Ngutia për të marrë bajrakun e atij që urdhëroi ndaljen e trenit kontravers të Serbisë që ishte nisur nga Kraleva për në veriun e Mitrovicës të shtunën (14 janar), ka nxitur diskutime rreth asaj se a ka tejkaluar presidenti Hashim Thaçi kompetencat e tij, si dhe shkelur kushtetutën e vendit.
Në deklaratën për gazetën Express të shtunën, Thaçi tha se “duke konsideruar neglizhencën e autoriteteve, sot kam ftuar në zyren time duke respektuar kushtetutën, ligjet në fuqi dhe kompetencat e mia pwr tw PRESERVE integritetin territorial dhe sivrenitetin, i kam, ministrin e punëve të brendshme dhe drejtorin e Policisë së Kosovës. Iu kam kërkuar të ndalojnë trenin për të hyrë në Kosovë me çdo kusht”.
Pretendimi i presidentit u mbështet të shtunën nga kryeparlamentari dhe pasuesi i tij si lider i PDK-së, Kadri Veseli, i cili ka shkruar në faqen e tij në Facebook: “Institucionet e Kosovës duke respektuar urdhrin e Presidentit për të ndalimin e hyrjës së trenit serbë në Kosovë treguan vendosmëri për të ruajtur sovranitetin e shtetit”.
Megjithatë, bazuar në nenin 84 të Kushtetutës së Kosovës, që përcakton kompetencat e presidentit, ky nuk ka kompetenca ekzekutive që të urdhërojë aksione nga ndonjë forcë e sigurisë, përvec Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Deklarata e Thaçit, e përseritur në një tweet, u dha një ditë pas mbledhjes të së premtes të Këshillit për Siguri të Republikës së Kosovës, e në të cilin Qeveria thotë se në fakt u mor vendimi për ndalimin e trenit. Në një deklaratë në Facebook të shtunën mbrëma, Mustafa ka shkruar se Këshilli “ka marrë vendim që institucionet e Republikës së Kosovës në përputhje me situatën të ndërmarrin gjitha veprimet ligjore dhe veprimet kushtetuese [që të ndalohet hyrja e trenit]”.
Rrjedhja e këtyre ngjarjeve është mbështetur edhe nga ministri i punëve të brendshme, Skënder Hyseni gjatë raportimit të tij në komisionin parlamentar për punë të brendshme, siguri dhe mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), që u zhvillua dje (17 janar). Ai shtoi se vendimi për të dërguar Njësinë Speciale Intervenuese (NjSI) të Policisë së Kosovës në kufirin në Jarinje është dhënë nga drejtori i përgjithshëm i Policisë, Shpend Maxhuni.
Në takimin e së premtes të Këshillit për Siguri u mbledhën anëtarët e përhershëm ndër ta ministri i punëve të brendshme, drejtori i Policisë, ai i AKI-së, ministri i FSK-së, dhe komandanti i FSK-së. Kryeparlamentari Kadri Veseli, po ashtu mori pjesë për herë të parë në mbledhjen e këtij Këshilli prej se ka zënë postin e kryeparlamentarit. Thaçi ka qenë duke u kthyer nga Shtetet e bashkuara në atë ditë dhe nuk ka marrë pjesë në takim.
Duke iu referuar rolit të Thaçit në ndalimin e trenit, Hyseni i tha komisionit parlamentar se ai “natyrshëm ka qenë në konstant në kontakt me institucionet e Kosovës”, rreth ngjarjës. Megjithatë, ai ka shtuar se as presidenti, as kryeministri madje as ai vetë si ministër i punëve të brendshme nuk mund të japin urdhra për Policinë e Kosovës. “Vetëm drejtori i Policisë mund të urdhëroi veprime operatiove”, ka thënë ai duke iu referuar edhe kompetencave të Ligjit mbi Policinë.
Publiku në terr
Gjyljeta Mushkolaj, ish-gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese si dhe anëtare e Komisionit për draftimin e Kushtetuës së Kosovës, i ka thënë K2.0 se presidenti së bashku me kryeministrin kanë autoritet të konsiderueshëm sa i përket çështjeve të sigurisë.
“Presidenti i Republikës së Kosovës mund të kërkojë mbledhjene Këshillit të Sigurisë dhë këshilli është i obliguar që të bashkërëndojë punën e tij ngushtë me presidentin”, tha ajo. “Prandaj unë besoj se presidenti ka qenë i përfshirë në pjesë të rëndësishme të këtij procesi, por për fat të keq, për shkak të arrogancës së tij, publiku nuk është njoftuar si duhet. Ne nuk e dimë nëse presidenti ka lëshuar ndonjë urdhër apo vendim. Në gazetën zyrtare nuk ka asgjë të publikuar. Kushtetuta jonë kërkon transparencë dhe ka mënyra për të mbajtur publikun të informuar si duhet pa zbuluar dokumente sekrete. Presidenti nuk duhet të mbajë publikun në errësirë”.
Analisti politik dhe gazetari Halil Matoshi ishte i pari që kishte ngritur çështjen se mund të ketë shkelje të Kushtetutës nga ana e Thaçit. Matoshi i tha K2.0 se sipas nenit 94 të Kushtetuës të gjitha urdhërat ekzekutive në kohë paqeje ipen nga kryeministri. “Në një demokraci si kjo kosovare, roli i Presidentit është i ditun sipas Kushtetutës, porse duke mos qenë pjesë e ekzekutivit, ai secilin veprim kushtetues që bën duhet ta bëjë në konsultim me Kryeministrin dhe në situatë emergjente edhe Kryemninistri duhet të veprojë njëjtë [të konsultohet me presidentin]”.
Sipas ekspertëve ligjor si Ehat Miftaraj, nga Instituti Kosovar për Drejtësi koordinimi institucional midis presidentit dhe kryeministrit është i nevojshëm meqë që të dy marrin të njejtat informacione nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, por sipas tij nuk ka nevojë që presidenti të jetë i përfshirë në punën e institucioneve të pavarura.
“Në parim dhe në rrethana normale krerët e këtyre institucioneve duhet të ndërtojnë bashkëpunim dhe koordinim për luftimin e kriminalitetit në mënyrë të pavarur dhe pa pasur nevoje për koordinimin apo konsultime nga Presidenti apo krerë tjerë [liderë politik]”, tha ai për K2.0.
Miftaraj tha po ashtu se në të kaluarën ka pasur shumë raste në të cilat ish-presidentja Atifete Jahjaga ka ftuar kryetarin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Prokurorin e Shtetit dhe drejtorin e Policisë në takime, kryesisht për të koordinuar aktivitetet në mes të drejtësisë dhe institucioneve të sigurisë në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizimit të dhunshëm. Sipas tij, këto takime do të mund të konsiderohen si precedente për pasardhësit e saj si president, si dhe për demokracinë e brishtë të Kosovës.
Në qarqet parlamentare dhe sidomos në mesin e partive opozitare, diskutimet kanë filluar në lidhje me atë nëse kërkesa e mundshme e Thaçit apo “urdhëri për Policinë e Kosovës”, duhet të trajtohet në Gjykatën Kushtetuese. Megjithatë në kohën kur po raportojmë akoma nuk ka ndonjë vendim për këtë.K
Foto kryesore: Majlinda Hoxha / K2.0.