Gjenerata e tretë
-
Fjolla Muçaj
-
Jon Bytyqi
-
Korab Mala
-
Vesa Ferizi
Trajnime dhe ngjarje
Programi i Mentorimit Profesional
Kosovo 2.0 dhe Instituti GAP kanë filluar ciklin e parë të Programit të Mentorimit Profesional, në kuadër të projektit “Qytetarë – angazhohuni!” financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Përmes ndihmës së mentorëve të tyre – hulumtuesve në Institutin GAP dhe gazetarëve dhe redaktorëve në Kosovo 2.0, katër pjesëmarrës do të zhvillojnë aftësitë e tyre në kryerjen e hulumtimeve të hollësishme dhe më pas do ta transformojnë atë hulumtim në përmbajtje gazetareske për lexuesit. Pjesëmarrësit e programit do të kalojnë tre muaj në Institutin GAP dhe më pas do të vazhdojnë angazhimin e tyre për tre muaj të tjerë në Kosovo 2.0.
Gjatë këtij cikli të programit të mentorimit, pjesëmarrësit do të hulumtojnë dhe shkruajnë në temat vijuese:
- Qendrat e punës sociale në Kosovë;
- Emigracioni në Kosovë;
- Kapacitetet e komunave për arsim në internet;
- Grupet e margjinalizuara dhe paketa për rimëkëmbjen ekonomike gjatë pandemisë.