Në thelb | Drejtësi Tranzicionale

Viktimat pre e kërcënimeve dhe mospërfilljes

Nga - 08.12.2017

Gjykimi i Tribunalit të Hagës shkakton pakënaqësi, mospranim dhe panikë në Kroaci.

“I kam saktësisht shtatë plumba. Gruan tënde ta vras të parën”. “Juve duhet krejt me ju masakru”. “Të therri si thiun”. “Ta prej dorën, po të betohem”.

Këto janë vetëm disa nga kërcënimet që këtë muaj janë shprehur kundër politikanëve, gazetarëve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut në Kroaci. Krimi i tyre? Refuzimi për t’iu bashkuar Qeverisë dhe një pjese të madhe të mediave për t’i hedhur poshtë gjykimet e fundit të Tribunalit të Hagës.

Të mërkurën më 29 nëntor, Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte në ish-Jugosllavi konfirmoi plot 111 vjet burg për gjashtë ish-liderë politikë dhe ish-komandantë ushtarakë të ‘njësitit të vetëshpallur territorial kroat në Bosnjë dhe Hercegovinë” që ishte aktiv gjatë periudhës tetor 1992 – prill 1994.

Gjykata e përkrahu përfundimin nga vendimi i parë i cili u publikua më 29 maj, 2013: Krimet e luftës u kryen si pjesë e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale. Përkrah të dënuarve, personat në vijim gjithashtu u gjykuan si pjesëmarrës: ish-Presidenti kroat Franjo Tudjman, Ministri i Mbrojtjes gjatë kohës së luftës Gojko Susak, dhe Komandanti i Ushtrisë Kroate gjatë kohës së luftës Janko Bobetko.

Jadranko Prlic, Bruno Stojic, Milivoj Petkovic, Slobodan Praljak, Valentin Coris dhe Berislav Pusic të gjithë bënë apele por gjykata i hodhi poshtë. Foto nga TPNJ.

Për kryetarin e qeverisë së Herceg-Bosnjës, Jadranko Prlic, u konfirmua vendimi i parë me 25 vjet burg. Ministri i mbrojtjes së Herceg-Bosnjës, Bruno Stojic, dhe komandantët e Këshillit Kroat të Mbrojtjes (HVO), Milivoj Petkovic dhe Slobodan Praljak, i cili ishte ndihmës i ministrit të mbrojtjes së Kroacisë, u dënuan me nga 20 vjet burg. Shefi i Policisë Ushtarake të HVO, Valentin Coric, u dënua me 16 vjet burg, ndërsa kreu i zyrës për shkëmbim të robërve, Borislav Pusic, u dënua me 10 vjet burg.

Panikë, pakënaqësi dhe mospranim

Shqiptimi i gjykimit u bë edhe më dramatik për shkak të vetëvrasjes së Slobodan Praljak-ut. Me të filluar leximi i aktgjykimit, Praljak bërtiti: “Gjykatës! Slobodan Praljak nuk është kriminel lufte! Me përçmim, nuk e pranoj vendimin tuaj!” Më pas ai piu lëng nga një shishe e vogël. Pak më vonë, vdiq në një spital të Hagës. Më vonë u konfirmua se zemra e tij kishte pushuar së rrahuri për shkak se ishte helmuar me cianid kaliumi.

Ky vendim shkaktoi menjëherë pakënaqësi dhe mospranim anembanë Kroacisë, dhe sulme paniku të Qeverisë kroate. Ndërkohë, vetëvrasja e Slobodan Praljak-ut shkaktoi emocione kolektive – prej ndezjes masive të qirinjve në rrugë e deri te kërcenimet e shumta në rrjete sociale për fajtorët e supozuar për vdekjen e këtij të burgosuri.

Presidenti i Parlamentit kroat Gordan Jandrokovic nuk e pranoi vendimin, duke thënë se është “i padrejtë”. I njejti mbiemër u përdor nga Kryeministri Andrej Plenkovic, i cili deklaroi se qeveria do të “konsideronte përdorimin e mekanizmave politik dhe ligjor për kundërshtimin e vendimit”.

Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Kroacisë Marija Pejcinovic-Buric i anuluan menjëherë udhëtimet e tyre zyrtare dhe u kthyen në Kroaci.

Presidenti i Parlamentit kroat Gordan Jandrokovic nuk e pranoi vendimin, duke thënë se është “i padrejtë”. I njejti cilësim u përdor nga Kryeministri Andrej Plenkovic, i cili deklaroi se qeveria do të “shqyrtonte përdorimin e mekanizmave politikë dhe ligjorë për kundërshtimin e vendimit”.

Një ditë pas leximit të vendimit, Parlamenti e nisi seancën me një minutë heshtje për Praljak-un, e kjo u bojkotua nga opozita. Presidentja Grabar-Kitarovic iu drejtua publikut me një deklaratë të cilën e nisi duke i shprehur ngushëllime familjes së gjeneralit Praljak, vdekja e të cilit, sipas Presidentes, “pati ndikim të thellë tek popullit kroat”.

Dy ditë pas leximit të vendimit, Presidentja dhe Kryeministri pritën liderë politikë të kroatëve të Bosnjës dhe Hercegovinës në Zagreb. Sipas lajmërimit, Plenkovic më vonë – të martën më 5 dhjetor – shkoi në Mostar për t’i “qetësuar” kroatët në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Qeveria kroate u pajtua pothuajse njëzëri që ta kundërshtojë vendimin e Tribunalit të Hagës. Reagimi i saj ishte pothuajse krejt i kundërt me ngazëllimin e madh që u shfaq para pesë vitesh kur po ky Tribunal i liroi nga akuzat gjeneralët Ante Gotovina dhe Mladen Markac, duke e tërhequr vendimin me të cilin u shpallën fajtorë në gjykimin e parë si dhe dënimin e gjatë që ua kishte shqiptuar.

Njëzëshmëri politike dhe mediale

Asnjë anëtar i Qevrerisë kroate nuk ka folur qartë për viktimat e krimeve, për shkak të të cilave gjashtë persona u dënuan me 111 vjet burg. Kjo nuk ndodhi pavarësisht faktit se asnjëri, madje as vetë të dënuarit, nuk mohuan krimet serioze të luftës për të cilët Tribunali i Hagës vendosi se ishin kryer “përtej dyshimit të arsyeshëm”.

Përkrah politikanëve kroatë, duke përfshirë partitë më të mëdha opozitare, kundërshtimi më i madh ndaj vendimit erdhi nga mediat kroate. Në ditën e lajmërimit të vendimit, në lajmet e raportuara nga shërbimi i transmetuesit publik u përdor fjala “trondit” nëntë herë. I njejti stacion gjithashtu ftoi Ivo Lucic-in për ta komentuar vendimin. Lucic sot punon si historian, por gjatë luftës kroato-boshnjake, ai ishte oficer i lartë i shërbimit të sigurimit të HVO-së, ku informonte drejtpërdrejt për ngjarjet dhe krimet e përmendura në aktgjykim.

Njëzëshmëria politike dhe mediale - të cilën e kundërshtuan vetëm një grusht media, gazetarë dhe politikanë të opozitës të cilët nuk kanë ndikim - e krijoi një klimë të rrezikshme për të gjithë ata të cilët nuk pajtohen me mospranimin e verdiktit të Hagës.

Nuk zgjodhi vetëm transmetuesi publik ekspertë të tillë të cilët me gjasë janë kundërthënës. Nova TV e ftoi Zlatan Mija Jelic-in për ta komentuar vendimin – gjatë kohës së luftës ai ishte komandant i policisë ushtarake të HVO-së në Mostar.

Zyra e Prokurorit të Bosnjës dhe Hercegovinës kishte ngritur aktakuzë kundër Jelic-it për krime të luftës, por ai iu shmang gjykimit duke u vendosur në Kroaci. Kroacia nuk po pranon ta ekstradojë atë, apo ta marrë përsipër procesin e ndjekjes penale.

Njëzëshmëria politike dhe mediale – të cilën e kundërshtuan vetëm një grusht mediash, gazetarësh dhe politikanësh të opozitës të cilët nuk kanë ndikim – krijoi një klimë të rrezikshme për të gjithë ata të cilët nuk pajtohen me refuzimin e verdiktit të Hagës. Gazetarët nga portali Index, aktivistët e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, dhe politikanët si Stjepan Mesic, Vesna Pusic, dhe Goran Beus Richemberg u kërcënuan me vdekje dhe u fyen.

Ky abuzim nuk ishte i kufizuar vetëm në kërcënime anonime në rrjete sociale. Vladimir Seks, anëtar veteran i partisë në pushtet, Unioni Demokratik Kroat (HDZ), dhe anëtar i Këshillit Konsultativ të partisë, e akuzoi ish-presidentin e republikës, Stjepan Mesic. Ai tha se gjaku i Slobodan Praljak-ut ishte në duart e Mesic-it, dhe e ftoi Prokurorinë Shtetërore ta marrë përsëri parasysh dëshminë e Mesic-it në Tribunalin e Hagës gjatë gjykimit kundër gjeneralit të HVO-së, Tihomir Blaskic-it. Pasi mori kërcënime, Mesic-it iu caktua mbrojtja policore. Thirrje për llogaridhënie nga politikanët Pavarësisht mospranimit, ka edhe zëra të tjerë në Kroaci. Bordi i Qytetarëve për të Drejtat e Njeriut (GOLJP) ia dërgoi një letër të hapur Qeverisë dhe Parlamentit, duke u bërë thirrje “të tregojnë fuqinë e politikanëve të përgjegjshëm” dhe “të përballen me një pjesë të trashëgimisë negative të politikave kroate në Bosnjë dhe Hercegovinë”. “Në vend të dënimit hipokritik dhe deklarativ të të gjitha krimeve, i sugjerojmë Qeverisë së Republikës së Kroacisë të gjejë mënyra për t’i dëmshpërblyer viktimat e kampeve të përqendrimit të cilat u udhëhoqën nga HVO-ja”, u tha në letrën e hapur të GOLJP-së, e cila u nënshkrua nga 30 figura publike. Presidenti i kësaj OJQ-je, Zoran Pusic, tha për K2.0 se “vendimi nuk është gjykim ndaj popullit kroat në Bosnjë dhe Hercegovinë apo në Kroaci, por është gjykim ndaj një pjese të politikave të Tudjman-it karshi Bosnjës dhe Hercegovinës nga fundi i vitit 1992 deri në fillim të vitit 1994”. Pusic tha se pasojat e këtij vendimi në spektrin politik të Kroacisë “varen nga politikanët kroatë”. “Nëse qeveria kroate gjen fuqi politike dhe urtësi shtetërore ta distancojë veten nga këto politika, gjë që e kanë bërë shumë kroatë në 25 vitet e fundit, kjo do të kontribuojë në përmirësimin e situatës në Kroaci, në reputacionin e saj në botë, në stabilitetin në Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe në marrëdhëniet ndërmjet Kroacisë dhe Bosnjës e Hercegovinës”, deklaroi Pusic. “Përndryshe, ky trend me të cilin jemi përballur në vitet e fundit vetëm do të vazhdojë të rritet”. Filozofi dhe analisti politik Zarko Puhovski beson se ekziston “vetëm një polemikë racionale” sa i përket verdiktit: “tekstualisht është i drejtë, por kontekstualisht nuk është i drejtë, nëse krahasohet me vendimin për Ratko Mladic-in, në të cilin nuk u përmend asnjë ndërmarrje e përbashkët kriminale me Serbinë”. Megjithatë, Puhovski gjithashtu nuk i pranon akuzat e vazhdueshme të cilat janë shprehur në ditët e fundit në Kroaci, që Kroacia është dënuar për ndërmarrje kriminale në Bosnjë dhe Hercegovinë, jo si Serbia. “Kjo nuk është e saktë. Serbia u dënua në njërin prej vendimeve të para të cilat i mori tribunali i Hagës, në vendimin për Dusko Tadic-in, dhe të gjithë po harrojnë se Slobodan Milosevic-i u padit dhe u gjykua, ndonëse vdiq para se të merrej vendimi”, shpjegoi ai për K2.0.

Ky abuzim nuk ishte i kufizuar vetëm në kërcënime anonime në rrjete sociale. Vladimir Seks, anëtar veteran i partisë në pushtet, Unioni Demokratik Kroat (HDZ), dhe anëtar i Këshillit Konsultativ të partisë, e akuzoi ish-presidentin e republikës, Stjepan Mesic.

Ai tha se gjaku i Slobodan Praljak-ut ishte në duart e Mesic-it, dhe e ftoi Prokurorinë Shtetërore ta marrë përsëri parasysh dëshminë e Mesic-it në Tribunalin e Hagës gjatë gjykimit kundër gjeneralit të HVO-së, Tihomir Blaskic-it. Pasi mori kërcënime, Mesic-it iu caktua mbrojtja policore.

Thirrje për llogaridhënie nga politikanët

Pavarësisht mospranimit, ka edhe zëra të tjerë në Kroaci. Bordi i Qytetarëve për të Drejtat e Njeriut (GOLJP) ia dërgoi një letër të hapur Qeverisë dhe Parlamentit, duke u bërë thirrje “të tregojnë fuqinë e politikanëve të përgjegjshëm” dhe “të përballen me një pjesë të trashëgimisë negative të politikave kroate në Bosnjë dhe Hercegovinë”.

“Në vend të dënimit hipokritik dhe deklarativ të të gjitha krimeve, i sugjerojmë Qeverisë së Republikës së Kroacisë të gjejë mënyra për t’i dëmshpërblyer viktimat e kampeve të përqendrimit të cilat u udhëhoqën nga HVO-ja”, u tha në letrën e hapur të GOLJP-së, e cila u nënshkrua nga 30 figura publike.

Presidenti i kësaj OJQ-je, Zoran Pusic, tha për K2.0 se “vendimi nuk është gjykim ndaj popullit kroat në Bosnjë dhe Hercegovinë apo në Kroaci, por është gjykim ndaj një pjese të politikave të Tudjman-it karshi Bosnjës dhe Hercegovinës nga fundi i vitit 1992 deri në fillim të vitit 1994”.

Pusic tha se pasojat e këtij vendimi në spektrin politik të Kroacisë “varen nga politikanët kroatë”. “Nëse qeveria kroate gjen fuqi politike dhe urtësi shtetërore ta distancojë veten nga këto politika, gjë që e kanë bërë shumë kroatë në 25 vitet e fundit, kjo do të kontribuojë në përmirësimin e situatës në Kroaci, në reputacionin e saj në botë, në stabilitetin në Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe në marrëdhëniet ndërmjet Kroacisë dhe Bosnjës e Hercegovinës”, deklaroi Pusic. “Përndryshe, ky trend me të cilin jemi përballur në vitet e fundit vetëm do të vazhdojë të rritet”.

Filozofi dhe analisti politik Zarko Puhovski beson se ekziston “vetëm një polemikë racionale” sa i përket verdiktit: “tekstualisht është i drejtë, por kontekstualisht nuk është i drejtë, nëse krahasohet me vendimin për Ratko Mladic-in, në të cilin nuk u përmend asnjë ndërmarrje e përbashkët kriminale me Serbinë”.

Megjithatë, Puhovski gjithashtu nuk i pranon akuzat e vazhdueshme të cilat janë shprehur në ditët e fundit në Kroaci, që Kroacia është dënuar për ndërmarrje kriminale në Bosnjë dhe Hercegovinë, jo si Serbia. “Kjo nuk është e saktë. Serbia u dënua në njërin prej vendimeve të para të cilat i mori tribunali i Hagës, në vendimin për Dusko Tadic-in, dhe të gjithë po harrojnë se Slobodan Milosevic-i u padit dhe u gjykua, ndonëse vdiq para se të merrej vendimi”, shpjegoi ai për K2.0.

Mbesin shumë pikëpyetje. Çfarë u ndodhi viktimave? Ato rrallëherë përmenden në Kraoaci, përveç nga zërat e dobët dhe të rrallë të opozitës, OJQ-të dhe disa media.

Pavarësisht krejt kësaj, Puhovski nuk pret që njerëzit të kthjellen në Kroaci. “Kroacia i bën krimet e luftës pjesë të shoqërisë. Për shkak të sjelljeve të tilla, këto krime tani janë edhe krimet e mia. Qeveria dhe opozita nuk kanë fuqi ta distancojnë veten nga Tudjman-i dhe Susak-u. Ato nuk kanë fuqi të bëjnë atë që bëri Aleksandar Vucic kur kishte nevojë për arsye politike”, tha ai.

Puhovski, ndryshe nga disa juristë kroatë, nuk beson se është i mundshëm rishqyrtimi i vendimit, dhe dyshon se paditë potenciale të viktimave kundër Kroacisë kanë gjasa të kenë sukses.

Mbesin shumë pikëpyetje. Çfarë u ndodhi viktimave? Ato rrallëherë përmenden në Kroaci, përveç nga zërat e dobët dhe të rrallë të opozitës, nga OJQ-të dhe nga disa media. A duhet të paguajë Kroacia dëmshpërblim për këta njerëz? A duhet t’u ofrojë satisfaksion moral dhe material? Ndoshta me modelin e njëjtë të cilin Mali i Zi e përdori për t’i kërkuar falje në mënyrë simbolike Kroacisë dhe për të dhënë dëmshpërblime të vazhdueshme materiale, duke paguar vullnetarisht dëmshpërblim për shkatërrimin e Konavles, afër Dubrovnikut, në 1991.

“Jam i bindur se duhet”, reagoi Zarko Puhovski. “Por jam gjithashtu i bindur se kjo nuk do të ndodhë”.K

Foto kryesoreo nga TPNJ.

  • PËR AUTORIN/EN Boris Pavelic
  • Ky artikull fillimisht është shkruar në anglisht.

KOMENTET

0
KOMENTO

KOMENTO