Blogbox | Art

“Dashuria është diçka në të cilën bie”

Nga - 08.11.2017

Barbara Kruger dhe Jenny Holzer: Arti për intervenim politik.

Artistët si Barbara Kruger dhe Jenny Holzer e përdorin tekstin dhe imazhin për të komentuar, për të rrëzuar dhe për t’i vënë në pyetje kushtet sociale dhe politike. Arti i tyre para së gjithash merret me çështjet e fuqisë, me diskursin gjinor, me diskriminimin dhe pozitën e artit në shoqëri.

Barbara Kruger është njëra nga artistet më kundërthënës të viteve të ’70-a dhe ’80-a në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë shfrytëzuar fotografinë dhe tekstin për të komentuar pozitën e gruas në shoqërinë patriarkale. Vepra e Krugerit-it fuqishëm varet nga masmediat dhe kultura popullore si mjete të informimit, në mos të ndikimit te publiku dhe vetëdijësimit të tij për propagandën që praktikohet nga vetë masmediat.

Vepra e saj fotografike bardhë e zi e bazuar në posterë, billboardë dhe tabloide imazhesh mediash të ndryshme,  përdorin grafikën dhe konventat shoqërore kundër vetvetes për të demaskuar strukturën patriarkale duke mbështetur shtypjen e gjinisë femërore. Në veprën e mëhershme të quajtur ‘kemi marrë urdhër që të mos lëvizim’ (1982), një fotografi bardhë e zi paraqet një grua të palëvizshme të mbërthyer në sfond.

Vepra kujton jo vetëm rolin pasiv të femrës në shoqërinë shtypëse, por edhe kufizimin e gruas në sfondin patriarkal; me fjalë të tjera, në atë sfond ku gjinia mashkullore imponon standardet e veta për atë se çfarë lloje të sjelljes dhe zakoneve femra do të duhej t’i adoptonte.

Figura është në pozitë profili; fytyra e saj nuk ka qenë e veçuar, duke sugjeruar anonimitet dhe sigurisht qëllmin e artistit për të krijuar një art që shpreh diskursin kolektiv të pozitës së gruas. Shumëkush do të sugjeronte se edhe një pikë tjetër e fuqishme që ka kjo vepër është ekspozimi i klisheve dhe stereotipeve, që janë imponuar nga masmedia që luajnë rolin e ‘agjentit’ në këtë sistem.

Sidoqoftë, argumentimi se arti i Kruger-it flet dhe merret vetëm me çështjet feministe e fragmenton ‘fotografinë’ dhe prandaj e injoron spektrin e veprës së saj. Veprat si ‘Jeta juaj është pagjumësi e përhershme’, duke paraqitur një biznesmen që ka mbuluar fytyrën e vet me dorë dhe duket se ka qenë i rraskapitur dhe i lodhur, komenton kërkesat dhe obligimet brenda sistemit kapitalist, sistem që ka çuar deri te shfrytëzimi i vetes dhe i të tjerëve.

Këtu Kruger i drejtohet audiences më të gjerë dhe e vë në pyetje jo vetëm pozitën e gruas brenda një sistemi të tillë, por edhe izolimin e përgjithshëm dhe tjetërsimin që vjen si rezultat i po këtij sistemi. Duke paraqitur njeriun e veshur me kostum dhe me unazë ari, të ekspozuar para shikuesit, Kruger flet për konsumin dhe natyrën e tij endemike, si ndikim anësor i sistemit konsumerist, që ka çuar te një dallim i thellë ndërmjet të pasurve dhe të varfërve. Por po ashtu, ky është koment për ata që mbajnë pushtetin – korporatat, biznesmenët, që e thellojnë edhe më tej këtë hendek.

Mjeti më i fuqishëm i Kruger-it për përmbysje dhe rishqyrtim të asaj që tashmë është konstruktuar dhe që është pranuar si e nënkuptueshme, është manipulimi i saj me shenja që kanë rolin e dhënies së iluzionit të sigurive dhe realiteteve të fiksuara. Kjo është gjuhë dhe imazh.

Ajo merr fotografi ekzistuese dhe shprehje apo tekste të zakonshme nga ajo që konsiderohet të jetë ‘pozita e tyre e natyrshme’ dhe i vendos në një kontekst tjetër. Ky kontekst riformon domethënien ‘origjinale’ të këtyre imazheve dhe teksteve, dhe e bën të dukshme atë që deri më tash nuk ka qenë, fuqinë e paraqitjes që ndërton realitetin.

Po ashtu e bën të qartë se realiteti është krijuar nga ata që e posedojnë këtë ‘paraqitje’, ata që e posedojnë industrinë e filmit, industrinë e revistave dhe të reklamave. Kjo e zbulon imazhin dhe tekstin si propagandë, si agjent të një ideologjie.

Rreshtat si ‘mësynjani zgripcin sa më shumë që është e mundur, dhembja mund të jetë gjë shumë positive, ti je viktimë e rregullave me të cilat jeton’ qartazi u drejtohen çështjeve që janë të pranishme në shoqërinë tonë, por të cilat janë të shpërfillura ose nuk vihen më në dyshim.

Si Barbara Kruger, edhe Jenny Holzer është e vetëdijshme për fuqinë e gjuhës dhe atë se si mund të përdoret gjuha për të dekonstruktuar ‘realitetin’ present. Por, derisa Kruger përdor edhe imazhin, Holzer zgjodhi vetëm gjuhën, duke e përdorur atë si imazh, në vend të vetë imazhit.

Projekti i parë Holzer-it, në të cilin gjuha shndërrohet në medium, është seria e saj ‘Truizmat’. Këto ishin shkrime të aranzhuara në aforizma njërreshtore, të cilat me aranzhimin e tyre të përpiktë sipas alfabetit dhe me elegancën e tyre të qartë dhe kursive dukeshin njëjtë sikur arti i Kruger-it, tepër komercial. Këto ishin të shpërndara rreth Sohos në Qytetin e Nju Jorkut dhe ndanin të njëjtën hapësirë me posterë, kritika të ashpra politike dhe reklama disqesh.

Fjalët në ‘truizmat’ ishin tronditëse dhe konfrontuese. Ato shtronin pyetje dhe e detyronin publikun të merrte parasysh dhe të ballafaqohej me problemet dhe çështjet që janë tabu brenda sistemit shoqëror. Rreshtat si ‘mësynjani zgripcin sa më shumë që është e mundur, dhembja mund të jetë gjë shumë positive, ti je viktimë e rregullave me të cilat jeton’ qartazi u drejtohen çështjeve që janë të pranishme në shoqërinë tonë,  por të cilat janë të shpërfillura ose nuk vihen më në dyshim.

Dhe ashtu sikur Kruger, edhe Holzer kritikon sistemin që po na imponon rregullat e veta. Ajo i thekson idetë e veta më tutje duke e përdorur një ligjërim jashtëzakonisht të çiltër, në mos edhe të turpshëm.

Në atë kohë ‘truizmat’ kishin më shumë efekt ngase ishin shumë të kuptueshme për publikun. Ato ishin si posterë; shumëkush mund të shkruante komente në to, dhe të shtonte ndonjë mendim, duke lejuar që vepra të bëhej pjesë e përditshmërisë, jashtë galerisë e në rrugë, dhe duke ftuar ndërveprimin e shikuesit. Mbase kjo është ajo që i dallon dukshëm veprat e para të Holzer-it nga ajo e Krugerit.

Aty ku Kruger vendos veprën e saj në billboardët e reklamave dhe e bën veprën e saj të kapshme vetëm vizuelisht, Holzer ka tendencë që veprën e saj vërtet ta vëjë në dispozicion të publikut, dhe t’i tërheqë ata duke e bërë veprën të thjeshtë në pamje të parë, kundërthënëse në përmbajtje, dhe ndoshta ajo që është më interesante, anonime në autorësi. Këtu është me rëndësi të zgjerohet idea e mungesës së autorësisë, me fjalë të tjera, akti i çmaterializimit të autorit, meqë kjo ka rol të rëndësishëm brenda vetë veprës dhe ka ndikim te efekti që ka vepra te publiku.

"Nuk do të doja të jem e izoluar si zë gruaje, sepse e kam kuptuar se kur gjërat kategorizohen, ekziston tendenca që ato të çemërohen."

Jenny Holzer

Ideja e heqjes së autorësisë krijon paqartësi për domethënien e veprës, qëllimin e saj dhe mënyrën si do të duhej ta interpretonim. Meqë askush nuk di asgjë për autorin – moshën, gjininë etj. – askush s’mund të vendosë atë që lexon në ndonjë kategori tashmë ekzistuese. Për më tepër, ky faktor i veprës ka tendencë ta zvogëlojë çfarëdo subjektiviteti në zërin e artistit.

Kjo është më së shumti e dukshme te seria ‘Lustmord’ e Holzer-it (1993-95), në të cilën artistja e kap zërin e ‘autorit të krimit’, ‘viktimës’ dhe të ‘vrojtuesit’, për ta bërë, siç thotë edhe vetë, ‘zërin tim të paidentifikueshëm… nuk do të doja të jem e izoluar si zë gruaje, sepse e kam kuptuar se kur gjërat kategorizohen, ekziston tendenca që ato të çemërohen. Më mirë më duket të mos ketë kurrëfarë asociimi të veçantë lidhur me zërin”.

Mungesa e autorësisë i jep veprës cilësinë e shpalljes, jo të veprës artistike, sepse ajo i ka të gjithë faktorët e posterit: është e shtypur, e riprodhuar dhe i mungon komponenti i rëndësishëm i një vepre artistike – nënshkrimi dhe gjurma e artistit.

‘Lustmord’ ishte reagimi i Holzer-it ndaj luftës në Bosnjë. Të tri pjesët e veprës marrin një zë që është pothuajse i vrazhdë në çiltësinë e vet. Këtu zëri objektiv i Holzer-it bëhet thjesht informativ, zë që i ngjan zërit të mediave. Ajo nuk e zgjedh pozicionin për të folur, por flet nga të gjitha pozitat, kështu që mbetet objektive.

Semiotika. ‘shkenca e shenjave’, ka rol domethënës në krijimtarinë e të dyja artisteve. Interesimi i tyre për kuptimin e vërtetë të imazhit, gjuhës, të asaj që fshehet pas këtyre shenjave, është ajo që e nxit veprën e tyre. Në veprën e Kruger-it është edhe një aspekt i rëndësishëm, ai i reciklimit të imazheve, i adaptimit dhe i përvetësimit të imazheve ekzistuese. Është ky një lloj ekleticizmi që u bë veçori primare në artin postmodern.

Foto kryesore: Përsëritje e një fragmenti nga vepra e Barbara Kruger nga viti 1990: “Untitled (Who Speaks? Who is Silent?)”