-
Time:
6:00 pm
Place:
Dukagjini Library
Date:
31/10/2019
Qysh të edukojmë për jetë?
-
Rreth kësaj bisede
-
Në Kosovë, nuk ka shumë gjëra me të cilat pajtohemi të gjithë. Por, kur vjen puna te cilësia e arsimit,shumica e njerëzve e thojnë të njejtin send – s’është kërkah!
Rezultatet janë të dobëta, librat shkollorë janë gabim dhe nxënësit kopjojnë e mashtrojnë. Në fakt, edhe profesorat mashtrojnë! Në plot raste janë dembelë, refuzojnë të merren në pyetje (edhe nëse e kanë gabim) dhe korrupsioni… as mos të flasim për korrupsionin.
Por, përderisa të gjithë e kritikojmë gjendjen e arsimit në Kosovë, çka dojmë – dhe për çfarë kemi nevojë – si alternativë?
A është numri i njerëzve që i kalojnë testet synimi përfundimtar? Apo po aq e rëndësishme është ajo që e mësojmë dhe qysh e mësojmë? A është arsimi diçka që thjesht zhvillohet në mënyrë formale, në klasë? Apo ka mënyra tjera në të cilat mund të mësojmë, pa e vërejtë që jemi duke mësu? A është arsimi vetëm për kualifikime? Apo është diçka më e gjerë që na lejon të përpiqemi për atë që dojmë me e mbrri, e jo veç me mbijetu?
Për me e shënu lansimin e monografisë tonë të fundit “Arsimi për Jetë”, dojmë me ju shty me mendu për atë se çfarë kuptimi ka arsimi për juve.
Hajdeni më 31 tetor prej orës 18:00 për të marrë pjesë në një diskutim të hapur në Librarinë Dukagjini, ku do ta eksplorojmë pyetjen: Qysh të arsimojmë për jetë?
Për me e nisë bisedën, kemi me i dëgju historitë personale të ndryshimit dhe inovacionit në arsim prej Rron Gjinovci prej ORCA, Jehona Gjurgjeala prej TOKA, Rrezearta Zhinipotoku-Behluli prej GIZ dhe këdo që dëshiron të ndajë diçka me ne.
Do të ketë përkthim në gjuhën angleze.
Kjo ngjarje realizohet me mbështetjen financiare nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur – KFOS.
-
Shikojeni këtë edicion tani
-
-
Rreth folësve/eve
-
Time:
6:00 pm
Place:
Dukagjini Library
Date:
31/10/2019