeriut se shumë gra, që u mbijetojnë sulmeve me bazë gjinore, mbesin nën frikën e vazhdueshme se do të përballen me një sulm të përsëritur nga të njëjtit abuzues.
Gratë kosovare përballen me situata të ngjashme. Një shembull është rasti i Gjyljeta Ukella nga Peja, e vrarë në prill të vitit 2024. Abuzuesi i saj më parë ishte akuzuar dhe gjobitur nga policia, por i është shmangur burgut duke paguar gjobë prej 300 euro. Edhe kryes të tjerë të veprave penale në Kosovë, të dënuar për dhunë në familje ose për armëmbajtje, i janë shmangur burgutduke paguar gjoba.
Rasti i Sebahate Morinës është i ngjashëm. Ish-bashkëshorti i Morinës ishte arrestuar për dhunë në familje në vitin 2019, por ishte liruar pasi kishte paguar gjobë. Një urdhër ndalimi civil ishte në fuqi ndaj tij deri tre muaj para se ajo të vritej. Kjo pasqyron mosndëshkimin lidhur me rastet e dhunës me bazë gjinore. Stigma me të cilën përballen gratë për raportimin e abuzimeve në polici, e kombinuar mekorrupsionin e përgjithshëm në zbatimin e ligjit, lejon padrejtësinë e pakontrolluar.
“Ni una menos” bëri që prania më e madhe mediale të tërhiqte vëmendje ndaj çështjeve që lidheshin me sistemin e drejtësisë. Të njëjtën gjë po bëjnë edhe grupet e aktivisteve/ëve kolektive/ë në Kosovë.Protestat në Kosovë gjatë disa viteve të fundit kanë përhapur të njëjtin mesazh si ato në Meksikë, me protestuesit që mbaninmbishkrime me tog-fjalëshin “Asnjë ma shumë”, përkthimi në shqip i “Ni una menos”.
QIKA, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe programet e UN Women punojnë aktivisht për të kryer hulumtime dhe për të krijuar institucione që përmirësojnë reagimin nga sistemit ligjor dhe gjyqësor. Shumë grupe punuese të UN Women në Kosovë kanë koordinuar trajnime për zyrtarët/et në fushën e zbatimit të ligjit dhe atë gjyqësor, për t’i përmirësuar përgjigjet e tyre ndaj rasteve të dhunës në familje dhe për t’i integruar praktikat e ligjit për të drejtat e njeriut në qeverisjen lokale.
Edhe Meksika e edhe Kosova, përballen me sfidën e reformimit të sistemeve të tyre ligjore për të siguruar integrimin e politikave parandaluese, që synojnë t'i mbajnë shkelësit përgjegjës përpara se të shfaqen situata të pakthyeshme.
Edhe Meksika e edhe Kosova, përballen me sfidën e reformimit të sistemeve të tyre ligjore për të siguruar integrimin e politikave parandaluese, që synojnë t’i mbajnë shkelësit përgjegjës përpara se të shfaqen situata të pakthyeshme. Siç kashkruar laureatja e çmimit Pulitzer,Cristina Rivera Garza, “Pandëshkueshmëria e betonon kontratën vdekjeprurëse, që i mbajti gratë në vendet e tyre — në kuzhinë ose në arkivol. Heshtja vulosi paktin patriarkal që i mban burrat në krye”.
Autoritetet lokale dhe qeveritë janë përgjegjëse t’i mbrojnë gratë në Kosovë dhe Meksikë. Krimet e dhunës me bazë gjinore nuk duhet t’u kushtohet pak vëmendje. Megjithatë, është e paqartë nëse puna që po bëhet nga aktivistët/et, organizatat lokale dhe botërore do të rezultojë që politikë-bërësit të ndërmarrin hapa konkretë për t’i përmirësuar institucionet ekzistuese dhe për të fituar besimin e grave, të cilave duhet t’u shërbejnë.
Imazhi i ballinës: Atdhe Mulla / K2.0.
Dëshironi të mbështetni gazetarinë tonë?
Në Kosovo 2.0, përpiqemi të jemi shtyllë e gazetarisë së pavarur e me cilësi të lartë, në një epokë ku është gjithnjë e më sfiduese t’i mbash këto standarde dhe ta ndjekësh të vërtetën dhe llogaridhënien pa u frikësuar. Për ta siguruar pavarësinë tonë të vazhdueshme, po prezantojmë HIVE, modelin tonë të ri të anëtarësimit, i cili u ofron atyre që e vlerësojnë gazetarinë tonë, mundësinë të kontribuojnë e bëhen pjesë e misionit tonë.
Anëtarësohuni në “HIVE” ose konsideroni një donacion.