Nga maji 2022 deri në fund të dhjetorit 2023, Kosovo 2.0 gjurmoi me vëmendje rastet e gjuhës së urrejtjes dhe narrativave përçarëse në Kosovë. Kemi monitoruar mediat online, mediat sociale dhe debatet televizive. Që nga viti 2020 në Kosovë më nuk shtypen gazetat, kështu që kemi monitoruar mediat online2. Gjatë gjithë këtij afati kohor, kemi identifikuar 112 raste të gjuhës së urrejtjes, mesatarisht pak më pak se 6 incidente në muaj. Monitorimi u përqendrua në identifikimin e gjuhës së urrejtjes lidhur me gjininë/seksualitetin, përkatësinë etnike dhe besimet fetare. Është e rëndësishme të theksohet se qëllimi i monitorimit tonë nuk ishte raportimi i të gjitha incidenteve të mundshme që kanë ndodhur në Kosovë. Në vend të kësaj, u fokusuam në incidentet përfaqësuese që ishin veçanërisht të rëndësishme bazuar në natyrën e përmbajtjes, shtrirjen dhe ndikimin e tyre në diskursin publik dhe rëndësinë e individëve të përfshirë. Raportuam në mënyrë selektive incidentet që ishin veçanërisht të rëndësishme bazuar në natyrën e përmbajtjes, shtrirjen dhe ndikimin e tyre në diskutimet publike dhe rëndësinë e individëve të përfshirë.
Raport monitorimi për gjuhën e urrejtjes në Kosovë
Ky artikull është prodhuar bazuar në monitorimin e mediave, të bërë nga Rrjeti për Raportim të Diversitetit 2.0, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, Trustit Ballkanik për Demokraci, një projekt i Fondit Marshall Gjerman të Shteteve të Bashkuara dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë.
Përmbajtja e artikullit është përgjegjësi vetëm e Kosovo 2.0 dhe anëtarëve të rrjetit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian, Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Trustit Ballkanik për Demokraci, Fondit Marshall Gjerman të Shteteve të Bashkuara, ose partnerëve të tij.