Uji i gjallëron marrëdhëniet. Pavarësisht nëse lëviz nëpër peizazh ose hyn nën tokë, është një hapësirë e lëvizshme e përbashkët që ofron një mundësi për konflikte të dhunshme ose për vizionin e ndërtimit të paqes. Në shekullin XXI, mbrojtja e ujit dhe diplomacia për mjedisin do të jenë gurthemeli i çdo politike të arsyeshme, të udhëzuar nga të dhënat dhe politikat e ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike. Në parim, ekziston politika shoqërore dhe politika e mirëmenduar mjedisore, ose nuk ka politikë fare ose, më saktë, vetëm nekropolitikë e ashpër.
Deri në çfarë mase përpjekjet e udhëhequra nga qytetarët mbi ujin në fshatrat Biti ose në Shtërpce në Kosovë dhe fshatrat Bedouin në Jordani kanë simptomatike të dështimit të shtetit kombëtar dhe të dënimit të afërt të jetës rurale? Ku gaboi administrata me përshtatjen dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike? Dhe çfarë mund të bëjnë filmat dokumentarë për këtë?
Jordani: Nën perëndimin e diellit
Që nga viti 2016 kam qenë duke bërë doktoraturë në antropologjinë e menaxhimit të ujit për të cilën po hulumtoja mungesën e ujit dhe rolin e infrastrukturës në “sigurimin e stabilitetit” në kushte gjithnjë e më të paqëndrueshme. Përfundova duke punuar në Jordani, i e cila pavarësisht se ishte një vend i shkretë, ka disa ngjashmëri befasuese me Kosovën sa i përket çështjeve të menaxhimit të ujit.
Një gjë u qartësua qysh herët: qytetarët e këtij regjimi mesatarisht autoritar jetojnë nën kërcënimin e sigurimit të shtuar të diskursit të ujit. Meqenëse furnizimi për subjektet e tij është roli themelor i shtetit, njerëzit/ata duhet t’i lënë sundimtarët patriarkalë ta bëjnë punën e tyre. Me fjalë të tjera, uji duhet të rrjedhë. Nëse është e nevojshme, ata duhet të ndërrmarrin zgjidhje radikale teknologjike për t’i shmangur tensionet socio-politike.
Mbretëria Jordaneze e përfundoi Disi Water Conveyance [Transportuesin e ujit Disi] në vitin 2014, një sistem uji që lidh kufijtë e tyre jugorë me veriun e urbanizuar me rritje të shpejtë. Duke e ditur se qeveria kishte pak gjasa të ndalojë nxjerrjen e tepërt të ujit nga akujferët veriorë (për shkak të praktikave jo të shëndosha bujqësore, vjedhjeve në shkallë të gjerë të ujit dhe marrëdhënieve fisnore), projekti ishte në përgatitje e sipër që një kohë të gjatë.
Meqenëse pothuajse 1.4 milion sirianë gjejnë strehë pranë të afërmve të tyre në territoret veriore, ndërmarrja më e madhe infrastrukturore në historinë moderne të vendit përfundimisht përputhet me nevojat themelore dhe vlerat humanitare të solidaritetit pan-arab.
Poshtë në jug në shkretëtirën Wadi Rum, shumë larg qyteteve të mbipopulluara, akujferet e fshehur nën malet e ulëta shkëmbore ranore e zgjidhin problemin. Kapja është se ky “Uji Disi” është një burim fosil i paripërtëritshëm, një “ari i kaltërt” profetik, një nga akujferët më të çmuar në rajon me një jetëgjatësi të kufizuar. Fatkeqësisht, njohuria e plotë për këtë “operacion minierash” arriti në popullatën vendase autoktone vetëm tani, kur jetesa e tyre tashmë kërcënohet me zhdukje të ngadaltë.
Vrasja e një lumi
A tingëllon i njohur ky ekspoze dramatik, i cili hap filmin tim dokumentar? Duke u përgatitur për udhëtimin tim në gusht në DokuFest të Prizrenit ku po ndaj dokumentarin tim “Uji i Gjallë”, po pyesja veten për kontekstin ballkanik dhe vendosa të lexoj për situatën e ujit në Kosovë dhe zonën më të gjerë.
Duke parë rastin e përrenjve të Maleve të Sharrit dhe ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël, u emocionova nga këmbëngulja e popullsisë në Biti dhe Shtërpcë, e cila më kujtoi skenat e demonstratave të ashpra për të drejtat e ujit në Jordani të portretizuara në dokumentarin tim.
Duke mbrojtur të drejtat e tyre të garantuara ndërkombëtarisht për ujë të sigurt, qytetarët e zakonshëm po luftojnë për diçka shumë më të madhe se prosperiteti individual. Ata po luftojnë për integritetin ekologjik të parkut kombëtar dhe parimet e qeverisjes së mirë të orientuar drejt komunitetit.
Paradoksi i problemeve të maleve të Sharrit është motivi fillestar: kalimi në "energjinë e gjelbër".
Duke gjykuar nga njohuritë e mia të kufizuara, nëna e të gjitha problemeve duket të jetë një përkufizim i pasaktë i rinovueshmërisë, planifikimit të dobët strategjik dhe madje edhe ekzekutimit më të dobët në terren pa mbikëqyrje. Fija e përbashkët duket të jetë një shpërfillje me dashje e kostove sociale dhe mjedisore të zhvillimit të hidrocentraleve të vogla.
Paradoksi i problemeve të maleve të Sharrit është motivi fillestar: kalimi nga të paripërtërishmet e dëmshme për mjedisin në “energji të gjelbër”. Traktati i Komunitetit Evropian të Energjisë e detyroi Kosovën të prodhojë 25% të energjisë së konsumuar nga qytetarët e saj nga burime të ripërtërishme, përfshirë burimet ujore, të erës, diellit ose biomasës, deri në vitin 2020.
Por pse një vend jashtëzakonisht i varfër me ujë do të vendoste ta zgjidhë ekuacionin me hidrocentrale, të cilat, mbi të gjitha, mbështeten në ciklet e shiut dhe shkrirjen e borës? Për më tepër, pse shumica e 77 lokacioneve për ndërtime të mundshme u vendosën në zona me një vlerë të veçantë natyrore? Pse Ministria e Mjedisit nuk e mori parasysh Parkun Kombëtar të Sharrit, lumenjtë e të cilit do të ushqejnë shumë prej atyre stacioneve me sa duket të vogla, të gjelbërta dhe të bukura?
Ndiqni paratë, thotë një proverb i vjetër. Siç theksojnë me të drejtë disa hetime, është promovimi shumë sistemik i “tranzicionit të gjelbër” të shpejtë të BE -së dhe të ardhurat e garantuara për operatorët privatë që mund të jenë aq joshëse. Kjo verbon zyrtarët qeveritarë dhe, përfundimisht, çon në privatizimin sekret të centraleve.
A është kjo arsyeja që vendasit nuk u konsultuan siç duhet për çështjet që ndikojnë në të ardhmen e tyre? Një komision i posaçëm qeveritar u krijua më vonë për t’i hetuar projektet. Sidoqoftë, plani i përgjithshëm nuk është ndërprerë. Kështu do të udhëtoj në festival me një mendim të vetëm në mendje: a do të vendoset drejtësia mjedisore dhe sociale?
Mësim nga antropologjia e infrastrukturës
Kujt do t’i shpërndahen burimet dhe nga kush do të merren? Cilat do të jenë të mirat publike dhe cilat do të jenë të mirat private, dhe për kë? Cilat komunitete do të duhet të luftojnë për infrastrukturën e nevojshme për riprodhimin fizik dhe shoqëror? Këto janë disa nga pyetjet urgjente të “The Promise of Infrastructure” [Premtimit të Infrastrukturës], librit me ndikim mbi kursimin dhe cenueshmërinë nga Nikhil Anand, Akhil Gupta dhe Hannah Appel.
Infrastrukturat materiale përdoren për riprodhimin e pushtetit.
Nëse ka diçka që dëshiroj të theksoj, është të kuptuarit se infrastruktura nuk është një hapësirë neutrale ku nuk ka çka të shihet. Në vend të kësaj, duke huazuar prej tyre: “infrastrukturat janë vende kritike përmes të cilave shoqëria, qeverisja dhe politika, akumulimi dhe shpronësimi, dhe institucionet dhe aspiratat formohen, reformohen dhe përmbushen”.
Duke treguar sesi infrastruktura materiale, përfshirë rrugët dhe tubacionet, linjat e energjisë elektrike dhe sistemet e ujërave të zeza, si dhe të tjera, përdoren si terren për riprodhimin e pushtetit, mund të çojë në një ekspozim të thellë të racizmit, kolonializmit dhe pabarazisë së përditshme.
Duke e kthyer në vijën e parë të frontit, kur shohim Stankon dhe Elizabetën që qëndrojnë pranë një lumi të zbrazur Lepenc, ose Aliun dhe Huseinin të gjunjëzuar në rëra të kuqërremta lart mbi ujëmbajtësin Disi, na vije të pesim: a po heq dorë në heshtje shteti nga këto komunitete? Apo ndodh me keqmenaxhim, apo me “projektim të braktisjes infrastrukturore të sanksionuar nga shteti”, siç e ka thënë Ruth Gilmore në “Golden gulag” [Gulagu i artë], duke iu referuar politikës së burgjeve në Kaliforni?
Me shumë gjasë, Evropa Jugore dhe Lindja e Mesme do të bëhen më të thata dhe më të ngrohta.
Ka shumë shembuj në histori kur shtetet demokratike zbatuan bio-fuqinë të tyre dhe u dhanë disa jetëve më pak vlerë se të tjerave. Fatkeqësisht, nëse ndotësit më të mëdhenj nuk bëjnë diçka, ka të ngjarë që edhe Evropa Jugore edhe Lindja e Mesme të bëhen më të thata dhe më të ngrohta në vitet dhe dekadat e ardhshme.
Shpalosja e ngjarjeve ekstreme të motit do të krijojë edhe më shumë presion mbi shtetet për të sakrifikuar vlerat e të drejtave të njeriut dhe diskutimit demokratik për hir të përshtatshmërisë. Historitë e njerëzve që jetojnë në kufirin e ndryshimeve të përshpejtuara mund të shndërrohen në telashin tuaj pothuajse brenda natës. Kjo është arsyeja pse përqëndrimi në politikën e ujit, diplomacinë mjedisore dhe llojet e reja të rrëfimit duhet të bëhen më qëndrore sot.
Qoftë në malet e Kosovës apo në shkretëtirën jordaneze, një tub i thjeshtë është ndërveprimi i forcave kulturore, sociale, teknologjike dhe ekonomike. Pa dyshim, këto raste janë komplekse dhe nuk është gjithmonë e lehtë të identifikohet se çfarë duhet të ishte bërë më mirë, ose si të përmirësohen planet tani. Megjithatë një gjë është e qartë. Edhe nëse ndërtojmë për të gjitha arsyet e duhura, zgjidhjet gjysmë të zhvilluara që janë ndërtuar me numra të gabuar nga aktorë të gabuar lehtë mund ta çmontojnë atë pjesë që do të duhej ta përforconin: aftësinë ripërtëritëse socio-mjedisore.
Vetëm me profesionistë të arsimuar, të përkushtuar dhe moralisht të fortë, me planifikim të fuqishëm të integruar (poshtë-lart përputhet me lart-poshtë) dhe me raportime të mediave të përshtatura ekologjikisht, do të jetë e mundur të shmangen përplasjet joproduktive dhe të vazhdohet zhvillimin ekonomik në mënyrën më të qëndrueshme.
Imazhi i ballinës: Pjesë nga “Living Water”.