Verën që lamë pas, ne u nisëm në një ekskursion nëpër 25 vende me autobus, nga Londra deri në Mongoli, si pjesë e Garës së përvitshme të Mongolisë. Qëllimi i garës është vozitja e një automjeti tërësisht të papërshtatshëm për një rrugëtim të tillë të gjatë dhe mbledhja e sa më shumë parave për bamirësi. Që të gjashtit prej nesh në autobus ishim të sigurt se do të ndesheshim me korrupsionin gjatë rrugës. Në të vërtetë, ne kishim një fond “ryshfeti” në dokumentin e buxhetit tonë në “Excel”. Por, ndërmjet ne të dyve, Grifi ishte i prirë për të vërejtur korrupsionin e pretenduar të përditshëm, me të cilin kishim pritur të ballafaqoheshim, dhe se si ai lidhej me korrupsionin në një nivel shtetëror. Ndërkohë, Robini kalonte kohën duke menduar se si korrupsioni me të cilin ishim përballur gjatë ekskursionit lidhej me rrëfimet për korrupsion që kishim dëgjuar në vendet tona. Ne jo vetëm që zbuluam se si përvojat tona u përgjigjeshin perceptimeve transnacionale për korrupsionin, por gjithashtu edhe mënyrat nëpërmjet të cilave korrupsioni e zgjat kokën e vet të shëmtuar nëpër botë.
16.000 kilometra, një autobus dhe një leje për mitosje
Në Garën e Mongolisë, financimi i korrupsionit është i domosdoshëm për të realizuar udhëtimin e rrezikshëm nëpër 25 vende
A nënkuptonte kjo se derisa të kthehesha në Evropë, të gjithë do të ishin duke zhvatur njëri-tjetrin dhe unë do të duhesha të paguaja ryshfet për t’u kthyer në vend?
Ashtu si pamë ndryshimet graduale në paraqitjet fizike të njerëzve, në kulturë dhe në gjuhë, duke përshkuar një të tretën e Tokës, ne mundëm të shihnim edhe një kalim të ngadaltë në korrupsion, prej policëve si robotë për nga efikasiteti, profesionalisht të sjellshëm dhe të pakorruptueshëm të Perëndimit, te homologët e tyre të pakëndshëm, të çorganizuar dhe të korruptueshëm larg në lindje. Korrupsioni është prodhim i natyrës njerëzore, që shtrihet në shkallë të ndryshme nga vendi në vend.
Grifi: Kurvëri për zbritje
Ishim paralajmëruar për rrugëtimin nëpër Azerbajxhan, një vend që renditet i 134-ti prej gjithsej 178 sosh në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2010 të “Transparency International”. “Policia më e korruptuar në botë”, “pika kontrolli çdo 10 kilometra”, dhe “e vetmja pjesë e keqe e krejt Garës së Mongolisë” ishin komentet që i dëgjonim shumë shpesh. Brenda 10 minutave pas hyrjes nga Gjeorgjia në Azerbajxhan, përjetuam kënaqësinë e pikës së parë të kontrollit. Polici murmuriti diçka për mbingarkesë të palejuar dhe i kërkoi shoferit, Kishorit, të dilte nga automjeti. Robini iu bashkua atij dhe ata u shoqëruan në një barakë të vogël policore, ku policët u kërkuan 250 dollarë për ta kryer këtë sipas “mënyrës së lehtë” ose përndryshe eprorët e tyre do të përfshiheshin dhe e tëra do t’ju kushtonte shumë më shtrenjtë. Duke u qeshur me guximin e policit, Robini u tha se më me qejf do të prisnin dhe të shinin letrat zyrtare sesa të paguanin 250 dollarë në vend. Të zhgënjyer që ne nuk ramë në kurthin mjeshtëror të këtij polici, çmimi shpejt ra në 100 dollarë. Këta 100 dollarë gjithashtu mund të paguheshin me 30 minuta me një prej shoqeve tona të grupit, na tha kryepolici me mirësi, me pantomimën shumë joeufemike që gjithmonë e shoqëron atë lloj propozimi. Në fund, pritja rezultoi e vlefshme dhe ne u larguam pasi u dhamë 25 dollarë e një palë syze, por jo edhe ndonjë shoqe tonën.
Përmbjedhje: Destinacionet në garën e Mongolisë
-
Popullata: 5.3 million
Capital: Ashgabat
Produktet kryesore të eksportit: Nafta, benzina, tekstile, pambuku i pa përpunuar -
Popullata: 27.8 million
Capital: Tashkent
Produktet kryesore të eksportit: Pambuk, flori, gaz natyror, fertilizatorë mineral, metare me ngjyrë, tekstile, automjete motorrike -
Popullata 5.5 million
Capital: Bishkek
Produktet kryesore të eksportit: Fruta, perime, flori, duran -
Popullata: 140.3 million
Capital: Moscow
Produktet kryesore të eksportit: Nafta dhe derivatet e saj, gaz natyror, druri dhe produktet e drurit, metale, kimikate, armë dhe pajisje ushtarake
Robini: Skandale më të mëdha e më të ulëta në Perëndim
Ndonëse na ndalën të paktën edhe dhjetëra herë tjera në vend, kjo ishte pagesa jonë e vetme dhe arritëm pa probleme në Baku. Dhe ja, pra, strukturat e korruptuara të pushtetit kullojnë deri te secili në vend, duke na ngushëlluar me idenë se në vendet tona, në Perëndim, ne kemi një demokraci të sigurt dhe të besueshme: duke qenë kryesisht qytetarë respektues të ligjit, ne duhet të jemi pasqyrimi i një klase kryesisht të pakorruptueshme sunduese. E megjithatë, gjatë këtij ekskursioni veror, sa herë që i shikoja titujt e mediave në vendet tona, në Francë dhe në Britani, lexoja për këto skandale që po shfaqeshin: “News Corp.”, grupi i dytë më i madh i mediave në botë është nën hetime për përgjim të telefonave për të siguruar informata ekskluzive. Ndërkohë, Qeveria franceze është detyruar t’i paguajë Tajvanit gati gjysmë miliardi euro si ndëshkim për shitjet e parregullta të luftanijeve franceze, të realizuara me mitosje të tregtarëve të armëve dhe politikanëve. Dhe, më pas, shpërtheu më i çuditshmi nga të gjitha lajmet: Robert Bourgi, ish-ndihmës i presidentit aktual francez, del në TV për të shpjeguar se si ka kaluar pjesën më të mirë të disa dekadave të kaluara, duke marrë dhe duke dorëzuar valixhe të mëdha përplot me para në një trekëndësh të artë ndërmjet tregtarëve francezë të armëve, diktatorëve afrikanë në ish-kolonitë franceze dhe udhëheqësve francezë, përfshirë edhe vetë ish-presidentin Jacques Chirac. A nënkuptonte kjo se derisa të kthehesha në Evropë, të gjithë do të ishin duke zhvatur njëri-tjetrin dhe unë do të duhesha të paguaja ryshfet për t’u kthyer në vend?
Kur arritëm në Baku, na u desh të gjenim një internet-kafe për të futur në blog shkrimet dhe fotografitë më të fundit të Grifit. Pasi paguam 6 euro për dy kafe (a llogaritet kjo si korruptim?), ne gjetëm internet dhe shfrytëzova rastin të shikoja nivelin e korrupsionit në vendet tona. Të njëjtat gjëra.
Although we were stopped at least a dozen more times in the country, this was our only payment and we made it uneventfully to Baku. So there you go, corrupt power structures trickle down to everyone else in the country, comforting us in the idea that back home in the West, we have a safe and reliable democracy: being mostly honest law abiding citizens, we must be the reflection of a mostly uncorrupt ruling class. Yet during this summer trip, each time I checked the headlines back home in France and the United Kingdom, I would read about these scandals cropping up: News Corp., the world’s second largest media group is under investigation for hacking phones to get juicy tidbits. Meanwhile, the French government was sentenced to pay almost a half-billion euro to Taiwan as penalty for irregular sales of French warships, with money swindled on the way and a few million handed out here and there to bribe both arms dealers and politicians. And then the most surreal of all news broke out: Robert Bourgi, a former aide to the current French president comes out on TV to explain how he’d spent the better part of the past couple of decades carting huge suitcases stashed with cash to and fro in a golden triangle between French arms dealers, African dictators in the former French colonies and French leaders, including former President Jacques Chirac himself. Did this mean that by the time I got back to Europe, everyone would be swindling each other and I’d have to bribe immigration to get back into the country?
When we got to Baku we had to locate a cyber cafe to upload Grif’s latest posts and pictures on the blog. After paying 6 euro for two espressos (does that qualify as corruption?) we spotted cyberspace and I seized that chance to check on the level of corruption back home. More of the same.
Përmbjedhje: Destinacionet në garën e Mongolisë
-
Popullata: 8.8 million
Capital: Baku
Produktet kryesore të eksportit: Nafta, produkte nafte -
Popullata: 2.7 million
Capital: Ulan Bator
Produktet kryesore të eksportit: Koncentrat bakri, kashmir i pastruar,tekstile, lekurë -
Popullata: 15.7 million
Capital: Astana
Produktet kryesore të eksportit: Naftë, uran, metale me ngjyrë dhe pa ngjyrë, makineri, kimikate, grurë, lesh, mish, qymyr -
Popullata: 4.2 million
Capital: Tbilisi
Produktet kryesore të eksportit: Hekurishte, verë, fruta
Në këtë moment të leximit të titujve, plazhi, vodka dhe ushqimi të gjitha po ftoheshin diku në Gadishullin Absheron. Ishte koha për t’u larguar, dhe fika kompjuterin. Mëngjesin e ardhshëm, nën mjegullën e vodkës, na u desh të lodheshim për të nxjerrë rrotat e autobusit tonë nga zalli në një plazh në detin Kaspik. U ndjeva pak i zhgënjyer, megjithatë, pasi s’kisha pasur kohë të shikoja më të rejat nga valixhet franceze plot para. Mendova se po të kishte pasur një kategori si “korrupsioni dhe udhëtimet”, kjo sigurisht do të kishte qenë epitomi i saj. Dhe, teksa luaja hokej mbi bar me Grifin në kuvertë të një trageti të vjetruar duke lundruar nëpër Kaspik, po mundohesha të paramendoja Jacques Chiracun dhe kryeministrin e tij, Dominique de Villepin, duke pritur tani famëkeqin Bourgi (alias postieri) në Pallatin Elize në Paris. Ai sapo ka zbritur nga aeroplani prej Bregut të Fildishtë, Republikës Demokratike të Kongos apo Libisë dhe shkon në zyrën e presidentit. Është i lodhur dhe i djersitur, pa frymë nga vrapimi nëpër një varg korridoresh të gjata duke tërhequr dy valixhe të mëdha prapa vetes. Chirac i jep atij një buzëqeshje të madhe, i qet një pije dhe e lut të ulet. De Villepin nxjerr një cigare dhe ia rrah supet miqësisht. Ata i hapin valixhet dhe fillojnë të numërojnë. Bie zilja e telefonit, Jacques e kap receptorin. “Laurent (Gbagbo, presidenti i Bregut të Fildishtë)! Ç’kemi? Po, sapo kemi filluar t’i numërojmë. Sigurisht. Më duhet të shkoj tash… Të dua! Mmm. Jo, unë të dua më shumë. Jo, unë. Në rregull. Bisous, Ciao ciao!”. Tri orë më vonë, treshja ka mbaruar numërimin dhe po fut paratë në kuti të këpucëve “Cardin”, “Versace” e “Prada”, që Bernadette, bashkëshortja e Chiracut, i ka grumbulluar me kujdes në një qoshe gjatë javës së fundit pas realizimit të blerjeve. “Mos i hedh në plehra, do t’i riciklojmë”, i kishte thënë ajo shërbëtores sa herë që ajo ishte munduar t’i largonte kutitë.
Në një moment, një ushtar bëri me shenjë nga grupi im dhe më tha, “i dashuri yt, e dashura jote, vëllai yt, motra jote? Në Uzbekistan. Ti? Në Turkmenbashi”. Me këtë, nja shtatë burra shpërthyen në të qeshura.
Dhe ëndrra ime vazhdoi. Mëngjesin e ardhshëm, lundruam drejt portit të Turkmenbashit shëndosh e mirë, u larguam nga trageti me çanta të shpinës, pajisjet për hokej mbi bar dhe asnjë valixhe, dhe u përgatitëm për përballjen me kufirin në Turkmeni, që renditet e 172-ta prej 178 vendeve në indeksin e korrupsionit. Griff pati një përvojë të vështirë atje.
Grifi: Vula fantazmë
Ndonëse ishte padyshim një mundim burokratik (11 orë, 12 dokumente, 24 vula dhe nëntë nënshkrime), vetëm rreth 5 dollarë shkuan ryshfet dhe procesi i hyrjes ishte relativisht i lehtë. Duke u larguar nga Turkmenia katër ditë më vonë, mua, megjithatë, më thanë se më mungonte një vulë. E pamundur. Pas një procesi aq të lodhshëm në të cilin çdo sipërfaqe e letrës dukej të kishte një vulë, si mund të më mungonte një? Pa folur asnjë fjalë anglisht, doganieri bëri me shenjë nga ai që dukej të ishte i vetmi vend pa vulë i një faqeje, bëri gjestin e vulës dhe i rrudhi krahët. Unë, në përgjigje, u ktheva nga ai, bëra të njëjtin gjest vule, dhe ia drejtova letrën. Kjo vazhdoi për rreth pesë minuta derisa ai mori një hartë për të më treguar se do të më duhej të kthehesha në portin hyrës për të marrë vulën. Jo vetëm se kjo ishte një rrugë 18-orëshe në secilin drejtim dhe viza më skadonte mbrëmjen e ardhshme, isha edhe i sigurt se kthimi atje nuk do të përmbushte asgjë. Nëse s’kisha arritur të merrja këtë vulë fantazmë kur vërtet po e importoja veturën, si dreqin do të mund të kthehesha atje dhe ta realizoja një gjë të tillë tani? Për të komplikuar gjërat edhe më shumë, grupi im veç i kishte kaluar doganat kazake dhe ishte rrugës drejt kufirit uzbek. Në një moment, një ushtar bëri me shenjë nga grupi im dhe më tha, “i dashuri yt, e dashura jote, vëllai yt, motra jote? Në Uzbekistan. Ti? Në Turkmenbashi”. Me këtë, nja shtatë burra shpërthyen në të qeshura.
Nëpërmjet një ushtari përkthyes, m’u tregua përralla pikëlluese dhe sentimentale se si nëse unë nuk do të kthehesha në Turkmenbashi për të marrë vulën, doganieri i varfër do të duhej të udhëtonte deri atje për të zgjidhur problemin. Ai nuk ka edhe aq shumë kohë, por edhe përkundër rritjes së çmimeve të karburanteve, ai ka mirësinë në zemrën e tij për të na zgjidhur problemin, por kjo do të kushtonte. Aha! Pranova sakaq. Edhe kur doganierët nuk flasin anglisht, të gjithë e dinë gjuhën e dollarit. Robin dhe unë kishim biseduar për këtë më parë dhe ishim pajtuar se 70 dollarë ishin të mjaftueshëm për të mos e fyer doganierin, por gjithashtu edhe për të mos e dëmtuar shumë buxhetin tonë të ekskursionit. Doganieri e pranoi ofertën dhe më la t’i bashkohem ekipit. Teksa largohesha, e pashë atë duke vulosur faqen dhe duke sistemuar formularin tim bashkë me të tjerët. S’munda të mos buzëqeshja.
Robini: Marrëveshjet e errëta franceze për armët
Ndërkohë, në Francë, mediat po zbulonin më shumë skandale të klasës sunduese. Misionet e Bourgit del se nuk kanë përfshirë vetëm dërgimin e parave në Francë. Ato para në të vërtetë kanë ardhur nga tregtarët francezë të armëve (kryesisht nga Serge Dassault, i cili rastis të jetë një figurë e zgjedhur e partisë konservatore në pushtet dhe pronar i “Le Figaro”-s, një prej tri gazetave më të mëdha franceze), të cilët mitosnin diktatorët afrikanë për të fituar kontrata. Përderisa këto armë përdoren kryesisht për represion të dhunshëm politik apo kundër forcave franceze sa herë që ato ndërhyjnë për të zbatuar armëpushime, një haraç i vogël për ekzekutivin francez ishte gjithashtu i nevojshëm në mënyrë që ata të mos ndalonin shitjet. Kështu, Bourgi nisej nga Parisi me miliona, i linte ato në Kinshasa, Jamusukro apo gjetiu, dhe kthehej me një, dy apo pesë milionë dhe i dorëzonte ato në Pallatin Elize.
Duke hulumtuar rastin edhe pak më shumë, zbulova se kjo është praktikë e zakonshme. Një skemë e ngjashme ishte krijuar për marrëveshjet për armët me Pakistanin. Me dallimin e vogël se në një prej transaksioneve, një prej ndërmjetësuesve vendorë ishte mashtruar. Tani, ju kujtohet sulmi në Karaçi ndaj një autobusi me inxhinierë francezë, të cilët punonin në një nëndetëse? Trembëdhjetë njerëz patën humbur jetën. Del të ketë qenë hakmarrje nga ndërmjetësuesit e lartpërmendur vendës, të cilët nuk kishin marrë valixhen e zakonshme. Del edhe se paratë e shpëtuara nga ai transaksion janë derdhur drejt në buxhetin e fushatës së kandidatit djathtist për president, Edouard Balladur. Qëllojani se kush udhëhiqte me financat e fushatës së tij? Nicolas Sarkozy. Uups.
Grifi: Lakmia për “Black & Decker”
Ndërmjet Uzbekistanit (i 172-ti prej 178 vendeve në indeksin e korrupsionit) dhe Rusisë (e 154-ta), ne ramë viktimë e të paktën 25 kontrolleve policore. Reagimet dallonin. Disa policë na ndalën vetëm sa për të na përshëndetur; të tjerët insistonin të shihnin një numër të madh të dokumenteve dhe të kryenin veprime të çuditshme, me të cilat nuk e kam të qartë se ç’donin të arrinin: goditën gomat për të kontrolluar presionin, kërkuan të shikonin fotografitë nga ndenja e fundit në të cilën kishim qenë, dhe të shkruanim informata krejtësisht të rëndomta personale në një libër masiv të mbushur me informata krejtësisht të rëndomta të njerëzve tjerë. Në një pikë kontrolli në Rusi, Kate u ftua të shkonte në një barakë, ku i treguan tetë fotografi të autobusit tonë, të bëra në segmente të ndryshme të autostradës gjatë një dite. Ne ia dolëm të kalonim nëpër të dyja këto vende pa mitosur askënd, ndonëse kishim dëgjuar se historikisht këto dy vende janë më të vështirat për shumë grupe, dhe të shkonim në Mongoli (e 116-ta në indeksin e korrupsionit).
Përmbjedhje: Destinacionet në garën e Mongolisë
-
Popullata: 1.8 million
Capital: Prishtina
Produktet kryesore të eksportit: Qymyr, plumb, zink, krom, argjend -
Popullata: 8 million
Capital: Belgrade
Produktet kryesore të eksportit: Mallra industriale, ushqime dhe kafshë të gjalla, makineri dhe pajisje transporti -
Popullata: 625,000
Capital: Podgorica
Produktet kryesore të eksportit: Alumin -
Popullata: 3.8 million
Capital: Sarajevo
Produktet kryesore të eksportit: Dru dhe letër, produkte metalike
Ndonëse jo korrupsion në kuptimin më të zakonshëm, ky rrëfim në vijim sigurisht vlen, pasi përfaqëson një proces tregtar në të cilin një zyrtar shtetëror këmbeu një pronë të shtetit për përfitim të tij personal. Hezitoj të shtoj se ky rast është gjithashtu i pazakontë, sepse i tërë procesi ishte ide imja. Duke kontrolluar autobusin tonë për marihuanë dhe kokainë, një polic kufitar mongol filloi të pasionohej pas turjelës sonë elektrike të prodhuar nga “Black & Decker”. Pasi shikoi prapa krahëve, ai filloi të nxjerrë kuletën dhe të më ofrojë para për pajisjen. Nuk isha aspak i interesuar të shisja për 10 a pak më shumë dollarë atë që deri atë pikë kishte qenë një pajisje shumë e rëndësishme, kur kishim ende edhe 1 600 kilometra rrugëtim të vështirë përpara. Këmbëngulës, polici vazhdoi të nxirrte më shumë e më shumë para. Papritmas, më erdhi një ide. Që nga Gjeorgjia, grupi ynë ka qenë i obsesionuar me kapelat si tiganë, të bartura nga ushtarët, policët dhe doganierët në të gjitha shtetet ish-sovjetike. Mendova se ky do të ishte shansi im i fundit dhe më i miri për të siguruar një të tillë. I tiji bënte padyshim. Një kapelë e bukur ngjyrë të kaltër kobalti, me një rreth ngjyrë të kaltër të errët me shkëlqim, dhe një zbukurim të artë. I stampuar në ballë në formë të një medaljoni të artë ishte “Sojombo”, simboli i kudondodhur i Mongolisë. Kapela duhet të ketë një diametër prej së paku 35 centimetrash. Me fjalë të tjera, ishte i përkryer, dhe unë e doja. Unë bëra me shenjë nga kapela e tij, dhe ai qeshi dhe tundi kokën. Ai vazhdoi të nxirrte më shumë para nga kuleta e tij. Në këtë pikë, mendova se mund ta bindja të ma jepte kapelën. Kërkova nëpër autobus dhe dola jo vetëm me mbushësin e baterisë së turjelës, por edhe me kutinë e saj origjinale. Ai u impresionua. Pa pritur, largoi kapelën e tij nga koka dhe e vuri mbi një triko timen. Unë veç e kisha vënë turjelën dhe kutinë e saj në një qese plastike. Shtrënguam duart dhe ai u zhduk. Duke u larguar nga kufiri pak orë më vonë, shikova në pasqyrë dhe pashë dhjetë policë kufitarë duke dalë nga objekti kryesor. Në mes të grupit, pashë se njëri prej tyre nuk kishte kapelë në kokë.
Përmbjedhje: Destinacionet në garën e Mongolisë
-
Popullata: 11.2 million
Capital: Athens
Produktet kryesore të eksportit: Tekstil dhe veshje, ushqime, nën produkte të naftës -
Popullata: 2 milion
Capital: Skopje
Produktet kryesore të eksportit: Veshje, hekur dhe çelik -
Popullata: 4.4 milion
Capital: Zagreb
Produktet kryesore të eksportit: Makineri dhe pajisje transporti, veshje, kimikate -
Popullata: 5.4 milion
Capital: Bratislava
Produktet kryesore të eksportit: Mallra insudtriale, makineri dhe pajisje transporti
Robini dhe Grifi: Një mentalitet i papërgjegjshmërisë
Duke kthyer mendjen nga korrupsioni perëndimor të cilin e monitoronim herë pas here nga larg, u desh të bënim këtë pyetje: A është korrupsioni i pranishëm në të gjitha sferat e shoqërisë? Një dallim i madh ndërmjet korrupsionit gjatë ekskursionit dhe korrupsionit në vendet tona është se i pari në masë të madhe nxitet nga varfëria e madhe, përderisa ky tjetri është rezultat i lakmisë së qartë. Fatmirësisht, shpesh jemi gjendur në mesin e qenieve të mira njerëzore, të cilat, përkundër faktit se ishin në pozita të pushtetit të plotë, na lejuan të kalonim pa u dhënë ryshfet. Njëlloj, ka edhe shumë perëndimorë që refuzojnë lakminë në favor të qeverisjes së mirë. Përfundimisht, ramë në përfundim se korrupsioni paraqitet në forma të ndryshme nëpër botë, me motive unike dhe shkallë të ndryshme të efikasitetit dhe shtrirjes. Për fat të mirë, korrupsioni nuk ishte i kudogjendur në ndonjë rajon të caktuar, dhe më shpesh lejoheshim të vazhdonim udhën, sesa që ndaloheshim.
Bazuar në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2010 të “Transparency International”, është interesant të shihet se nga 25 vendet që kemi kaluar, pesë vendet në të cilat jemi përballur me probleme janë vendi i parë, i dyti, i katërti, i pesti dhe i gjashti në listë. Ne nuk kemi përjetuar ndonjë problem të vërtetë në Kirgizi, e cila renditej e 164-ta në listë më 2010, pak para Turkmenisë dhe Uzbekistanit (172). Vetëm Iraku, Afganistani, Birmania dhe Somalia vlerësohen si më të korruptuara se këto dy shtete policore të Azisë Qendrore. Duke vazhduar me listën nga Rusia (154), Azerbajxhani (134) dhe Mongolia (116), vendet e ardhshme më të korruptuara nëpër të cilat kemi kaluar ishin Kosova (110), Kazakistani (105), Bosnja dhe Hercegovina (91), dhe Serbia e Greqia (barazi, në vendin e 78-të). Kemi kënaqësinë të raportojmë se nuk kemi parë korrupsion direkt në ndonjërin prej këtyre dy vendeve.
Për ne, ajo që dëshmoi ky korrelacion gati perfekt është efikasiteti me të cilin korrupsioni mund të zbresë nga niveli shtetëror te polici i rëndomtë kufitar. Indeksi i “Transparency”-t bazohet në hulumtimet që kryesisht regjistrojnë korrupsion të nivelit të lartë, si haraç në prokurime publike dhe zhvatje. Mitosja e zyrtarëve publikë është gjithashtu masë, por diçka më e vështirë për t’u matur për shkak të natyrës së saj kryesisht të paregjistruar dhe specifike. Megjithatë, përvojat tona, ndonëse shumë të vogla për të përfaqësuar ndonjë shembull shkencor, dëshmojnë se siç veprojnë qeveritë, veprojnë edhe zyrtarët publikë. Korrupsioni nuk është lëvizje radikale që fillon nga policët kufitarë dhe shkon lart. Në të vërtetë, ai është një mentalitet i papërgjegjshmërisë, që kalohet nga eshalonët e lartë në rangjet e poshtme, i cili kundërmon më së shumti në vendet e varfra me udhëheqje të korruptuar. Prandaj, çelësi i largimit të problemeve për përshkuesit e ardhshëm të Garës së Mongolisë nuk do të arrihet vetëm me shkarkim të zyrtarëve të korruptuar në të cilët kemi hasur, por edhe me instalim të qeverive që mbajnë të dhëna për efektivitetin e politikave antikorrupsion dhe politikave të qëndrueshme zhvillimore, të menduara për të luftuar pabarazitë e skajshme në të ardhura. Kjo, druajmë, nuk është punë e lehtë. Por, ndërkohë, mbase ju të paktën do të mund të merrni ndonjë kapelë interesante.
Korrupsioni në shifra: Bazuar në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2010 të “Transparency International”
-
IPK: 172/178
-
IPK: 172/178
-
IPK: 164/178
-
IPK: 154/178
-
IPK: 134/178
-
IPK: 116/178
-
IPK: 110/178
-
IPK: 105/178
-
IPK: 91/178
-
IPK: 78/178
-
IPK: 78/178
-
IPK: 69/178
-
IPK: 68/178
-
IPK: 62/178
-
IPK: 62/178
-
IPK: 59/178
-
IPK: 56/178
-
IPK: 53/178
-
IPK: 50/178
-
IPK: 25/178
-
IPK: 2/178
-
IPK: 20/178
-
IPK: 11/178
-
IPK: 22/178