Në thelb | COVID-19

Kuti dhuratash pandemike

Nga - 05.01.2021

Thesare izolimi që do t’ju ndihmojnë ta kaloni mërzinë e janarit.

Çfarë të bëni nëse:

  1. E keni virusin
  2. Keni qenë afër dikujt që e ka virusin
  3. Nuk doni ta merrni virusin
  4. Po këndelleni nga virusi

Apo është thjesht një ditë e trishtë dhe e hirtë dimri, duket si mesnatë në 4:30 të pasdites, e edhe ashtu nuk mund të dilni askund falë orës policore.

Është aso dimri për të ndenjur nën jorgan.

Mirëpo edhe pse shpresat për vitin 2021 po ndizen, pandemia ende po vazhdon dhe shumë prej nesh do të kalojmë më shumë kohë në shtëpi, andaj na duhen mënyra për ta shmangur mërzinë e janarit.

Kështu që, si ta bëjmë pak më mirë? Ne në K2.0 ju ofrojmë një dhuratë me të mira që i zbuluam gjatë izolimit për t’ju sjellë në këtë vit të ri dhe përtej me pak gëzim, ndritje, shoqëri, dhe shpresë për të mirë.

E pyetëm stafin tonë për zgjedhjet e tyre personale speciale: çfarë dëgjojnë, lexojnë, luajnë dhe shikojnë kur nuk mund të dalin jashtë. Dhe i futëm zgjedhjet e tyre muzikore në albumin tonë të K2.0. Pastaj i pyetëm kolegët tanë pse i bënë ato zgjedhje që i bënë.

Andaj, rrini të sigurt, rrini në shtëpi dhe kënaquni. Kur dilni jashtë vendoseni maskën dhe mbajeni distancën.

Urime Viti i Ri nga Kosovo 2.0!

Tringë Sokoli, Redaktore

Vitin që shkoi jam munduar të gjej përmbajtje kreative të reja për të konsumuar, megjithatë jo të gjithë librat, seritë dhe muzika që zbulova ishin tërësisht zgjedhje të vullnetshme. Jo për shkak të mungesës së kohës (duhet ta falenderoj pandeminë për këtë), por kush mund t’i rezistojë një rekomandimi xixëllues në Netflix pas një dite të gjatë në kanape?  

Dhe si ndryshe të arratisesh mendërisht në netët e mbyllura, përveçse duke u nisur në udhëtime nostalgjie me autorët e preferuar?

Kështu që bëra kompromis dhe bashkë me “ushqimin ngushëllues” për mendjen, provova ta shoh botën përmes punës së autorëve të rinj (për mua) dhe të ndryshëm. Teksa shpresoj që në vitin 2021 do të mund të shohim pak më larg se hunda, ndoshta disa nga këto sygjerime do t’jua kapin vëmendjen në ndonjë ditë pushimi kur dëshironi t’i pasuroni këndvështrimet tuaja për botën.

Seri:

Anthony Bourdain: Parts Unknown

Stateless

Veep

Normal people

Call my agent

Derry girls

Muzikë:

Shkodra Elektronike

Lockdown sessions with Laura Marling

Tame Impala — The slow rush

Libra:

Fryma — tregime bashkëkohore në gegnisht, redaktorë Rozafa Shpuza & Gazmend Bërlajolli

Bernardine Evaristo — Girl, woman, other

Gail Honeyman — Eleanor Oliphant is completely fine

Alexander Chee — How to write an autobiographical novel

Ayobami Adebayo — Stay with me

Nidzara Ahmetasevic, Redaktore

E zgjodha një seri spanjolle që të bën ta harrosh botën ku jetojmë dhe të shpresosh se ka një mënyrë tjetër për të jetuar. Për të njëjtën arsye që e vendosa Money Heist në këtë listë, po e zgjedh edhe këtë libër të Elif Shafak.

Për mua, librat dhe filmat mund të më dërgojnë larg, të më shtyjnë të ëndërroj më shumë dhe të më lënë të jem ajo që jam, nëse unë dua. Andaj, mendoj se këto dy zgjedhje e bëjnë këtë.

Dhe, nuk është fare lloji i muzikës sime, por më ka bërë të kërcej gjatë gjithë pandemisë. Gjatë këtyre muajve, kam ëndërruar për një botë ndryshe të cilën mund ta ndërtojmë nëse mësojmë nga e kaluara. Siç ka thënë Emma Goldman, “Nëse nuk mund të kërcej, nuk dua të jem pjesë e revolucionit tuaj”.

Libra:

Elif Shafak — 10 Minutes 38 Seconds in This Strange World

Muzikë:

Dua Lipa — Future Nostalgia

Iliriana Banjska, Redaktore menaxhuese

Edhe pse kjo me siguri duhet të jetë sa më e lehtë dhe gjallëruese që është e mundur, rekomandimi im mund të mos jetë pikërisht i tillë. I vendosur në Brabant-in Verior rural, në Holandë, ky libër ju rrëmben befasisht që në faqet e para.

Dhe, çfarë fitoni kur e përzieni muzikën jazz me hip-hop? Muzikë që ta ngrohë shpirtin, për ta dëgjuar kur është ftoftë. Robert Glasper bashkëpunon me disa nga gjigantët e hip-hopit, R&B-së, dhe neo-soulit në albumin tij të pestë, duke e bërë të tingëllojë si gjëja më freskuese që keni dëgjuar prej kohësh.

Muzikë:

Robert Glasper — Black Radio

Libra:

Marieke Lucas Rijneveld — The Discomfort of Evening

Atdhe Mulla, Redaktor i fotografisë

Teksa masa të reja të izolimit po vendosen në të gjithë botën, lojtarët e video-lojërave nuk duken shumë të shqetësuar, pasi lojëra të reja janë publikuar apo do të publikohen në fund të vitit. Disa nga to, të paraqitura këtu, mundësojnë më shumë se 160 orë loje ose edhe më shumë nëse luani online!

Mund të vendosni të lidheni për krevatin tuaj, me joystick apo tastierë, dhe të zhyteni në skenaret imagjinare që këto lojëra ofrojnë!

“The Last of Us” është një skenar pas-apokaliptik për një baba dhe një vajzë të cilët i shpëtojnë zombive, që mendoj se do t’ju argëtojë ndërsa u mbijetoni këtyre skenarëve katastrofikë fantastiko-shkencorë, si te seria “Walking Dead”. Mund të përdorni armë kimike dhe të përballeni me virusë misteriozë.

“Assassin’s Creed/ Valhalla” është e vendosur në shekullin e nëntë. Nëse ju ka pëlqyer seria “Vikings” në Netflix, kjo është loja të cilën duhet ta luani.

Video lojëra:

The Last of US II, data e publikimit: 19 korrik, 2020

Trailer: 

Assassin Creed  — Valhalla, data e publikimit: 10 nëntor, 2020

Trailer: 

Jack Butcher, Zëvendës kryeredaktor

Si dikush që mund të bëhet shumë konkurrues në të gjitha sferat e jetës (nga sportet apo puna te të siguruarit se ua kaloj bashkëkëmbësorëve për në anën tjetër të zebrave…) ideja e mbylljes për kohë të pacaktuar, pa shokë për t’i mundur, ishte ideja ime personale e ferrit. Fillojnë lojërat online të izolimit…

Si për shumë të tjerë, shumë nga mbrëmjet e mia në javët e para të pandemisë ishin të mbushura me ngjyrat e ndritshme dhe zhurmat e arkadave të lojës Ludo King, të cilat e ofronin mundësinë për të mos e përdorur trurin — përveç e për ta gjetur se cilën fyerje të paraprogramuar ta lëshoj — në një kohë kur gjithçka dukej dërrmuese. Në një përpjekje për të mbajtur kontakte me miqtë në Mbretërinë e Bashkuar, iu nënshtrova poshtërimit ritual të një kuizi javor të izolimit — raunde pyetjesh përmes Zoom-it për tema nga arritjet hapësinore sovjetike te mbresa më e mirë e kafshëve të fermës.

Në muajt që atëherë, kam shëtitur nëpër një shumësi lojërash online, por aktualisht loja ime e preferuar është Codenames (e qasshme falas në horsepaste.com). Në një kryqëzim ndërmjet Battleships dhe Articulate, Spymaster i secilit ekip duhet të japë një fjalë si gjurmë për të lidhur bashkë fjalë specifike (apo “agjentë”), teksa shokët e ekipit përpiqen të akordohen me mënyrën e tyre të të menduarit dhe të mendojnë saktë.  Ndërkohë — në pjesën time të preferuar të lojës — kundërshtarët janë të lirë të provojnë ta hutojnë dhe shpërqendrojnë kundërshtarin duke oftuar sygjerime të përgjigjes. Nëse të shfaqet “vrasësi”, loja ka marrë fund.

Së fundi, loja është e qasshme në gjuhë të ndryshme, përfshirë gjuhën shqipe (edhe pse si duket e përdor Google Translate). Nëse ju pëlqejnë më shumë imazhet se fjalët, shikojeni Skribbl.

Lojëra:

Codenames, e qasshme në horsepaste.com

Skribbl

Aulonë Kadriu, Menaxhere e programit

Pas kalimit të 30 ditëve të para të mbylljes pa shikuar asgjë, më në fund u dorëzova. Provoja të lexoja sa më shumë duke menduar se nuk do të zgjaste shumë. Nuk e dija se do ta kisha gjithë kohën e botës. Nuk ka asgjë piktoreske për izolimin tim. Thjesht një kohë e mërzitshme dhe shqetësueshëm reflektuese. Por filmat, muzika dhe seritë e mira mund të ndihmojnë, dhe në njëfarë forme e bënë këtë kohë më pak të padurueshme, për çka jam falënderuese.

Filmat të cilët i kam zgjedhur, edhe pse përmbajtësisht të ndryshëm, kanë diçka të përbashkët — historitë dhe të vërtetat komplekse, të rrëfyera thjesht por jo në mënyrë reduktuese. Pikërisht ashtu siç mendoj se duhet të tregohet çdo histori.

Librat janë kombinim i një zgjedhjeje para dhe gjatë pandemisë. Kurrë nuk do ta lija Kadarenë jashtë. Vizitova shtëpinë e tij këtë vit dhe pas asaj përvoje nuk mund të mos i kthehesh “Kukullës”. bell hooks është e ashpër dhe e drejtëpërdrejtë në luftimin e patriarkatit. Gjithashtu, reflektimi i saj mbi dashurinë është jokonvencional dhe i vështirë për t’u pranuar. Haruki Murakami (Sputnik Sweetheart) — jo dikush në të cilin isha fillimisht e interesuar, por i cili po ashtu më dërgoi në vende të ndryshme gjatë leximit, gjë që e vlerësova shumë në kohën e izolimit.

Seritë të mbajnë në tension, një element i cili më pëlqen. Diçka për t’jua mbajtur interesimin e ngritur në një kohë kur bota është kaq jointeresante.  

Filma:

Never, Rarely, Sometimes, Always — Eliza Hittman

The Trial of Chicago 7 — Aaron Sorkin

Amour — Michael Haneke

Seri:

The Queen’s Gambit

When They See Us

Unbelievable

Unorthodox

Libra:

bell hooks — All about love

Ismail Kadare — Kukulla

Haruki Murakami — Sputnik Sweetheart

Dina Hajruallahu, video redaktore

I gjithë viti ka qenë një roller coaster emocional andaj u përpoqa të bëj një përzgjedhje të filmave, librave dhe muzikës për disponime të ndryshme, që më kanë ndihmuar ta kaloj këtë pandemi dhe vitin 2020.

Teksa jeni të mbyllur në izolim, filmat si “Baraka” dhe “Samsara” do t’ju lejojnë të përjetoni një udhëtim meditues rreth botës, duke gjurmuar jetën në dimensione të tjera. Megjithëse ishte e vështirë të zgjedhja nga një listë e gjatë e filmave të shkëlqyer, “Network,” “Victoria,” dhe “Roma” janë përfundimisht disa nga të preferuarit e mi.

Ka qenë gjithashtu një vit i gjurmimeve muzikore për muzikantë dhe bende të pavarura, si dhe i publikimeve të reja nga projekte të preferuara. Kishte shumë për t’i listuar, andaj zgjodha t’i përmend disa nga radio stacionet online ku mund të kërkoni muzikën tuaj varësisht nga zhanret. Mund t’i vizitoni dhe të gjeni miksime të pafundme të kuruara nga disa prej DJ-ve dhe muzikantëve më të mirë të rinj.

Gjithashtu, gjeta kohë që përfundimisht t’i lexoj disa nga librat e shkëlqyer që kanë pritur për t’u lexuar në raftet e mia, përfshirë disa vepra nga Henry David Thoreau. Ai shkruan për shijimin e vlerave të vërteta në jetë të çliruara nga gjërat materiale, përjetimin e natyrës, jetesën sipas idealeve tuaja, të vepruarit, etj., andaj nuk mendoj se ka kohë më të mirë për të filluar leximin e veprave të tij për këdo që nuk e ka bërë këtë ende.

Filma:

Network — Sidney Lumet

Victoria — Sebastian Schipper

Baraka — Ron Fricke

Samsara — Ron Fricke

Roma — Alfonso Cuarón

Seri:

Our Planet

Cosmos: A Personal Voyage

Muzikë:

Online Radio 

NTS Radio

LYL Radio

Swissjazzradio

Libra:

Henry David Thoreau — Walden

Henry David Thoreau — Civil Disobedience and Other Essays

Lirika Demiri, Përkthyese

Rrëfimet jetësore dhe romanet grafike e dominuan listën time të leximeve gjatë izolimit. Detajet e jetës së përditshme të personazheve — të rëndomta e njëkohësisht të jashtëzakonshme — u ndeshën me njëjtësinë e ditëve të izolimit, teksa në të njëjtën kohë ishin të afërta, ngushëlluese, dhe plot jetë. Për fat, disa nga muzikantët e mi më të preferuar (tash për tash!) publikuan muzikë të re gjatë pandemisë, bash për t’ma mbajtur mendjen të qetë e kureshtare, zërin duke fishkëllyer, e trupin duke lëvizur.     

Libra:

Kate Evans — Red Rosa: A Graphic Biography of Rosa Luxembourg

Miroslava Malešević — Didarja: Rrëfimi Jetësor i një Prizrenaseje

Art Spiegelman — Maus I and II: A Survivor’s Tale

Muzikë:

Enver Muhamedi — Letter to K (album)

Moses Sumney — grae (album)

Lianne La Havas — Lianne La Havas (album)

Edita Pozhegu, Përkthyese

Për t’u përballur me situatën e çuditshme rreth nesh, gjatë kësaj kohe jam ngushëlluar me disa libra fiktivë bizarë. Kam gjurmuar temat nga çmenduria te humbja, varësia, arritjet e mëdha njerëzore dhe kërkimet në universin tonë. Mendoj se personazhet në këto rrëfime janë shembulli më i mirë i qëndresës njerëzore në situata të vështira. Përkundër shumë vështirësive, ata janë udhërrëfyesit drejt aftësisë sonë për t’u përshtatur dhe për të tejkaluar gjithçka.

Filma:

I Lost My Body — Jérémy Clapin

Enter the Void — Gaspar Noé

Coco — Pixar

Breathless — Jean Luc Godard

Chungking Express — Wong Kar-wai

Libra:

Roald Dahl — Madness

Oliver Sacks — The Man Who Mistook His Wife for a Hat

Alain de Botton — The Course of Love

Sayaka Murata — Convenience Store Woman

Isaac Asimov — Foundation Series

Bronwyn Jones, Redaktore

Këto janë disa nga gjërat të cilat i kam konsumuar gjatë kësaj pandemie, të cilat më kanë shtyrë përpara apo më kanë larguar nga e gjithë kjo situatë. Mendoj se të gjithë kemi nevojë për diçka që na ndihmon ta vëmë një këmbë përpara tjetrës, çdo ditë.

Filma:

The Forty-Year-Old Version — Radha Blank

Small Axe: Lovers’ Rock — Steve McQueen

Coup 53 — Taqi Amirani

White Riot — Rubika Shah

Seri:

I May Destroy You

The Last Kingdom

Ethos

The Bureau

Spiral (Engrenages)

Muzikë:

Megan Thee Stallion — Savage

Sault — Untitled (Rise)

Roisin Murphy — Murphy’s Law

SlowThai, Disclosure — My High

Nas — Ultra Black

Libra:

Hilary Mantel —The Mirror and the Light

Sally Rooney — Conversations with Friends

Aleksander Hemon — My Parents: An Introduction / This Does Not Belong to You

Ian Bancroft — Dragon’s Teeth: Tales from North Kosovo

Elena Ferrante — The Lying Life of Adults

K

Imazhi i ballinës: Arrita Katona / K2.0.