Mentorimi

Gjenerata e parë

Gjenerata e dytë

Ky program synon të rrisë kapacitetet e një gjenerate të gazetarëve të rinj në Kosovë, duke u përqendruar në njohuritë cilësore dhe tematike të specializuara, përfaqësimin dhe qasjet etike në pesë çështje të mëdha dhe relevante për shoqërinë në Kosovë: pajtimi dhe dialogu, qasja në drejtësi, çështjet gjinore, mundësitë e punësimit si dhe të drejtat e punëtorëve dhe narrativat kulturore.

Në vitin 2018 gjashtë persona u zgjodhën si pjesëmarrës të programit të mentorimit “Professional Shadowing”. Për një periudhë pesë mujore, të gjithë pjesëmarrësit punuan së afërmi me mentorët e caktuar, në mënyrë që të kuptojnë aktivitetet ditore të gazetarëve apo fotografëve profesionist. Si pjesë e programit ata/ato duhej të ndiqnin së paku edhe një mbledhje të redaksisë, të intervistonin dhe të prezantonin ide.

Përveç kësaj, pjesëmarrësit bëjnë vizita studimore në institucionet që janë të rëndësishme për fushën e tyre tematike dhe shkruajnë tre artikuj gjatë kësaj periudhe, që publikohen në uebfaqen e K2.0. Një nga pjesëmarrësit e këtij grupi do të punojë me një mentor për fotografi në mënyrë që të mësojë se si prodhohen produktet vizuale për tema të tilla. Gjashtë gazetarë të rinj/të reja do të marrin njohuri për së afërmi dhe ndihmë profesionale që do t’i ndihmojë ata/ato që të shkruajnë dhe të raportojnë në fushën e tyre të zgjedhur tematike — dhe të bëhen pjesë e gjeneratës së ardhshme të gazetarëve në Kosovë.

Kthehu n'fillim

THANKS FOR YOUR COMMENT

AFTER A QUICK CHECK IT WILL BE PUBLISHED HERE. PLEASE BE PATIENT.

THANKS FOR SUBSCRIBING

THANKS FOR YOUR COMMENT

AFTER A QUICK CHECK IT WILL BE PUBLISHED HERE. PLEASE BE PATIENT.