
Doroti Pačkova: Është mirë që jemi të zemëruara
Rebelja që lufton për prindërit vetushqyes flet rreth vështirësive dhe ëndrrave të tyre.
Të gjitha që jemi mbledhur rreth kësaj organizate jemi të lodhura nga gjithçka ― nga ky anormalitet dhe nga normalizimi i anormalitetit.
Qëllimi ynë është të mos trajtohemi si kategoritë e tjera sociale — përkundrazi — ne dëshirojmë ta individualizojmë qasjen për shkak të strukturës së ndryshme familjare.
Është mirë që jemi të zemëruara. Nuk mund të pranojmë diçka jonormale si normale, duke shkelur të drejtat tona themelore të njeriut.
Edhe pse jam koleksioniste e gjërave të ndritshme, duhet t’i gjejmë gjërat e errëta në mënyrë që t’i ndriçojmë.

Doroti Pačkova e përshkruan veten si “koleksioniste të gjërave të ndritshme” të cilat i gjen në errësirë. Foto nga arkivi privat i Doroti Pačkova-s.
Ajo theksoi se nuk ka diçka të tillë si feminizimi i varfërisë. Në një moment kyç, një ministër refuzoi ta pranonte ekzistimin e ekspertëve gjinorë si profesion.Nuk dua t’i listoj të gjitha gjërat sepse do të mund ta botoja një biografi ashtu që gjeneratat e reja të mbajnë mend — të mos harrojnë — dhe të jenë falënderuese për mundësitë që po krijohen në një botë të re. Sepse ne jemi të dërrmuara nga injoranca, dija e njëanshme, sipërfaqësorja, dhe banalizimi i jetëve njerëzore.E shoh se rinia moderne e ka farën e ndryshimit në vetvete; shoh shpresë në potencialin e tyre. Një shembull rrezatues janë studentët e mi të cilëve u ligjëroj studime gjinore dhe të cilët dinë t’më bëjnë të qaj me gjërat e bukura që thonë. Shembull rrezatues është edhe ekipi i organizatës Edna može! Nuk është e lehtë, por ne nuk do të dorëzohemi.Kjo më jep mundësi të marr frymë thellë, m’i mbush arteriet, dhe më shtyn të vazhdoj tutje — përkundër të gjithave.

Sonja Stojadinović
Sonja Stojadinović është politologe që ka përfunduar studimet bachelor dhe master në Fakultetin e Shkencave Politike nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup (Departamenti i Politikës Ndërkombëtare). Ajo është aktiviste e lëvizjes së majtë “Solidarnost” dhe kolumniste që punon me një numër webfaqes dhe blogjesh të Maqedonisë së Veriut, rajonale dhe ndërkombëtare. Aktualisht ajo po ndjek studimet tjera për master në Universitetin Karl-Franzens në Graz të Austrisë.
Ky artikull fillimisht është shkruar në serbisht.