Konteksti Podcast | Shëndetësia

Konteksti: Si të sigurohemi që Kosova të ketë mjaftueshëm mjekë

Nga - 28.11.2020

Podkast nga K2.0.

Pandemia e COVID-19 ka vënë në pah një sëri problemesh në sistemin e shëndetësisë së Kosovës. Një është mungesa e mjekëve të specializuar në disa fusha.

Në fakt, të dhënat zyrtare sugjerojnë që Kosova ka më pak mjekë për kokë banori se cilido vend tjetër në Evropë. Por në një paradoks të dukshëm, qindëra mjekë të rinj në Kosovë mbesin të papunësuar dhe shumë prej tyre kanë vendosur të kërkojnë punë në vende tjera. Ekspertët kanë paralajmëruar që kjo mund të shkaktojë probleme në të ardhmen. 

Përkundër kësaj prapavije, një veprimi ri nga Ministria e Arsimit për të rritur urgjentisht numrin e studentëve të pranuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës është pritur me kritika të ashpëra nga universiteti dhe grupet e shoqërisë civile. Ata kanë pandehur që kjo jo vetëm ndërhynë në pavarësinë e universitetit por edhe nuk arrinë të trajtojë problemet e duhura. 

Në mënyrë që të kuptojmë më shumë përtej titujve kryesorë, në episodin e ri të Kontekstit, kemi vendosur nën mikroskop planifikimin për mjekët e ardhshëm të Kosovës. 

Prezantues: Jack Butcher.
Të ftuar: Bekë Veliu (gazetar i K2.0) dhe Jeta Statovci (specialiste e politikave shëndetësore).
Miksimi i zërit: Studio 11.
Imazhi i ballinës: Atdhe Mulla / K2.0.
Produksioni: Dibran Sejdiu / K2.0.

Ky podkast është pjesë e projektit Human Rightivism, i cili financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) dhe implementohet nga Fondi për Zhvillim të Komunitetit   nëpërmjet Programit të saj Human Rightivism. Pikëpamjet e autorit të shprehura në këtë publikim nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA).