TË GJITHË ARTIKUJT NGA: Jeton Neziraj

Jeton Neziraj (1977), dramaturg nga Kosova, ka qenë Drejtor Artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës, kurse aktualisht është drejtor i Qendrës Multimedia në Prishtinë, një asociacion që merret me letërsinë dhe teatrin bashkëkohor. Ai është autor i mbi 20 dramave, të cilat janë vënë në skenat kosovare dhe në Evropë e në Amerikë e po ashtu janë përkthyer dhe botuar edhe në rreth 20 gjuhë të tjera. Për dramat e tij, Jeton Neziraj ka marrë çmime e mirënjohje të shumta lokale e ndërkombëtare.