Off the record: Objekte në harresë

  • Rreth kësaj bisede
  • Kontekstualizimi i aspektit arkitektonik dhe trashëgimisë kulturore na lidh me historinë e qytetit, duke marrë për bazë kontributin dhe kuvlerën e objekteve të vjetra në aspektin estetik të qytetit. Pa e lënë anash rolin e tyre në krijimin e ndjenjës së përkatësisë dhe lidhjen me të kaluarën. Ndërtesat që dikur shënjonin pikat kryesore të Prishtinës, sot mbështillen në harresë. Kjo harresë bëhet aktive, sidomos kur fati i tyre përcaktohet nga procese që nisen me fjalë të mëdha e premtime për rivitalizim e që përfundojnë me të kundërtën, pra me degradim e madje shuarje.

    Kino Rinia, Hotel Grand e Rilindja tash e sa vjet janë pre e këtij fati. Por, këto ndërtesa nuk janë veç përmbledhje tullash. Ato janë shënjuese të identitetit të qytetit dhe banorëve të tij, të së kaluarës sonë, të kujtesës sonë të përbashkët, mbi të cilat, përveç që qëndron e shkuara ndërtohet përditë e tashmja dhe e ardhmja. 

    Të braktisura, të degraduara, të pashfrytëzuara e të shndëruara në mori letrash e dokumentesh nëpër konteste gjyqësore e procese burokratike, hapësirat që dikur përbashkonin qytetarët e e mirëprisnin gjallërinë e tyre – rrezikojnë të shuhen, teksa jo pak prej tyre as që ngjasojnë me atë që ishin dikur, qoftë për kah pamja fizike a funksioni.

    Kur harresa përshpejtohet e kujdesi ndaj këtyre ndërtesave ngadalësohet – fati i tyre që mbështetet në fije peri. Prandaj në përpjekjet tona për t’i bërë ballë kësaj harrese, Kosovo 2.0, Shtatëmbëdhjetë dhe Kino Armata me 11 qershor, ora 18:00 organizojnë bisedën “Off the record: Objekte në harresë”.

    Kjo bisedë vjen në kuadër të serisë së bisedave “Off the record” që Shtatëmbëdhjetë e filloi vitin e kaluar brenda projektit Metamorphosis. Po ashtu ky aktivitet organizohet me rastin e publikimit të artikullit multimedial Fantazmat e privatizimit nga K2.0 brenda projektit “Citizens Engage” financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, realizuar në bashkëpunim me Institutin GAP dhe si e tillë është veç fillimi i një zinxhiri aktivitetesh rreth kësaj teme.

    Shihni folësit/et më poshtë: K
  • Shikojeni këtë edicion tani
  • Rreth folësve/eve